Dritë jeshile për fatin e Rexhep Koloshit, që humbi gjurmët 23 vite më parë. Ai lë vajzën e mitur dhe bashkëshorten për të emigruar drejt Maqedonisë së Veriut. Dëshmta që mbërriti pasditen e kësaj të hëne në emisionin ’Pa Gjurmë’ dha shenja jete për 47-vjeçarin nga Kukësi, për të cilin dyshohet se jeton në Podgoricë. Dëshmitari gjatë një lidhje telefonike zbuloi se Rexhepin e ka takuar afro dy vite më parë, ndërsa ka punuar me të për pak kohë. Ai i ka pohuar se quhet Rexhep Koloshi dhe se është nga qyteti verior. Dëshmitari thotë se ai është rimartuar me një tjetër grua shqiptare dhe se të paktën deri dy vite më parë ka jetuar në Podgoricë. 24-vjeçar në atë kohë kuksiani Rexhep Kaloshi u nis drejt Maqedonisë bashkë me dy shokët e tij Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi. Ishte viti 1998, kur vendosën të largoheshin nga kufiri ilegalisht, sikundër kishin bërë edhe herë të tjera. Deri në pikën kufitare shkuan me makinë. Rexhepi punonte në Maqedoni si marangoz, kur një nga shokët e tij u kthye në fund të vitit 1998 dhe me porosi të vetë Rexhepit solli në familjen e këtij të fundit një pako llokume dhe një stekë cigare për babain. Madje ai i kishte komunikuar se në janar do të vinte në Shqipëri sëbashku me pronarin maqedonas, pikërisht në janar të vitit 1999 në muajin kur ai u zhduk. Dy shokët me të cilët ai u largua Murat Llukovi dhe Lebib Llukovi u kthyen ndërsa Rexhepi jo. Pasi janë pyetur nga familjarët dy bashkëudhëtarët, shokë të tij mësohet të kenë thënë se kanë mbërritur bashkë deri në Tetovë dhe më pas janë ndarë nga njëri tjetri. Sipas të njëjtave dëshmi në janar të vitit 1999 Rexhepi është parë në vëndin ku punonte si marangoz. Kunati, babai dhe një kushëri i Rexhepit u nisën drejt Maqedonisë për të komunikuar me vetë pronarin maqedonas por ai ju tha se po në janar të vitit 1999 Rexhepi kishte marrë paratë, dhe cdo gjë tjetër dukë u larguar. Djali i dytë nga 7 fëmijët e familjes Kaloshi, rezulton i humbur që prej vitesh.Vite gjatë të cilave me humbjen e tij, ai ka humbur edhe babain. Vajza që Rexhepi në moshën 1 vjeçare, sot është martuar. Bashkë me nënën jetuan në familjen e të atit për pak vite e më pas u larguan. 8 vite më parë edhe bashkëshortja e tij u nda nga jeta pas një aksidenti të rëndë që i mori jetën. Pjesa e mbetur e familjes janë shpërngulur në Tiranë që prej vitit 2006. Djali i hedhur i familjes Kaloshi u mungon ende sot, me një shenjë dalluese, një të carë në anën e djathtë të fytyrës, ai ka një ngjashmëri të madhe me një nga vëllezërit. Shabani i cili e kërkon në studion e ’Pa gjurmë’ ngjan me të vëllanë si dy pika uji. Nëna vuan mungesën e djalit, me një brengë në shpirt, nga e cila nuk ngriti më kokë.
Lë vajzën e mitur u zhduk 23 vite më parë/Mbërrin dëshmia’bombë’:Rexhep Koloshi jeton në...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë
24 Prill, 17:31 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E zhdukën se mbrojti një vajzë’/Akuza e fortë nga vëllai:Kushëriri fsheh të vërtetën!
23 Prill, 17:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U zhduk me shumë para pas konfliktit me pronarin’/Prek vëllai: Dyshojmë për fund tragjik!
22 Prill, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin
21 Prill, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - 7 muaj zhdukje, rikthehet në familje/Flet nëna: E gjeta, por e lënduar shpirtërisht
20 Prill, 18:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘E çuam për vizitë, e humbëm përgjithmon’/Babai:Vajzën ma vdiq mjeku, dha shpirt aty
17 Prill, 18:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Të dy djemtë u ndanë nga frika e policisë’/Babai:Njëri më mbërriti gjallë,tjetri mu zhduk
16 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘Prej muajsh s’flasim, motra kërkon mur në mes të shtëpisë’/E reja:Nëna kërkon të largohem
15 Prill, 17:50 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “50 vite dhunë,në moshën 70 vjeç e dëbova’/Gruaja nga Vlora:Fëmijët kanë ardhur pa dëshirë
14 Prill, 22:40 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | I zhdukur prej 5 vitesh, dyshohet se është rimartuar/I biri: Dua vetëm të jesh gjallë!
13 Prill, 18:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Nusja s’e kërkoi kurrë burrin e humbur’/Ish-vjehrri:Di shumë për tim bir, mos heshti më
10 Prill, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| “Më ke tradhtuar me gjithë burrat e fshatit”/ Përplasje e fortë mes burrit dhe gruas
9 Prill, 17:39 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Fuste në krevat kunatën, mua më dëbonte’/Habit gruaja: 20 vite martesë ishim tre
8 Prill, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Sëmundja më la në karrige me rrota,nusja më dëboi’/Prek i riu:Betejën do ta vazhdoj vetëm
7 Prill, 18:01 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| U zhduk prej 2 muajsh, gjendet adoleshenti në Durrës/Prindërit mesazh: Kthehu në shtëpi!
6 Prill, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33
