-
VIDEO
Nga 1 prilli shkon në 40 mijë lekë të reja paga minimale në vend, rritje më 6 mijë lekë! Subvencionim kompanive për kostot shtesë të sigurimeve
Duke filluar nga data 1 prill paga minimale do të rritet me 6000 mijë lekë dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Ministrja u shpreh se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe të investimeve
-
VIDEO
Beleri flet në Report Tv pas akuzave: Merruni me partitë tuaja lërini intrigat, Idrizin e pres në gjyq! Flamuri i ‘Vorio Epirit’ s’ishte i imi
Duke i cilësuar “intriga” të gjitha kritikat nga deputetët e opozitës, mazhorancës e së fundmi nga PDIU, kandidati i Berishës për Bashkinë Himarë Fred Beleri ka mohuar çdo gjë. Edhe pse ka qenë kryefjalë për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Eprit’ por edhe për masakrën e Peshkëpisë, Beleri thotë në Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliun se flamuri ishte i organizatorëve.
-
VIDEO
Përplasja e trenave në Greqi, kreu i Komitetit shqiptar në Selanik për Report Tv: 2 të arrestuar! Pjesa më e madhe e viktimave janë studentë
2 persona janë arrestuar pas përplasjes së 2 trenave në Greqi, që solli deri tani vdekjen e 38 personave e dhjetrave të plagosurve. Kështu u shpreh Luan Zyka, kreu i komitetit shqiptar në Selanik, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, i cili shtoi se hetimet po kryhen nga Gjykata e Lartë. Sipas Zykës deri tani nuk ka raportime zyrtare për prani të shqiptarëve në aksidentin tragjik. Zyka shtoi se po bëhet identifikimi i viktimave dhe shtoi se pjesa më e madhe e tyre janë studentë.
-
VIDEO
Vjedhja e mbi 500 mijë eurove nga pastruesja, Prokuroria e Tiranës vë përballë njëra-tjetrës Alda Klosin dhe Rozeta Dobin! I qëndrojnë deklarimeve
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje sot ish shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi dhe sanitares, Rozeta Dobi. Ky ballafaqim vjen fill pas dëshmive kontradiktore të Klosit dhe Dobit gjithashtu edhe të vëllait të zyrtares së lartë për shifrën e 120 mijë eurove.
-
VIDEO
'Vendoret' e 14 majit/ Celibashi: Mbi 3.6 miliionë persona me të drejtë vote! Deri tani 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën për regjistrim në zgjedhje
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se deri më tani, 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi zbuloi se numri i personave të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet locale të 14 majit, janë 3 milionë dhe 653 mijë persona.
-
VIDEO
Durrës/ Do sillte naftë ruse në Shqipëri duke thyer sanksionet, sekuestrohet me urdhër prokurori anija me 22.5 mijë ton naftë! Arrestohet kapiteni i anijes
DURRËS- Policia ka ekzekutuar vendimin e prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me 24 mijë ton naftë. Edhe pse urdhri është firmosur me datë 24, ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq. Ndërkohë është arrestuar kapiteni i anijes. Ndërsa 24 marinarët janë në anije.
-
VIDEO
A ka shqiptarë të lënduar nga përplasja e dy trenave në Greqi? Gazetari shqiptar për Report Tv: Ka të plagosur, por s’dihet për viktima.
Nga përplasja e dy trenave komë më kokë në Greqi, ku deri më tani raportohet për 38 viktima dhe dhjetëra të plagosur, dyshohet se mes të lënduarve ka edhe shqiptarë. Kështu bëri me dije në një intervistë për Report Tv gazetari shqiptar Etmond Guri.
'Ka shqiptarë të lënduar, por nuk ka të kofn8irmuar viktima. Nuk kemi ende një bilanc. Ka shqiptarë që kanë qenë në tren. Ne urojmë mos të ketë viktima, po pritet që të informohemi nga autoritete përkatëse, dëmtimi i vagonëve ka qenë shumë i madh. Vështirësohet edhe puna e kërkim shpëtimit, shumë trupa është e pamundur që të identifikohen.'- tha Guri.
Sipas Gurit numri më i madh i viktimave janë të rinj, të cilët udhëtonin me tren për në Selanik.
‘Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, pasi përdorin trenin për të udhëtuar në Selanik. Fatkeqësisht dyshohet se numri i viktimave mund të rritet.’- tha Guri.
-
VIDEO
Shpërndante kanabis në Shkodër, arrestohet 24 vjeçari! Nën hetim babai i tij pas armës që policia gjeti në banesë (EMRI)
Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës për shpërndarjen e lëndëve narkotike 'kanabis'. Në pranga ka rënë i riu, Ronaldo Pepaj ndërsa është vënë nën hetim babai i tij, T.P, 55 vjeç.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe! Duhet të rikthehet në burg edhe për 1 vit, fajtor për shkelje të barazisë në tendera
Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Më parë nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.
-
VIDEO
Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në orën 09:00, ku një makinë me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).
-
VIDEO
Përdoreshin për prostitucion, bllokohen 2 lokale dhe një hotel në Fier! Në pranga 4 pronarët
Dy lokale dhe një hotel, ishin kthyer në çerdhe prostitucioni në Fier që prej majit të vitit 2022, çka solli arrestimin e 4 pronarëve të këtyre ambienteve. Bëhet fjalë për Besiko Molishtari 71 vjeç, Nesti Golemaj 69 vjeç, të cilët ishin pronarë të një lokali në lagjen ‘Kastriot’ në Fier.
-
VIDEO
Përplasja e trenave, gazetari shqiptar në Greqi flet për Report Tv: S’ka pasur sinjalistikë sigurie
Nga Greqia, gazetari Etmond Guri në një intervistë për Report Tv foli për aksidentin e rëndë të përplasjes së dy trenave, ku kanë humbur jetën 32 persona. Sipas Gurit, nga informacionet e para bëhet e ditur se nuk ka pasur sinjalistikë sigurie apo mjete sigurie që informojnë stacionet përkatëse për hyrjen dhe daljen e trenave ne linjë.
‘Sipas informacioneve të para janë sindikatave e punëtoreve të shinave të hekurudhës të cilët denoncojnë se në këto pika dhe shumë pika nuk ka pasur sinjalistikë sigurie apo mjete sigurie që informojnë stacionet përkatëse për hyrjen dhe daljen e trenave ne linjë.’- u shpreh ai.
Megjithëse nuk ka të dhëna zyrtare, Guri u shpreh se ‘ka frikë se në mesin e pasagjerëve mund të ketë edhe shqiptarë’.
‘Përveç shqiptarëve mund të ketë edhe emigrantë që lëvizin nga zona të ndryshme për në veri të Greqisë. Kjo është edhe tragjedi më vete se nuk ka kontakte me persona të tjerë dhe është e vështirë identifikimi i tyre.’- u shpreh ai.