-
VIDEO
Përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me grupin e Emiljano Shullazit po bëhet me dyer të mbyllura! Avokatja: Jo më 'publicitet'
Përballja e Luftar Recit me të pandehurit e tjerë të grupit të Emiljano Shullazit po zhvillohet në GJKKO me dyer të mbyllura. Kërkesa u bë nga prokurorja Elida Kackini e cila pretendoi se kjo masë kërkohet për të sigurinë e dëshmitarit të mbrojtur dhe deklarimet e tij mund të ndikoje edhe ne sigurinë e personave të tjerë që përmenden ne dëshmi.
-
VIDEO
Turizmi në lulëzim, Rama: Vizitorët në shkurt janë rritur 54% krahasuar me 1 vit më parë! Mbi 686 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në dy muajt e parë të 2023
Mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2023. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se krahasuar me një vit më parë, 74% më shumë turistë e kanë vizituar Shqipërinë.
-
VIDEO
Aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos, Report Tv siguron pamjet! Mjetet përplasen kokë më kokë
Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë në Patos ku humbi jetën një efektiv. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme.
-
VIDEO
Vidhet gjatë natës shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër, hajdutët arrijnë të marrin vetëm një laptop
Gjatë natës është grabitur shkolla Ismail Qemali. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shkollë gjatë natës
-
VIDEO
U plagos duke punuar tokën me bel kur shpërtheu granata, 45-vjeçari: Nuk e mora vesh si plasi! Nuk mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty
Olsi Elezi është 45-vjeçari i cili u plagos në këmbë teksa po punonte tokën me bel kur shpërtheu granata në Librazhd. Ai u shpreh se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.
“Ishim duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai teksa po merr trajtim në spital ndërsa duket që është ende në gjendje shoku.
-
VIDEO
Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejton meshën e shenjtë në Rrëshen: Të kontribuojmë për përmirësim në shoqërinë shqiptare
Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejtoi meshën e shenjtë në Rrëshen, në vigjilje të festës së pashkëve. Ai u bëri thirrje besimtarëve për mirësi dhe kontribut për përmirësimin e shoqërisë shqiptare.
-
VIDEO
U kap me 113 mijë euro në makinë, Altin Morina ishte përjashtuar edhe në 2015 nga policia për dhunë dhe zbatim të urdhrit të gabuar! E riktheu në punë Apeli
Altin Morina efektivi i RENEA i arrestuar me 113 mijë € në makinë, rezulton se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia e Shtetit për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhërit të eprorit. Përjashtimi i tij është bërë në 2015 nga ish Drejtori Artan Didi, por Morina është rikthyer në detyrë nga Gjykata Administrative e Apelit madje ka detyruar shtetin t'i paguajë si dëmshpërblim edhe 8 paga.
-
VIDEO
Gjergj Luca përshëndet marrëveshjen në Ohër: Kurti dhe Vuçiç vunë gurin e themelit të paqes! Mesazhi që të bashkohen në tryezën e Ballkanit të Hapur
Biznesmeni Gjergj Luca ka përshëndetur marrëveshjen Kosovë-Serbi gjatë takimit të djeshëm në Ohër duke dhënë mesazhin se 2 liderët duhet të bashkohen edhe në Ballkanin e Hapur. Në mesazhin e tij, u shpreh se Ballkani është e vetmja strehë e ruajtjes së familjes në Europë ndaj nuk ka asnjë ndryshim nga BE apo SHBA.
-
VIDEO
Performanca me maskota, karnavalet gjallërojnë Gjirokastrën
Karnavalet i dhanë gjallëri Gjirokastrës në fundjavë, ku fëmijët me maska e veshje shumëngjyrëshe performuan në Pazarin Karakteristik.
-
VIDEO
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: S'jemi kundër zhvillimeve, por duam vlerën e pronës sonë
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Prej rreth 5 muajsh, banorët çdo javë protestojnë duke kërkuar që të vihen në dijeni të projektit, dhe që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin
-
VIDEO
Operacion anti-droge në Ersekë, 3 të arrestuar, 2 në kërkim
'Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike dhe trafikimit në drejtim të shtetit grek.
-
VIDEO
Lëviznin të armatosur, 4 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 2 pistoleta dhe një shpatë (EMRAT)
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. V., 35 vjeç, A. V., 42 vjeç, F. Rr., 35 vjeç, dhe B. Gj., 22 vjeç, të katër banues në Durrës.
Në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet një shpatë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.