Video e Çelës me Spiropalin, Meta: Mirë bën që kërcen me të gjithë! S’humbëm asgjë, një deputet që nuk foli kurrë kundër qeverisë në Kuvend

12 Janar 2023, 21:41

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar në Report Tv largimin e deputetit Agron Çela tek Partia Socialiste. Meta tha se largimi i Çelës nuk do ta ndryshojë fatin e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit, por e cilëson të pamoralshëm mënyrën që iku Çela, që sipas tij as nuk i ka njoftuar.

Meta tha se Çela nuk ka mbajtur që prej 25 prillit asnjë qëndrim kundër qeverisë në Kuvend dhe nuk ka votuar kundër saj.

“Është shqetësuar dikush se po hedh valle me Elisën, shumë mirë bën. A ka ndonjë problem politik? Vallen e hedh shumë mirë. Mirë bën që kërcen me të gjithë. Asnjë problem. A ke ndonjë video kur flet ndonjëherë në par kundër qeverisë që nga 25 prilli? E pamoralshme është që iku pa njoftuar, pa thënë mirupafshim, unë kështu e mendoi, më pëlqen më shumë ta hedh vallen atje. Gjithë kjo makineri propagandistike për një deputet që s’ka fol kurrë në parlament kundër qeverisë. Në një parti që ka katër deputetë, ishte e drejta e tij të mos fliste, kurrë s’ka votuar kundër qeverisë. Në një parti që një deputet ka vlerën e 3-4 mandateve. Kurrë nuk ka votuar kundër qeverisë. Ka qenë gjithmonë tek Edi Rama. Ca ka humbur opozita këtu?

Mendoj se PL dhe ish-LSI është mësuar me fenomene të tilla. Në Fier na ikën deputeti dhe i dyti pas deputetit. Mori dyfishin në Fier LSI pastaj. Është hapur rruga për dy mandate në Shkodër. Ai ashtu e ka gjykuar, shumë mirë s’ka asnjë shqetësim.

Ikën javës tjetër kërcen me Elisën, s’ka asgjë, asnjë hatërmbetje, pro nuk ndryshon fatin e Shkodrës, mund të dëmtonte më shumë duke mos ikur me PS. Është qesharake, bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë në parlament kundër qeverisë dhe s’ka votuar njëherë kundër. Nuk mendoj se opozita ka humbur ndonjë gjë”, tha Meta.

    No videos found.