• VIDEO

    Pagat/ Rama: Do bëjmë çmos që punonjësit të kenë zërin e tyre, fatkeqësisht sindikatat janë fantazma

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se punonjësit janë në fokus të qeverisë. Rama është shprehur se pavarësisht se nuk zëvendësojnë sindikatat, qeveria ka në vëmendjen e saj të përcjellë zërin e të drejtave për punonjësit.

    ‘Do bëjmë çmos që punonjësit të kenë fjalën e tyre. Ne s’i zëvendësojmë dot sindikatat sepse fatkeqësisht janë fantazma, por ne mund të bëjmë të mundur që edhe këto të drejta të jenë pjesë mes marrëdhënies kontraktuale me punëdhënësin.’- tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: S’ka më punëtorë, duhet të reagojmë shpejt! Bizneset të rrisin pagat, s’ka më shfrytëzim punonjësish

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me punëtorët e një fasoneri ndërsa foli për pagën minimale. Rama u ka bërë sërish thirrje bizneseve që të rrisin pagat minimale për punonjësit, duke theksuar edhe njëherë se koha e shfrytëzimit të punonjësve duhet të marrë fund. Rama thotë se nuk ka më kohë dhe se duhet reaguar sa më shpejt, pasi rrezikon që vendi të ngelë pa punëtorë.

    “Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të komunikojmë, lidhur me një situatë në të cilën koha më shumë se asnjëherë tjetër nuk pret në raport me pagat. Ajo që është e para që dua të them, është që këtu u fol për 300 punonjëset, kryesisht gra, dhe disa punonjës, 300 që kanë themeluar sëbashku me sipërmarrësin këtë biznes. Vitet kalojën dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart.

    Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punë s’po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë. Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës”, tha Rama.

  • VIDEO

    Presidenti i Austrisë në Shqipëri, Begaj e pret me ceremoni shtetërore

    Presidenti i Austrisë ka mbërritur në Shqipëri për vizitën zyrtare. Bajram Begaj e ka pritur homologun austriak me ceremoni shtetërore.

    •  
  • VIDEO

    Mot me shi, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë, dallgët deri në 2.5 metër

    Në Vlorë është ndaluar lundrimi i anijeve të peshkimit. Shkak është bërë parashikimi i motit për sot, që pritet të ketë reshje shiu. Anijet e peshkimit do pezullohen sot dhe nesër.

  • VIDEO

    Sulmi në Top Channel/ Banesa e Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës!

    Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, plagosën për vdekje Pal Kolën, 60-vjeçarin shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

  • VIDEO

    Të shtëna drejt Top Channel pranë Big Brother, vritet roja duke u ngrohur në kabinë! Gjendet makina e djegur e autorëve me 2 kallashnikovë

    Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër studiove të Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë.

    • VIDEO

      Shenjat e plumbave në xhama dhe kangjella, pamjet pas të shtënave drejt Top Channel

      Report Tv ka siguruar pamjet pranë godinës së Top Channel që u godit me armë dhe për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Koka, 60 vjeç. Në pamje duken shenjat e plumbave në kangjella dhe xhamat e godinës.

      •  
    • VIDEO

      Qëllohet me armë në drejtim të Top Channel, afër studiove të Big Brother, vritet roja!

      Të shtëna me armë janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni,  i cili ka ndërruar  jetë rrugës për në spital. Ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç.

      • VIDEO

        Gazmend Bardhi: Nuk isha dakord për kandidat në Tiranë dhe në disa bashki, mbështes vetëm kandidatët ku jemi fitues! Por do ta respektoj vendimin e Kryesisë

        Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha pas mbledhje së Kryesisë së ai nuk është dakord që PD të dalë me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit. Ai tha se ka mbështetur kandidatët që rezultojnë fitues.  

        “Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin.  Qëndrimi im ka qenë që 14 majit nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat.

        Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqu0përisë. Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt.

      • VIDEO

        Konflikti mes fiseve, plumba makinës së nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen! Pasi u qëllua i riu përplaset me bordurën e rrugës, në kërkim babë e bir

        Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Rrëshen i cili dyshohet ta ketë zanafillën prej konflikteve të dy fiseve Bardhi dhe Reçi.

      • VIDEO

        Demokratët të përçarë në Kryeqytet, PD konfirmon: Roland Bejko kandidat për Bashkinë e Tiranës, përballë Këlliçit të ‘Rithemelimit’! Kryesia vijon debatet në bashkitë e tjera

        Nesër në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë. PD është në limitet e kohës dhe ende s'ka një vendim. Bardhi propozon të garojnë vetëm për këshilla dhe kandidatë në disa bashki. Kryesia ka filluar mbledhjen rreth orës 18:00.

        • VIDEO

          Plumba makinës së nipit të Kastriot Reçit në Rrëshen, pas një sherri me një bashkëmoshatar! Pasi u qëllua i riu përplaset me bordurën, në kërkim babë e bir

          Një konflikt mes disa personave në Mirditë është shoqëruar të shtëna me arme zjarri, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Rrëshenit pak minuta më parë

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv