Sikur të mos mjaftonin 46 vite dhunë nga bashkëshorti i saj, sot 67-vjeçarja nga Vlora ndjehet ende e rrezikuar prej tij. Ëngjëllushe Meksi i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, pasi kërkon të di arsyen e anulimit të urdhrit të mbrojtjes. Urdhri i lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datë 24.10.2022 me afat deri me datë 24.02.2023 është anuluar gjatë një seance gjyqësore në të cilën Engjëllushja nuk ka qenë presente. Pak ditë më parë në shtëpinë e 67-vjeçares është paraqitur një punonjës i përmbarimit, i cili i ka komunikuar gojarisht vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit më datë 27 dhjetor 2022, që anulon urdhrin e mbrojtjes së lëshuar më 24.10 2022 si dhe rikthimin e bashkëshortit Stefan Meksi në banesë. Për Engjëllushen kjo është e pamundur, pasi ajo nuk mund të jetojë në të njëjtën çati me burrin dhunues, me të cilin tashmë është edhe në proces divorci. Ajo ndjehet jo vetëm e frikësuar, por e rrezikuar nga ajo që mund të ndodhë. Çifti janë prindër të tre fëmijëve, të cilët jetojnë në emigracion. Ata nuk kanë asnjë marrëdhënie me babain e tyre, ndërsa me nënën kanë komunikime të vazhdueshme. Prej vitit 1994 familja Meksi emigruan në shtetin grek ku jetuan për afro 28 vite. Një nga arsyet pse burrë e grua u kthyen në atdhe ishte konflikti që ndodhi në Greqi mes Stefanit dhe një tjetër personi. Të dy mbërritën në Shqipëri, në shkurt të vitit 2022 për të jetuar në qytetin e lindjes, në Vlorë. Por mesa duket për gruan 67-vjeçare dhuna nuk do të merrte fund, përkundrazi ajo do të ishte gjithnjë nën kërcënimin e vazhdueshëm të burrit 69-vjeçar, nga i cili nuk po gjen dot shpëtim...
Të moshuar drejt divorcit/Gruaja ia plas live: Më tradhëtove për një burrë, s’më dashurove kurrë (12 janar 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor 2025, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor 2025, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor 2025, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor 2025, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor 2025, 22:34

