Nuk iu beson syve kur shikon burrin, ‘Pa Gjurme’ ia kthen në shtëpi/Emocione dhe lot gëzimi bashkohet çifti nga Tirana

23 Shkurt 2023, 17:59 | Përditesimi i fundit: 2023-02-23 18:31:07

Emocione dhe lot gëzimi puntatën e kësaj të enjte në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, pas gjetjes së të moshuarit Burhan Xhindole. Pa kaluar 24 orë nga humbja e tij, stafi gjen të moshuarin pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit në Tiranë dhe e kthen në shtëpi. Ai ishte larguar nga banesa mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa puntatën e së mërkurës bashkëshortja e tij Fatbardha denoncoi live.