-
VIDEO
Radhë kilometrike nga bregdeti i Shëngjinit deri në Milot, pritet të vijojë deri në darkë
Pas largimit të pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, është krijuar një radhë kilometrike pasditen e kësaj të diele.
-
VIDEO
Merr flakë në ecje kamioni në Korçë, nuk ka dëme në njerëz
Një mjet ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Dishnicë.
-
VIDEO
Kundër rregullave të parakalimit, ‘Droni edukues’ kap në shkelje shoferët në Tiranë
‘Droni edukues’ kësaj radhe ka kapur në shkelje shoferë të cilët nuk kanë respektuar rregullin për të kaluar në anën e djathtë të karrexhatës pas manovrës së parakalimit.
-
VIDEO
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri! Gjyqtarja e Elbasanit lihet në 'arrest shtëpie', në burg avokati! Mbrojtja: S'ka prova! Kushëriri i mashtroi
ELBASAN- GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për gjyqtaren Zamira Vyshka dhe "arrest me burg" për avokatin Ilir Pashaj. Në burg është lënë dhe Taulant Ramollari, një prej familjarëve së bashku me Xhulio Musain. Ndërsa familjari tjetër, Andrea Tirana është lënë në arrest shtëpie. Gjyqtarja Vyshka mbërriti në ambientet e GJKKO e shoqëruar nga forcat 'Shqiponja'.
-
VIDEO
Samir Rrustemi lë burgun, momenti kur turma e Shkodrës brohoret për fitoren ndërsa ish-efektivi i përqafon
Ky është momenti kur ish efektivit Saimir Rrustemit i është caktuar masa arrest shtëpia nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër. Turma me protestues i është turrur ish efektivit ndërsa ky i fundit i ka përqafuar. Ata brohorasin njëzëri emrin e tij.
-
VIDEO
Atentati në Milot ende pa autor! Merren në pyetje 12 persona, plumbat nuk depërtuan brenda automjetit
Atentati i mbrëmjes të së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, vijon të mbetet pa autor. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 12 persona të dyshuar që kishin dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, po dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve dhe ata janë lënë sërish të lirë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 108 gëzhoja kallashnikovi, çka tregon se ka pasur një intesisitet të lartë të goditjeve në drejtim të automjetit fouristradë “Land Chrysler” në të cilin udhëtonin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.
-
VIDEO
400 mijë lekë ryshfet, avokati i gjyqtares: Nuk ka prova! Paratë u mblodhën nga fisi për të paguar avokatin
Ndue Pjetra, avokati i gjyqtares Zamira Vyshka ka folur para mediave pas vendimit të GJKKO për ta lënë në arrest shtëpie pasi dyshohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e masës së sigurisë të të burgosurit Xhulio Musai.
Sipas tij, në seancë gjyqtarja i ka qëndruar të njëjtave deklarime se është e pafajshme dhe nuk ka pasur asnjë ndikim për ulje dënimi. Ndër të tjera, avokati Pjetra thotë se i dënuari ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka pasur asnjë tentativë për të pasur komunikimin me gjyqtaren. Sa i përket parave, thekson se i gjithë fisi kishte hedhur nga 100 mijë lekë që të paguanin avokatin dhe shton se nuk ka asnjë provë për ryshfet, por i cilëson si lojëra politike.
-
VIDEO
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri! Gjyqtarja e Elbasanit lihet në 'arrest shtëpie', vihet në pranga avokati
ELBASAN- GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për gjyqtaren Zamira Vyshka dhe "arrest me burg" për avokatin Ilir Pashaj. Gjyqtarja Vyshka mbërriti në ambientet e GJKKO e shoqëruar nga forcat 'Shqiponja'.
-
VIDEO
I rrethuar nga FNSH, ky është momenti i kapjes së të afërmit të autorit që qëlloi në ajër te Uji i Ftohtë
I rrethuar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, i afërmi i autorit i cili qëlloi me breshëri plumbash në ajër te Uji i Ftohtë në Vlorë është kapur.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, policia shoqëron një person
Autoritetet kanë njoftuar se është identifikuar autori i cili për një sherr të çastit ka qëlluar me armë zjarri në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Policia njofton se është shoqëruar një person i cili ende nuk dihet nëse është autori, i konfliktuari tjetër apo dëshmitar.
-
VIDEO
Veliaj inspekton Terminalin Lindor të Tiranës: Kemi vendosur standardin e një stacioni modern udhëtarësh! Së shpejti nis puna për terminalin verior
Studentët dhe qytetarët, të cilët udhëtojnë nga lindja drejt Tiranës dhe anasjellas, nuk do të presin me orë të tëra për të marrë autobusin. Terminali Lindor i autobusëve qytetas dhe ndërqytetas në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të shtatorit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punës në stacionin e ri, i konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban dhe transportit ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar, për të sjellë një shërbim më të mirë për qytetarët dhe lehtësim të trafikut.
-
VIDEO
Konflikt për çadra dhe shezlonget në Vlorë, të shtëna me armë zjarri tek ‘Uji i Ftohtë’! Autori largohet me shpejtësi
Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë të diel në ujin e Ftohtë në Vlorë. Në zonën e plazhit, mbas tunelit në afërsi të vilave qeveritare për shkak të një konflikti banal për parkimin e makinës një person ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka shtënë në ajër.