-
VIDEO
A i ka prishur Ilir Shaqiri 100 mije Eurot nga Big Brother?
Në shpellën e Pëllumbasit me Ilir Shaqirin. Një intervistë në shpellë dhe shumë të vërteta me gazetarin Ermal Qori
-
VIDEO
‘Thahet’ për ujë lagja ‘Demokracia’ në Mamurras, banorët: Jemi harruar nga shteti, detyrohemi ta blejmë çdo ditë
Mbi 2 mijë banorë të lagjes “Demokracia” në Mamurras të Kurbinit vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm pasi linja e ujësjellësit ka dalë prej dekadash jashtë funksionit. Ata apelojnë pushtetin vendor të zgjidhë sa më shpejt problemin e tyre, pasi kostoja e blerjes së ujit është e papërballueshme për ta
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, plagoset një grua
Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit. Dy makina, një Benz dhe një Audi janë përplasur, ndërsa për pasojë ka mbetur e plagosur një grua që ishte pasagjere. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
-
VIDEO
‘Fli i qetë në parajsë’, aktivistet e revoltuara protestojnë pas ngjarjes së rëndë ku gruaja hedh qenin nga kati i 6-të i pallatit në Tiranë
Një grup aktivistesh ka protestuar sot një ditë pasi në Tiranë një grua ka hedhur nga ballkoni qenin e saj. Pamjet u shpërndanë masivisht në rrjete sociale ku gruaja hodhi nga kati i gjashtë i ballkonit të saj qenin. Me thirrjet ‘Fli i qetë në Parajsë’ dhe ‘Monstër’, aktivitet reaguan e shprehën kështu zemërimin e tyre.
-
VIDEO
Rinis takimi i përbashkët Prishtinë-Beograd në Ohër! Kurti: Bisedime për planin e zbatimit! Vuçiç: Do ruajmë Serbinë e plotë! SHBA-BE: Presim rezultate konkrete
Sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë pasi liderët e dy vendeve janë takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar raundin tjetër të bisedimeve rreth propozimit të BE për normalizimin e marrëdhënieve. Fillimisht kanë nisur takimet e veçuara ku Kurti dhe Vuçiç u takua me përfaqësues të BE-së dhe më pas nis takimi i tyre i përbashkët kokë më kokë, i cili zgjati për rreth 2 orë
-
VIDEO
U konfliktuan brenda urgjencës së spitalit, dy persona dhunojnë fizikisht infermierin në Berat
Dy të rinj kanë dhunuar fizikisht një infermier në urgjencën shëndetësore të spitalit të Beratit.
-
VIDEO
Abuzimi 322 mln lekë me tenderin e Ujësjellësit, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla: Akuza politike! Më mirë të më thonin 'hap krahun'
Zbardhen deklarimet e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla përpara trupës gjykuese të GJKKO gjatë seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë. Kryebashkiaku i Bashkisë Bulqizë i konsideron politike akuzat e ngritura ndaj tij.
-
VIDEO
Nëna lehonë kthehet pranë të birit, rrëfen ditët në burg teksa tund djepin: S'e përballoja dot, kam qarë ditë e natë! Më thanë s'duam t'ia dimë që sapo ke lindur
Është kthyer pranë foshnjes, dhe tashmë djepin e tund dora e nënës. Diana Bahçja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelite e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.
-
VIDEO
Aksident gjatë orëve të natës në Fier, dy 'benz'-at përplasen 'kokë më kokë'! Plagoset një person
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit rreth orës 22:30. Në rrugën kryesore të qytetit, pranë shtëpisë të të moshuarve, dy automjete ‘tip Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
VIDEO
U kap me 113 mijë euro në ‘Audi-n’ luksoz, shfaqet i qetë para gjykatës efektivi i RENEA-s që dyshohet se ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt
Efektivi i RENEA-s, Altin Morina është shfaqur i qetë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë pasi u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi'. Brenda automjetit kishte 113 mijë euro, për të cilat ende nuk ka deklaruar se si i ka përfituar.
-
VIDEO
FNSH rikthehet në Vlorë, policia kontrolle për personat në kërkim dhe shtëpitë e barit
FNSH rikthehet sërish në Vlorë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë kontrolle në akset nacionale të qytetit.
-
VIDEO
Bllok rrjeteve sociale, zhduk gjurmët e tij djali nga Tepelena/E motra: Më premtoi… (17 mars 2023)
Një debat mes tij dhe pronarit grek dyshohet të jetë bërë shkak për zhdukjen e 38-vjeçarit shqiptar nga Gjermania. Landi Kondaj punonte si kuzhinier në një restorant me një pronar grek dhe se ishte i regjistruar me dokumenta greke ku njihej me emrin Ilia. Ai rezulton i humbur që prej vitit 2017, kur për herë të fundit foli me të vëllanë Bernarden, të cilit nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim. Ky ishte dhe komunikimi i fundit me familjarët dhe prej tri vitesh tashmë nuk ka asnjë gjurmë të Landi Kondaj. Pasi 38-vjeçari nuk u bë më i gjallë, i vëllai udhëtoi drejt Gjermanisë për të rënë në kontakt me shokë, por edhe me vetë pronarin grek, ku punonte prej 10 vitesh 38-vjeçari. Pronari ia pohoi se kishin pasur një debat bashkë me shqiptarin nga Tepelena, por ai nuk kishte mësuar më pas drejtimin që mori ai pasi u largua. Në dijeni të familjarëve i riu jetonte i vetëm. Më herët ka jetuar në Greqi, madje i pajisur me dokumenta të rregullta. Atë kohë ikte dhe vinte në Shqipëri, por zhvendosja e tij në Gjermani prej një dekade nuk e ktheu më në atdhe.Familjarët e përshkruajnë një tip të mbyllur dhe me raste nuk komunikonte me ta edhe për 3-4 muaj me radhë. Dikur aktiv në rrjetet sociale, Landi ka postuar për herë të fundit në profilin në facebook shkurtit e vitit 2017.Dikur me një dëshirë të madhe për të emigruar në kontinentin amerikan, familjarët nuk dinë të thonë me siguri nëse vërtetë ai mund të ketë marr këtë rrugë të gjatë pa kthim, drejt asaj që për të mund të ishte toka e premtuar.