-
VIDEO
VIDEO nga aksidenti i trefishtë në Fushë-Krujë, një prej mjeteve bëhet copa-copa
Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti i tre makinave në Fushë-Krujë, njëra prej të cilave duket se është bërë copa-copa. Makina është kthyer në një anë dhe është shkatërruar tërësisht. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona mes tyre edhe 30-vjeçari Serxhio Hysa i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka humbur njërën këmbë.
-
VIDEO
Radhë automjetesh për në plazhet e jugut, 'paralizohet' trafiku te tuneli i 'Ujit të Ftohtë' në Vlorë
Paraditen e kësaj të diele, tuneli te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë është bllokuar nga trafiku i rënduar. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se ka radhë të gjatë automjetesh të cilat nuk lëvizin.
-
VIDEO
Aksident në Thumanë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës
Një aksident rrugor ka ndodhur ne orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Thumane pranë Fushe Gjormit në Kurbin. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore, duke marre plagë të rënda.
-
VIDEO
Abuzuan me tenderin në komisariatin e Shkodrës, mbërrijnë në Gjykatë 14 të ndaluarit! Qytetarët ngrihen në protestë
14 punonjës police, ish-efektivë, punonjës të administratës dalin sot para Gjykatës së shkallës së parë në Shkodër.
-
VIDEO
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri, Gjyqtarja e Elbasanit në GJKKO! Njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë
ELBASAN- Gjyqtarja Zamira Vyshka do të njihet sot me rivlerësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në GJKKO.
-
VIDEO
Abuzuan me tenderin në komisariatin e Shkodrës, mbërrijnë në Gjykatë 14 të ndaluarit! Qytetarët ngrihen në protestë
14 punonjës police, ish-efektivë, punonjës të administratës dalin sot para Gjykatës së shkallës së parë në Shkodër.
-
VIDEO
Vijojnë zjarret në Tërpan të Poliçanit, vatër zjarri e re në fshatin Paraspuar
Për të tretën ditë janë të pranishme zjarret në njësinë adiminstarative Tërpan të bashkisë së Poliçanit, të cilat kanë vijuar nga një zonë në tjetrën.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Karbunarë të Lushnjës, digjen 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë
Vazhdon prania e zjarreve në territorin e bashkisë Lushjnë , pasi janë djegur me dhjetëra e qindra hektarë në fushë të hapur një javë më parë dhe dhjetëra hektarë ullishte disa ditë më parë në kodrat e dushkut,sot zjarri ka djegur dhe ka rrënuar pasuri të tëra në zonën e Karbunarës. Pikërisht në kodrën jugore të Lushnjës që e lidh me Karbunarën ka qenë epiqendra e zjarrit i cili pasditen e sotme ka djegur të paktën 30 hektarë tokë me ullishte dhe bimësi të thatë dhe shkurre. Zjarri ka përfshirë gjithë gropën në këmbët e kodrës së Vainit dhe me pas i ndihmuar nga era e forte ka përpirë ç'ka ka gjetur përpara.
-
VIDEO
I dënuar me 20 vite burg për vrasje në 1998, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë
Hair Breshanaj, 62 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pasi është dënuar për vrasje më 1998.
-
VIDEO
Zjarr në fshatrat Panaja dhe Kërkovë të Vlorës, terreni vështirëson shuarjen e flakëve
VLORË- Dy vatra zjarri raportohen në fshatin Panaja dhe Kërkovë.
Mësohet se në vendngjarje është nisur zjarrfikësja me 8 tonë ujë, bashkë me 4 efektivë zjarrfikës. Për shkak të terrenit, po vështirësohet puna për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen dy finlandezë në Shëngjin
Dy shtetas finlandezë janë arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimi pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike".
-
VIDEO
Rama: Sot s'kemi siguruar dot energjinë që na nevojitej! Duhet të kursejmë, të hiqen nga puna punonjësit që s’kanë asnjë funksion
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimi me kryebashkiakët se vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme të energjisë. Ai tha se çmimi i energjisë në brusë ka arritur shifra stratosferike krahasuar me një vit më parë. Rama u shpreh se sot çmimi tavan i energjisë ishte 600 euro megavat, ndërsa një vit më parë blihej maksimumi me 900 euro.
Kreu i qeverisë tha se duhet të mësojmë të kursejmë, pasi mund të përballemi me situata më të vështira. Ai u tha kryebashkiakëve se në institucionet ku ka punonjës tepër, të cilët nuk kryejnë asnjë funksion duhen shkurtuar
“E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë diferencë të tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla. Nëse do vijë dita që do duhet të prekim energjinë dhe tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Kjo nuk ndodh se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe rrallë mund të pretendo. Kjo që nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Nëse s’do kishim këtë të jemi të sigurt që pjesa më e madhe do thonim nuk diskutohet që do i bëjmë. Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim.