-
VIDEO
Eci me 305 km/orë me ‘Lamborghini’, Aleks Visha tallet dhe nxjerr në Tik Tok momentin e shoqërimit në polici
Aleks Visha që i rrezikoi jetën qytetarëve të tjerë duke ecur me 305 km/h në mjetin luksoz ‘Lamborghini’ ka publikuar në Tik Tok videon teksa shoqërohet në polici. Ai shfaqet i qetë duke dëgjuar muzikë teksa tymos cigare dhe i bën me 2 gishta njerëzve në rrugë.
-
VIDEO
Po ecte me 305 km/h me mjetin luksoz në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici Aleks Visha! Sekuestrohet 'Lamborghini'
Aleks Visha, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Lamborghini’ me 305 km/h në tunelin e Kalimashit është shoqëruar në komisariat dhe është gjobitur me 100.000 lekë. Policia njofton se i është sekuestruar mjeti që i rrezikoi jetën edhe një familjeje tjetër teksa bënte manovra të rrezikshme.
-
VIDEO
Me shpejtësi mbi normat, pezullohen 185 leje drejtimi në 72 orë, gjobë për 2064 drejtues mjetesh
Gjatë 72 orëve të fundit, janë pezulluar 232 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 13 për qarkullim në sens të kundërt.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti në Report Tv: Të nevojshme! Si në vendet e BE, shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike
Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në Report Tv ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan një ditë më parë në parlament edhe me votat e opozitës.Eksperti tha se këto ndryshime ishin të duhura duke pasur parasysh edhe aksidentin tragjik që u dënua në mbikalimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën.
-
VIDEO
Lirimi nga burgu i nënës lehonë, avokati: Kemi marrë telefonata nga njerëzit që duan të shlyejnë gjobën për të
Avokati i Diana Bahces, e cila u lirua nga burgu pas 10 ditësh u shpreh gjobën e mbetur do ta shlyejnë njerëzit e ndryshëm që janë vetëofruar për ta ndihmuar në mënyrë që të kthehet te fëmija.
“Ne kemi marrë shumë telefonata nga njerëz të ndryshëm që janë vetëofruar për të paguar gjobën dhe do të kontaktojnë me bashkëshortin. Duhet të jetë rreth 200 mijë lekë shifra që do të shlyejë. Ky është vendim që vërteton se dashuria e nënës është gjëja më e rëndësishme në këtë tokë dhe ka ndikuar në këtë vendim”, tha avokati.
-
VIDEO
Rama: S’do japim më leje ndërtimi për kompanitë që deklarojnë paga minimale! E neveritshme që ka fitime marramendëse dhe shfrytëzohen punëtorët
Kryeministri Edi Rama ia ka bërë të qartë kompanive të ndërtimit që s’do i japë më leje nëse do të deklarojnë paga minimale. Sipas tij, është e neveritshme që ka fitime marramendëse ndërsa shfrytëzohen punëtorët.
-
VIDEO
Sot gjyqi! Del para togave të zeza nëna lehonë: Nuk isha në dijeni të gjobës! Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë, është 5 vjeçe
TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet seanca për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja Hoshi. Ajo ka treguar se "nuk ka qenë në dijeni të gjobës".
-
VIDEO
Shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike në 2 vitet e para! Zgjatet vlefshmëria e patentës! Ja disa nga ndryshimet në Kodin Rrugor
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet në Kodin Rrugor, tashmë që mori “okay” në Kuvendin e Shqipërisë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Rrugor, është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite.
-
VIDEO
Rama i përgjigjet kritikëve: Rritja e pagës minimale s’bëhet për të fituar zgjedhjet! Njerëzit na besojnë më shumë se të tjerët
Kreu i qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur kritikëve që thonë se rritja e pagës minimale po bëhet vetëm për të fituar zgjedhjet.
“Rritja e pagës minimale sot 40 mijë leke u diktua nga kjo. Nuk e kishim programuar pagën minimale. Shumë njerëz komentojnë që thonë duhet të jetë 800-900, duhet të jetë 1200. Problemi nuk është dëshira, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur.
Paga minimale ka një logjikë por nga ana tjetër s’mund të vazhdonim me programin që nuk ishte parashikuar. Lufta në Ukrainë ka një lidhje shumë të madhe. Në këto kushte s’mund të mos reagonim. 38 mijë lekë ka qenë maksimumi i programeve elektorale. Në prill bëhet 40 mijë lekë. Kjo s’ka lidhje me fushatat. S’kemi pse të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet. Njerëzit na besojnë më shumë se ç’besojnë të tjerët. Paga minimale është rritur se është koha për ti dhënë të gjithë bashkë një shtysë. Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se ato të deklaruara”, tha Rama.
-
VIDEO
Mbahet seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese për Bordin e Karburanteve, Logu: Do ketë të njëjtin fat si ai i Ushqimeve, i paligjshëm! Oligarkët i ka zënë frika
Pas mbarimit të seancës, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu tha se Bordi është i paligjshëm dhe u shpreh besimplotë se Gjykata Kushtetuese do të vendosë për shfuqizimin e tij, njëjtë si për Bordin e Ushqimeve.
-
VIDEO
Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi në SPAK! Dje dëshmoi për 3 orë Vangjush Dako
Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi në SPAK. Report Tv me gazetaren Keti Banushi ka bërë me dije se ndaj Bushit ka pasur 7 kallëzime, ndërkohë që 3 prej tyre është regjistruar procedim, 2 janë dërguar gjykatat e rretheve, ndërsa 2 të tjera janë pushuar si çështje.
-
VIDEO
Rama takim me sipërmarrjen private: Diskutime për rritjen e mëtejshme të pagës
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset e mëdha për të diskutuar për rritjen e mëtejshme të pagave. Nga 1 prilli paga minimale do të shkojë në 40 mijë lekë, por Rama thotë se është e rëndësishme që pagat të rriten dhe më tej dhe për këtë është e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim edhe me biznesin privat.