Bletërritësit e Cermenikës

31 Korrik 2022, 10:26

Një udhëtim mbreslënës në Çermenikën e thellë, mes maleve, me destinacion fshatin Marinaj. Aty ku bletërritësi Kujtim Kujtila ja ka dalë të krijojë një park të vogël bletësh dhe me mjaltin e tyre të kurojë sëmundjet e mushkërive dhe disa sëmundje të tjera shqetësuese për banorët e asaj zone. Në Marinaj janë të paktën 15 familje që mbajnë në kopshtet me pemë parqe të vogla bletësh, një vlerë e padiskutueshme për shëndetin e njeriut, trashëguar prej qindra vjetësh. Mungesa e mbështetjes për bletërritësit nga ana e shtetit dhe disa nga shqetësimet e tyre. Ndiqni reportazhin “Bletërritësit e Çermenikës”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30