-
VIDEO
Kuvendi seancë të posaçme! Presidenti austriak-deputetëve: Opozita dhe mazhoranca të gjejnë gjuhën e përbashkët! Mos merrni vendime të nxituara
Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme në nder të presidentit austriak Van der Bellen. Nga foltorja e Kuvendit, teksa vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Austrisë, Van der Bellen dha mesazhe përbashkuese për politikën.
-
VIDEO
Basha i përgjigjet Berishës: Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare për burimin e parave ruse! Do jem në fushatën e PD për 14 majin
Lulzim Basha e ka cilësuar Sali Berishën si përgjegjës për përçarjen e PD. Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.
Ndërkohë sqaroi se nuk do të mungojë në fushatën e PD për zgjedhjet e 14 majit. "Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë", tha Basha.
-
VIDEO
Ndoqi të miturën nga pas në rrugën bosh, i mori çantën dhe u largua me vrap! Arrestohet 24-vjeçari në Berat
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit se i vodhi me dhënë çantën e dorës një vajze të mitur. Pamjet fimike tregojnë momentin kur e ndjek nga pas, i merr çantën dhe largohet me vrap.
Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë ndonëse ishte veshur me të zeza dhe mbante kapuç në kokë. 24-vjeçari S.K., banues në Berat, rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi është dënuar 2 herë për vjedhje.
-
VIDEO
Moti i keq në vend, Bulqiza përfshihet nga dëbora në pranverë
Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, përkeqësimi i motit ka sjellë shi, breshër dhe dëborë në zonat malore të Bulqizës. Për pasojë ka pasur probleme në rrugë si dhe vërshime të ujërave në pedonalen e Bulqizës.
Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me reshje dëbore në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit. Rruga e Arbrit ka patur problematikë për disa minuta nga reshjet e borës në aks.
-
VIDEO
Sulmi ndaj Top Channel, burime për Report Tv: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Vlorës, dyshohet se hodhën armën në ferra! Disa të shoqëruar në polici
Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt Top Channel dyshohet se kanë ikur në drejtim të Vlorës. Disa persona mësohet të jenë shoqëruar në polici.
Që prej mëngjesit po kontrollohen kamerat e vendosura në hyrje të qytetit që kanë parë një makinë, e cila ka ndaluar dhe ka hedhur diçka në ferra që dyshohet të jetë armë. Efektivët janë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrolle për të zbuluar çfarë është hedhur nga makina në lëvizje.
-
VIDEO
Prezantohet kandidatja e PS që zëvendëson Lefter Allën në Bulqizë, mbështetësit e ish-kryebashkiakut nuk pranohen në mbledhje
Këtë të hënë, Festime Mjeshtri u prezantua nga PS si kandidate për kryetare Bashkie në Bulqizë për zgjedhjet e 14 majit. Mjeshtri do të zëvendësojë Lefter Allën, ish-kryebashkiakun që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat.
-
VIDEO
Financimi rus, Berisha: PD nuk ka asnjë hyrje dalje, përgjegjësi personale e Lulzim Bashës
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka pastruar Partinë Demokratike, duke ia kaluar të gjithë përgjegjësinë si personale Lulzim Bashës në lidhje me dosjen e financimit rus në PD. Ai tha se e gjithë kjo është përgjegjësi e Bashës.
-
VIDEO
U raportua si aksident, zbardhet sherri mes të rinjve në Lezhë! Arrestohet i riu që kërcënoi me armë 23-vjeçarin, u përplas me një makinë kur po largohej
-
VIDEO
Presidenti i Austrisë: Do rrisim bashkëpunimin ekonomik, 20 biznese prezantojnë ekspertizën! Inkurajojmë Shqipërinë të zhvillojnë reformat
Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen ka zbuluar detaje rreth takimit me presidentin Bajram Begaj duke thënë se në fokus ishte reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi ekonomik. Për këtë të fundit shprehet se 20 biznese ndodhen në Shqipëri për të prezantuar ekspertizën e tyre. Gjithashtu shprehu mbështetje për procesin e integrimit dhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
-
VIDEO
Tentuan të vrisnin të riun në Rreshën pas një sherri mes dy djemve, babë e bir ende në kërkim! Makina e blinduar i shpëtoi jetën të riut
Parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit, u bë shkak për konfliktin mes dy të rinjve që u shoqërua dhe me të shtëna me arme zjarri, një natë më parë në Rrëshen. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se Saimir Reçi dhe Enrik Bardhaj kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit. Më pas, Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, shtetasin Martin Bardhaj kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit pronarit të televizionit lokal në Lezhë të vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.
-
VIDEO
Vrasja e Pal Kolës nga sulmi në Top Channel, fqinji: Ishte njeri i mirë dhe i pafajshëm! Na vjen shumë keq
Fqinji i Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi në Top Channel rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm.
‘Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm.’- thotë fqinji.
-
VIDEO
Sulm me armë drejt Top Channel, eksperti Softa: Akt terrorist! Mjeti i braktisur nuk është djegur plotësisht, jep mundësinë për gjetjen e autorëve
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa e cilëson ‘akt terrorist’ sulmin me armë ndaj godinës së Top Channel ku mbeti i vdekur roja Pal Kola, 60 vjeç. Në një intervistë për Report Tv thotë se qëllimi i autorëve ishte i qartë se shenjat e plumbave ishin dhe në katin e parë të godinës.