• VIDEO

    Dje humbi të atin, Saimir Tahiri ‘lirohet’ për t’i dhënë lamtumirën e fundit

    Saimir Tahiri ka dalë sot nga burgu për t’i dhënë të atit lamtumirën e fundit. Ditën e djeshme babai i ish ministrit të Brendshëm ka ndërruar jetë. Me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë

  • VIDEO

    VKM/ Bilali: Punonjësit dixhital mund të punojnë një vit nga Shqipëria, s’do jenë rezident tatimor! Shumë shpejt do kemi një agjenci për Start up-et

    Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes në qeverinë shqiptare ka folur sot për disa ndryshime në ligjin e Start Up-eve. Idetë inovatore të Start-upeve i janë shtuar edhe dy ndryshime të reja të cilat ndihmojnë në përshtatjen e punonjësve që punojnë nga shtëpia.

  • VIDEO

    Meta: Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike! Bashkitë do të transformohen dhe do vihen në shërbim të qytetarëve

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 14 majit si historike. Ai thotë me bindje se opozita do të fitojë dhe do të vijë ndryshimi rrënjësor në të gjitha Bashkitë.

  • VIDEO

    Rama në Presidencë, takim me Begajn

    Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj. Rama pas pak pritet të mbërrijë në Presidencë për të zhvilluar takimin.

  • VIDEO

    Arrestimet e punonjësve të OSSHE në Krujë, punonjësit në protestë, shefi i ekipit: S’kapin dot bandat, ndihemi të kërcënuar! Penalizohemi pa arsye

    Shefi i ekipit të OSHEE, Bardhyl Sula dhe Migen Masha shef sektorit teknik janë prononcuar sot për media për të denoncuar një ngjarje që e konsiderojnë të padrejtë nga ana e policisë së shtetit. Ata thonë se në qarkun Krujë, sa herë që zbulohen shtëpi bari apo sera kanabisi, vihen para përgjegjësisë punonjësit e OSHEE-së, të cilët arrijnë t’i “gjurmojnë” përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Ditën e djeshme, pasi kanë zbuluar një serë me fidanë kanabisi (Ende e pa raportuar nga ana e policisë për mediat) dhe janë arrestuar dy elektriciste. Për këtë ngjarje, Shefi i ekipit thotë se kjo ndodh për arsyen se policia nuk vë dot para drejtësisë autorët e vërtetë të krimit por arreston punonjësit e OSHEE-së.

     
  • VIDEO

    Kthyen tunelin e ushtrisë në ‘shtëpi bari’ në Krujë, 2 punonjës të OSHEE në pranga, 2 të tjerë në kërkim! Kapen 380 rrënjë kanabis

    Policia ka dhënë ditën e sotme njoftimin e policisë për tunelin e përshtatur në ‘shtëpi bari’ ku kanë rënë në pranga 3 persona. 

    Njoftimi i policisë: 

    Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.

    Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative.

    Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.

    Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike. 

    Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. 

    Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

    Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike. 

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.

    Si rezultat, në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, u evidentua një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

    Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të  dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

    Në vijim të operacionit, falë punës hetimore, mbështetur dhe në inteligjencën policore, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

    H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

    Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

    Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri)  dhe  shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

    Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat  penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Vjedhja e energjisë elektike", "Organizimi i lojërave të fatit” dhe "Shpërdorimi i detyrës".

  • VIDEO

    Arrestimet për lidhjet e paligjshme të energjisë, punonjësit e OSSHE Krujë e Fushë Krujë në protestë! Pezullojnë punën

    Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Krujë ku të rreth 70 punonjës të OSHEE-së kanë vendosur të pezullojnë punën për një periudhë kohe pa afat.

  • VIDEO

    Komedia ‘Një dasmë e hatashme’ pritet me interes në Berat! Aktorja Haxhialiu: Emocion i dyfishtë kur debuton në vendlindje

    Në Berat është shfaqur komedia “Një dasmë e hatashme” e teatrit shëtitës “Çajupi”. Shfaqja u prit me interes nga publiku, pasi prej muajsh në qytet mungojnë aktivitetet kulturore. 

  • VIDEO

    Arrestimi i Lefter Allës, banorët në Bulqizë: S’na erdhi mirë! Bënte punë të mirë, s'kishte nevojë të korruptohet! Nuk po i bëhet padrejtësi se është krahu i djathtë i Ramës

    Banorët në Bulqizë janë shprehur se nuk i ka ardhur mirë kur kanë dëgjuar për arrestimin e kryetarit të bashkisë Lefter Alla që akuzohet për abuzim me tenderin e ujësjellësit. Pjesa më e madhe thanë se ka bërë punë të mirë dhe s'ka nevojë të korruptohet ndërsa një tjetër u shpreh se duhet t'i nënshtrohet drejtësisë pasi është parti në pushtet dhe s'mund të merret parasysh që e akuzojnë pa të drejtë. 

     
  • VIDEO

    Vrasja te ‘Don Bosko’/ Rexhepi në Report TV: Do zbardhet ngjarja! Policia ka të infiltruar në grupin e Ervis Martinajt

    Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet.

  • VIDEO

    SPAK/ Dumani ripërsërit shqetësimin: Nuk kemi ambiente, deri në 6 hetues në një zyrë! Kur një prokuror duhet të marrë dikë në pyetje të tjerë dalin nga zyra

    Të gjithë oficerët e BKH do të ritestohen dhe kush nuk e kalon, do të largohet nga kjo strukturë. Në daljen e tij të parë si Drejtues i  Prokurorisë së Posaçme  Altin Dumani ka renditur para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë problematikat dhe arritjet e institucionit që ai drejton, pa harruar të kërkojë zyra shtesë. 

  • VIDEO

    Vjosa Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë! Pasuri për brezat e ardhshëm

    Aktori i njohur Leonardo di Caprio ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar. DiCaprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij park kombëtar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv