-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Shqipëria më e madhe se një skenë atentati apo ndërrim ministrash!
Për analistin Lorenc Vangjeli Shqipëria është një vend që prodhon shumë lajme dhe ky nuk është një lajm i mirë. Vangjeli tha se sido që të jetë hallet e shqiptarëve do të duhet të ishin lajmi më i rëndësishëm sesa një atentat apo ndryshimet e ministrave. I pyetur nga gazetari Denis Minga në ‘Kontrast’ në Report Tv, se cili është lajmi kryesor për sot, rikthimi i Metës në LSI apo ndryshimet në qeveri, analisti Lorenc Vangjeli tha:
-
VIDEO
Lë vajzën e mitur u zhduk 23 vite më parë/Mbërrin dëshmia’bombë’:Rexhep Koloshi jeton në...
Dritë jeshile për fatin e Rexhep Koloshit, që humbi gjurmët 23 vite më parë. Ai lë vajzën e mitur dhe bashkëshorten për të emigruar drejt Maqedonisë së Veriut. Dëshmta që mbërriti pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ dha shenja jete për 47-vjeçarin nga Kukësi, për të cilin dyshohet se jeton në Podgoricë. Dëshmitari gjatë një lidhje telefonike zbuloi se Rexhepin e ka takuar afro dy vite më parë, ndërsa ka punuar me të për pak kohë. Ai i ka pohuar se quhet Rexhep Koloshi dhe se është nga qyteti verior. Dëshmitari thotë se ai është rimartuar me një tjetër grua shqiptare dhe se të paktën deri dy vite më parë ka jetuar në Podgoricë. 24-vjeçar në atë kohë kuksiani Rexhep Kaloshi u nis drejt Maqedonisë bashkë me dy shokët e tij Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi. Ishte viti 1998, kur vendosën të largoheshin nga kufiri ilegalisht, sikundër kishin bërë edhe herë të tjera. Deri në pikën kufitare shkuan me makinë. Rexhepi punonte në Maqedoni si marangoz, kur një nga shokët e tij u kthye në fund të vitit 1998 dhe me porosi të vetë Rexhepit solli në familjen e këtij të fundit një pako llokume dhe një stekë cigare për babain. Madje ai i kishte komunikuar se në janar do të vinte në Shqipëri sëbashku me pronarin maqedonas, pikërisht në janar të vitit 1999 në muajin kur ai u zhduk. Dy shokët me të cilët ai u largua Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi u kthyen ndërsa Rexhepi jo. Pasi janë pyetur nga familjarët dy bashkëudhëtarët, shokë të tij mësohet të kenë thënë se kanë mbërritur bashkë deri në Tetovë dhe më pas janë ndarë nga njëri tjetri. Sipas të njëjtave dëshmi në janar të vitit 1999 Rexhepi është parë në vëndin ku punonte si marangoz. Kunati, babai dhe një kushëri i Rexhepit u nisën drejt Maqedonisë për të komunikuar me vetë pronarin maqedonas por ai ju tha se po në janar të vitit 1999 Rexhepi kishte marrë paratë, dhe cdo gjë tjetër dukë u larguar. Djali i dytë nga 7 fëmijët e familjes Kaloshi, rezulton i humbur që prej vitesh.Vite gjatë të cilave me humbjen e tij, ai ka humbur edhe babain. Vajza që Rexhepi në moshën 1 vjeçare, sot është martuar. Bashkë me nënën jetuan në familjen e të atit për pak vite e më pas u larguan. 8 vite më parë edhe bashkëshortja e tij u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë që i mori jetën. Pjesa e mbetur e familjes janë shpërngulur në Tiranë që prej vitit 2006. Djali i hedhur i familjes Kaloshi u mungon ende sot, me një shenjë dalluese, një të carë në anën e djathtë të fytyrës, ai ka një ngjashmëri të madhe me një nga vëllezërit. Shabani i cili e kërkon në studion e ’Pa gjurmë’ ngjan me të vëllanë si dy pika uji. Nëna vuan mungesën e djalit, me një brengë në shpirt, nga e cila nuk ngriti më kokë.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Velçan të Beratit, flakët shkrumbojnë dhjetëra hektarë sipërfaqe toke
Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur në orët e mesditës në Zonën e Shpiragut në Berat, ku ka shkrumbuar sipërfaqe pylli të konsiderueshëm. Zjarri ka filluar me shkurret dhe ka vijuar pyllin me marre në fshatin Velçan njësia administrative Sinjë.
-
VIDEO
Bejko në Report Tv: Berisha lë në errësirë PD! Doktori dhe Meta dy ujqërit e politikës, jo më kot i cilësoi Basha si ‘Trekëndëshi i Bermundës’
Për anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko Non Grata e Berishës nga Non Grata nga Britania e Madhe është një mesazh për mbështetësit e tij.
-
VIDEO
Vatra e zjarrit aktive prej 5 orësh, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Orosh të Mirditës
Ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri për shuarjen e flakëve në fshatin Ndërshen të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë. Zjarri në masivin pyjor është aktiv që prej orës 12:00 dhe flakët u përhapën me shpejtësi në disa drejtime.
Po ashtu në operacion vijojnë të jenë dhe zjarrfikësit e strukturat e tjera vendore, nën drejtimin e pefektit të qarkut Lezhë Gjergj Prendi.
-
VIDEO
Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, Balla: Kuptova që është bërë punë
Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani duke thënë se kuptoi që është bërë punë.
“Dosja me dokumente të reja të cilat mendoj por drejtësinë kjo çështje është e qartë shpresoj që drejtës e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje.
Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë mendoj se kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them”, tha Balla.
-
VIDEO
Veliaj pret në takim delegacionin me deputetë dhe senatorë italianë: Marrëdhëniet tona gjithmonë e më të ngushta
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, priti sot një delegacion nga Italia, në përbërje të të cilit ishin senatorë dhe deputetë të parlamentit italian, të kryesuar nga Antonio Tasso. Veliaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e reja për t’i çuar më tej këto raporte.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të energjisë elektrike në bursë, masat që pritet të marrë Shqipëria, eksperti në Report Tv: Duheshin plane menaxhimi! TEC-et lundruese, shpresë për të ardhmen
Rritja e çmimit të energjisë ishte e pritshme sipas ekspertit për energjinë elektrike, Lorenc Gordani. I ftuar në emisioni “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, eksperti u shpreh se masat e kursimit janë një politikë që dhe vetë BE-së po e zbaton.
-
VIDEO
Balla mbërrin në SPAK, do të depozitojë prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka mbërritur në SPAK për depozituar prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani.
-
VIDEO
Kalojnë me sukses vettingun, 23 gjyqtarë të rinj emërohen në detyrë
23 magjistratët janë emëruar në detyrës si gjyqtarë pasi kanë kaluar me sukses vettingun
-
VIDEO
Fushë Krujë, 2 vatra zjarri në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh, era e fortë favorizon flakët
2 vatra zjarri në fshatin Luz dhe në fshatin Zgërdhesh në Fushë Krujë. Në Luz një sipërfaqe e madhe me shkurre e ferra ka marre flakë dhe zjarri vijon të përparojë i favorizuar nga era. Ndërsa vatra e dyte është në afërsi të fshatit Zgërdhesh ku ndodhet dhe qyteti antik ilir i Albanopolis. Flaket vijojnë të djegin çfarë gjejnë përpara. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy grupe zjarrfikësish të Krujës me dy mjete zjarrfikëse.
-
VIDEO
Zjarr në Ndërshen, Orosh të Mirditës, rrezikohen të digjen banesat! Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i madh ka rënë në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku rrezikohen edhe banesat. Mësohet se zjarri i rënë i favorizuar dhe nga temperaturat e larta u është afruar banesave të fshatrave në këtë zonë duke rrezikuar edhe jetët e banorëve. Sikurse mund të shihni dhe nga këto pamje, zjarri është afruar tek shtëpitë e fshatit.