Protesta e 6 dhjetorit, Skënder Minxhozi: Nuk do të ketë telefonatë nga evropianët për Berishën

2 Dhjetor 2022, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2022-12-02 12:57:26

Sali Berisha dhe Ilir Meta duken të vendosur për të mbajtur ditën e Samitit të BE protestën e tyre. Teksa 6 Dhjetori po afron, ata kanë refuzuar çdo thirrje që lidhet me sigurinë e liderëve evropiane, apo zgjidhje alternative për protestën.

Por a do të ketë një telefonatë nga BE për Berishën, që ta ndalë në vendimin e tij? Gazetari Skënder Minxhozi tha në ‘Real Story’ se tashmë opozita e ka marrë ofertën, me gjasë të negociuar me ndërkombëtarët…

“Oferta për ta mbajtur mitingun në Sheshin Skënderbej dhe fakti që këtë ofertë nuk e bëri Policia apo Qeveria, por Bashkia e Tiranës, duket si një ofertë e negociuar mes palës shqiptare dhe ndërkombëtarëve. Me instinktin e vet, Edi Rama do t’i çonte të protestonin në Kombinat apo tek Ali Demi…

Prandaj kjo lloj zgjidhje për mua duket si ofertë edhe e ndërkombëtarëve. As që nuk i shkonte njeriut ndërmend që opozitës t’i ofrohej sheshi kryesor. Ishte një surprizë. Ndaj nuk do të ketë telefonatë sepse Berisha e ka marrë ofertën edhe nga europianët, që është: Miting në Sheshin Skënderbej” – tha Minxhozi.  

    No videos found.