-
VIDEO
Kamera e radarë, 14 segmentet rrugore që do monitorohen në të gjithë vendin, kalon kontrata e mbikëqyrjes
Pas kontratës për ndërtimin e qendrës së monitorimit të trafikut tashmë ka kaluar edhe ajo për mbikëqyrjen e kësaj vepre. Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua tashmë kalimi i kësaj hallke duke i hapur kështu rrugë ecurisë së punimeve. Ndërtimi i qendrës së monitorimit të trafikut është një nga më të diskutuarit për shkak të synimit të njoftuar ku të paktën për 200 kilometra rrugë do të ketë monitorim të plotë me kamera e radarë.
-
VIDEO
Elbasan, çatitë me material kancerogjen në lagjen ‘Kala’! Kryeinspektori: Pronarët 20 ditë afat për heqjen e eternitit
Në lagjen muzeale të kalasë së Elbasanit, disa godina të vjetra janë të mbuluara me eternit, një material i dëmshëm për shëndetin e banorëve që kanë shtëpitë pranë godinave të braktisura. Kryeinspektori i Mjedisit tha se nuk mund të ndërhyjnë por ka lajmëruar pronarët të heqin vetë eternitin brenda 20 ditësh
-
VIDEO
Shemsi Prençi: Sulmi ndaj fasadës së Top Channel, motiv terrori!
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale 2023, në sa bashki do të garojë Partia Demokratike? Enkelejd Alibeaj në konferencë për mediat bashkë me kandidatin për Tiranën, Bejko
Partia Demokratike ende nuk e ka bërë publike se në sa bashki do të garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për të bërë publike kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe kandidati për Tiranën kanë dalë në konferencë për mediat.
-
VIDEO
Krizë për punëtorët, Topuzi në Report Tv: Turizmi ka sfida të mëdha, duhet ta kthejmë në profesion për punonjësit
Kreu i shoqatës shqiptare të hoteleri-turizmit Zak Topuzi ka folur sot për sektorin e turizmit në Sot LIve në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu. Ai u shpreh se pavarësisht se sektori i turizmit është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase, në fakt përballet me disa sfida
-
VIDEO
Dimri nuk do të ikë në Korçë, vijojnë reshjet e dëborës! Ulen ndjeshëm temperaturat
Teksa kemi hyrë në stinën e pranverës dhe do të duhet të ishim duke parë lulet e çelura që i jepnin pamje të gjelbërt dhe plot gjallëri vendit, në Korçë vijojnë reshjet e dëborës. Këtë të martë, prej gati një ore, zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga dëbora.
-
VIDEO
Ceremonia për 7 'Yjet e Mirënjohjes Publike', Rama: Këto ditë futet në axhendë miratimi për hapjen e basteve online! Të ardhurat shkojnë për sportin e kulturën
Kryeministri Edi Rama kë bërë me dije se këto ditë në agjendën e qeverisë shqiptare do futet edhe miratimi i basteve online. Kreu i qeverisë e ka bërë me dije këtë lajm në ceremoninë e 'Mirënjohjes Publike' për shtatë sportistët kampionë, që kanë ngritur flamurin kuqezi në Evropë dhe Botë. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Zelimkhan Abakarov, Lara Colturi, Eklent Kaçi, Alban Beqiri dhe Genta Beqja janë emrat që kanë bërë të këndohet himni shqiptar në disiplina të ndryshme, duke merituar shpërblimin dhe mirënjohjen në ceremoninë e zhvilluar këtë të martë në kryeministri. Dy nga shtatë yjet e sportit të vlerësuar janë të natyralizuar në nënshtetësinë shqiptare, me Abakarov që është shtetas rus dhe Colturi italiane. Kampionët e disiplinave të peshëngritjes, mundjes, skive, bilardos, boksit dhe bodybuilding, janë vlerësuar në cermoninë e veçantë. Të pranishëm në këtë event kanë qenë edhe kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka thënë se për bastet online do ketë edhe një bord mbikëqyrës nga secila federatë sportive.
-
VIDEO
Rama nderon me ‘Yllin e Mirënjohjes Publike’ Lara Colturin! Batuta për skiatoren italiane: Të morën mësysh
Kryeministri Edi Rama ka nderuar ditën e sotme me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike. Skiatoren italiane Lara Colturi e cila luan për Shqipërinë. Colturi, 17 vjeç, pësoi një dëmtim të rëndë, duke humbur kështu Botërorin e Skive 2023. Rama bëri batuta me skiatoren duke thënë se e kanë marrë mësysh.
‘Rast i veçantë tek një personazh që për shumë vite që vijnë do ta kemi para syve me shumë medalje dhe ngritje të flamuri tonë kombëtar një tjetër individ që vjen nga një tjetër shtet por që sot është bërë pjesë e qytetarisë shqiptare dhe e ngjyrave kuqezi, që është Lara Colturi. Larën e kam takuar kur erdhi në zyrën time bashkë me prindërit dhe kam mbetur i prekur nga fjalët e tyre të dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptarët me mënyrën sesi ne jemi por që sot vijojmë që të kemi disa gjëra të vjetra që italianët i kanë harrura.
Ajo që ishte prekëse ishte se ajo nuk ishte një sportiste e zakonshme, dhe e prekur që nuk gjente vend atje por ishte me të gjithë karakteristikat e një kampioneve. për fat të keq pasi kapi majën e morën mësysh, pati një problem. E kanë marrë mësysh italianët kur e kanë parë që ka ngritur flamurin tonë. me shumë respekt
Do thoni pse ylli i Larës është më i vogël se i Blikenit dhe Erkandit, sepse e para është më e vogël dhe nëse do i jepnin me të parën yllin e madh çfarë do i japim herën tjetër dhe herën e tretën e të katërt do të vijë bashkë me Luizën që të japë yje të tjerëve’, ka thënë ai.
-
VIDEO
Dalin pamjet/ Momenti kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor në sulmin drejt Top Channel
Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur u vodh automjeti 'Range Rover' që u përdor për sulmin me kallashnikov drejt Top Channel. Makina iu vodh një kosovari në 2020 në Tale të Lezhës.
-
VIDEO
Mashtronin shitësit dhe nuk paguanin mjetet luksoze! Arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori! Sekuestrohen 6 makina, nga 'Benz' në 'Porsche'
Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi përfitonte mjete luksoze përmes mashtrimit.
-
VIDEO
Zbulohen 2 'shtëpi bari' në Krujë, në pranga 2 vëllezër! Sekuestrohen 268 bimë kanabis
Janë kapur dy shtëpi bari në Krujë, arrestohen dy vëllezër. Janë arrestuar dy vëllezërit, Shpetim Halili dhe Fatjon Halili
-
VIDEO
26 plumba janë derdhur mbi selinë qendrore të Top Channel! U përdorën të dy kallashnikovët, 20 nga njëra dhe 6 nga tjetra
Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjetit i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit.