-
VIDEO
15 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Kthejeni në mision për ta bërë vendin tonë më të mirë
15 shtetas të rinj, 11 prej të cilëve nga Kosova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, Veliaj uroi secilin prej tyre për këtë rrugëtim të ri.
-
VIDEO
Fermerët në Lushnjë u vënë zjarrit parcelave për të larguar karkalecat, flakët dalin jashtë kontrollit, digjen qindra ha ullinj
Emergjencat Civile në bashkinë e Lushnjës si dhe të gjitha institucionet e tjera janë të pafuqishme për të parandaluar pasoja e zjarrit i cili është çdo ditë i pranishëm. Fermerët si mënyrën më të lehtë për ta ruajtur nga dëmet që shkakton, karkaleci kanë gjetur ndezjen e zjarreve si mënyrë për t’i larguar nga parcelat e tyre.
-
VIDEO
Kakavijë, radhë kilometrike në pikën kufitare në hyrje të Shqipërisë, pala greke punon vetëm me 1 sportel
Radhë të gjata në Piken Kufitare të Kakavijës. Prej mesditës së sotme është konstatuar radhë 2 km në pjesën greke të Kakavijës. Vargu i automjeteve në pritje për të ardhur në Shqipëri është shumë i gjatë pasi pala greke po punon me një sportel përgjatë gjithë ditës.
-
VIDEO
Zjarrfikësit në Dropull në luftë me flakët, shuajnë zjarrin me mjete primitive
Zjarrfikësit në fshatin Goranxi në Dropull janë në luftë me flakët, ndërsa po përpiqen që të shuajnë flakët me mjete primitive. Report Tv sjell pamjet nga puna e zjarrfikësve në terrenin e thyer malor, të cilët po përpiqen që të shuajnë flaket me një leckë të lagur.
-
VIDEO
Ngjarjet kriminale me viktima 4 të rinj, Kurbini në protestë! Aktiviste dhe qytetar marshuan në rrugët e qytetit te Laçit, duke kërkuar siguri
Ngjarjet e fundit kriminale me viktima 4 të rinj nga Kurbini dhe plagosjen e një tjetri, kanë nxitur reagimin e Shoqërisë Civile në këtë zonë. Aktivistet të mbështetur dhe nga qytetare u mblodhën para prokurorisë dhe gjykatës e më pankarta dhe thirrje për më shumë siguri, marshuan në rrugët e qytetit të Laçit.
-
VIDEO
Berat, riaktivizohet zjarri në kodrën e Mimiasit, digjen shkurre, pemë frutore e vreshta
Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Kodrën e Mimiasit në Berat. Në vendngjarje forcat e MZSH për vënien nën kontroll të zjarrit. Zjarri i cili nisi një ditë më parë shkrumboi 10 ha dru frutor fiq, ullinj dhe vreshta. Ndërsa u vu në kontroll dhe mendohej i fikur. Zjarri është riaktivizuar ditën e sotme nga thëngjijtë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Anija me qymyr ku u gjetën 60 kg kokainë u largua dje nga Durrësi, arrestohet një nga marinarët! I gjejnë materiale pornografike me të mitur
Një ditë pasi u liruan, 14 marinarët e anijes që solli afërsisht 60 kg kokainë në Durrës të fshehur brenda në qymyr, një prej tyre është riarrestuar sërish.
-
VIDEO
Parandalohet një vrasje me pagesë në Korçë, arrestohet 26-vjeçari! E hodhi pistoletën gati për qitje në koshin e mbeturinave
Klodian Asllani, 26 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Korçës, ndërsa dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.
-
VIDEO
E rëndë në Elbasan, 37-vjeçarja nënë e 2 fëmijëve vritet nga bashkëshorti, kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Vetëm para pak ditësh denoncoi burrin dhunues
ELBASAN- Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 37-vjeçari Ramis Mici. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (30 korrik), në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.
-
VIDEO
Zjarr në fshati Gorraxi të Dropullit, zjarrfikësja s'ndërhyn për shkak të terrenit malor
Një zjarr ka rënë në lartësinë e fshatit Goranxi bashkia Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.
Në vendngjarje, po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara. Mendohet se nën flakë janë disa hektarë kullote dhe drurë pyjore.
-
VIDEO
Situata nga zjarret, Emergjencat Civile: Në 24 orë u shuan 16 vatra, 2 vijojnë të jenë aktive! Prej disa ditësh digjen pyjet në Ndërshen të Mirditës dhe në Bogë të Malësisë së Madhe
Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë shuar 16 vatra zjarri, ndërsa dy prej tyer janë ende aktive. Prej disa ditësh zjarri në Ndërshen të Mirditës dhe në Bogë të Malësisë së Madhe
-
VIDEO
'Shqipëria Turistike'/ Zerqani, fshati me tradita i Dibrës, shtëpia monument kulturore e Mustafa Shehut dhe pylli mistik "Zabeli i Vakëfit"
Zerqani, mbushur me histori e legjenda është krahina më piktoreske e Bulqizës. Parku natyror "Zabeli e Vakëfit", pylli me gështenja, gurrat e livadhet ofrojnë një bukuri të pa matë. Me një sipërfaqe prej 8 mije hektarësh, ky fshat ndodhet 17 kilometra nga qyteti i Bulqizës dhe 7 kilometra nga rruga nacionale Tiranë – Peshkopi.