• VIDEO

    2275 ton naftë kontrabandë në Durrës, Rama: Çështja i përket drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama thotë se 2275 ton naftë kontrabandë e kapur në Durrës pak ditë më parë, është një çështje tashmë që i përket drejtësisë. Kështu u përgjigj Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët dhe qytetarët online.

    ‘Unë nuk merrem me anije, çështja është një çështje që i takon drejtësisë, policia ka bërë detyrën e vet, dhe sikur media të bëjë detyrën e vet dhe mos të përdorë fuqinë e saj për të dezinformuar dhe vënë gjoba si për autoritete shtetërore dhe biznesin do të ishte një kontribut për ta bërë Shqipërinë më të ri.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Rama: Së shpejti rritje të pagave edhe për zjarrfikësit

    Kryeministri Rama premtoi pak më parë se edhe pagat e zjarrfikësve do të kenë së shpejti një rritje page. Sipas tij ky vendim është bërë shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh që edhe situata me zjarret është bërë shumë problem.

    “Do të rriten edhe pagat e zjarrfikësve, që janë shumë të rëndësishëm edhe në këto kohë kur zjarret janë gjithmonë e më shumë një problem. Do ta adresojmë edhe atë”, tha Rama.

  • VIDEO

    Pse amnistoni oligarkët që ndërtojnë pa leje, Rama: Vendimi i qeverisë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj tyre

    Kryeministri Edi Rama foli gjatë ditës së sotme në një konferencë me gazetarët lidhur me akuzat mbi qeverinë për vendimin e marrë së fundmi për konfiskimet e kateve pa leje. Rama ngriti akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës dhe të rretheve se bëjnë pazare me të pasurit për katet pa leje.

    Kreu i qeverisë sqaroi se vendimi që është marrë nuk i largon duart e drejtësisë ndaj oligarkëve dhe se një VKM nuk heq dot nga duart e drejtësisë dikë.

  • VIDEO

    Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

    Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ka mik ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili po përballet me drejtësinë në SHBA për hetimet për lidhje me rusët. I pyetur nga qytetarët gjatë një komunikimi online, kreu i qeverisë tha se çështja me drejtësinë është një çështje që i përket atij në SHBA, ndërsa bëri thirrje që të pritet vendimi i drejtësisë në lidhje me hetimet.

    ‘Nuk ka asnjë faj, cilët rus të mitë? Shefi kundër terrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA është çështja e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk bëhet drejtësia kështu. Pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha. Është e tmerrshme për këtë popull për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare është e tmerrshme. Nuk kam ca të them më shumë se kaq, bëhet fjalë për një çështje që nuk ka asnjë lidhje me qeverinë shqiptarë. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm.’- u shpreh Rama.

    Ish-agjenti i nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

    Një dokumenti i siguruar nga Insider–i zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

    •  
  • VIDEO

    Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Qëllimi ishte shkatërrimi pa kthim i sistemeve, lanë pas një tokë të djegur! S’ka arritur qëllimin

    Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me sigurinë kibernetike në vend dhe sulmin nga Irani. Kreu i qeverisë përsëriti se sulmi nuk ka arritur qëllimin

    ‘Ky është një shqetësim i madh, një shqetësim i ri pasi kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, pro të një shkalle të ulët nga aftësia e penetrimit. Kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjitha sistemeve digjitale. Një agresion që ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen dhe shkatërrimin e sistemeve duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë luftë të përbashkët. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm, nuk janë dokumenta sekrete apo të fshehta. Ato që kanë patur si qëllim përhapjen e panikut, janë pjesë e këtyre sulmeve. Kjo luftë vazhdon dhe jemi në kushtet, kur duhet të përballemi me sulme të tjera të mundshme dhe të rrisim në një nivel tjetër sulmet kibernetike.’- u shpreh Rama.

  • VIDEO

    Moti me shi në Lezhë, pezullohet lundrimi për peshkarexhat në Shëngjin

    Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej paradites të së enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të peshkarexhat.

    Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 10m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 4/5 ballë me drejtim jug/perëndim.

    Ndërkohë nga moti i keq deri tani nuk janë raportuar problematika, në territorin e qarkut Lezhë, ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.

  • VIDEO

    Edi Rama, bashkëbisedim me gazetarë dhe qytetarë në rrjetet sociale

    Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale që të zhvillojë një bashkëbisedim me qytetarët, duke qenë se siç shkruan ai kanë shumë për të folur. Sipas Ramës qytetarët do të marrin përgjigjet e pyetjeve nga kreu i qeverisë sot duke filluar nga ora 11:00, ku do të zhvillohet direkt bashkëbisedimi.

  • VIDEO

    Gara me makina super luksoze në Tik-Tok, identifikohet një prej drejtuesve në Tiranë! Gjobitet me 60 mijë lekë

    Me gazin deri në fund, aventura e ‘të fortëve’ të rrugëve të Tiranës tashmë serviret në Tik-Tok. Me makina luksoze të xhiruara për platformën Tik-Tok, të rinjtë kanë xhiruar gomat për të zhvilluar një garë për audiencën e rrjetit social.

  • VIDEO

    Moti i keq dhe përmbytjet, Kreybashkiaku i Tropojës në Report Tv: Shi që nuk është parë për 20 vite! Na duhen mjete të përballojmë situatën

    Për kryebashkiakun e Tropojës reshjet në Tropojë nuk janë parë për gati 20 vite. Sa i përket banorëve të zonës, Rexh Byberi tha në Report Tv për gazetarin Andi Kapxhiu se momentalisht situata është nën mbikëqyrjen e Bashkisë Tropojë dhe asnjë njeriu nuk i rrezikohet jeta. Byberi gjithashtu theksoi se për shkak të terrenit të vështirë, për parandalimin e një katastrofe natyrore dhe për të shmangur tragjedi duhet të pajisen me mjetet e posaçme tip fadroma ose traktorë me zinxhirë.

     
  • VIDEO

    Përkeqësohet situata nga moti i keq në Tropojë, bllokohen 7 familje në fshatin Fushë-Lumi

    Në fshatin Vlad  të Tropojës situata është më e përkeqësuar, që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

    Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

    Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.

  • VIDEO

    Moti i keq, era e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë 'paralizon' lundrimin e mjeteve turistike dhe të peshkimit në Vlorë

    Era e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur ka bërë që ditën e sotme të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Gjithashtu pezullohet lundrimi dhe për mjetet turistike dhe i trageteve të Vlorës

    •  
  • VIDEO

    Reshjet e shiut përmbytin akset rrugore në Lushnjë, në pedonale uji kalon mbi trotuar! Shkak bllokimi i pusetave

    Reshjet e shiut kanë përmbytur akset rrugore në qytetin e Lushnjës të cilat kanë arritur një nivel prej rreth 30 cm. Bulevardet kryesore janë të bllokuara për shkak të nivelit të lartë të ujit ku edhe në pedonale uji kalon mbi trotuar. Shkak bllokimi i pusetave të ujërave sipërfaqësorë

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv