-
VIDEO
Ilir Meta ‘zhvishet’ nga kostumi i Presidentit, nesër në Kuvend betohet kreu i ri i Shtetit Bajram Begaj
Ditën e dielë, Bajram Begaj merr detyrën si President i Shqipërisë. Kuvendi do të mblidhet në senacë ditën e nesërme në orën 18:00 dhe do ta drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas leximit të formulës së betimit, Begaj do të betohet para deputetëve dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
-
VIDEO
Marrëveshja për ekstradimet në Spanjë, dy dosje në tavolinën e Manjës! Ministri vendos ku do e vuajnë dënimin ish drejtori i Ujësjellësit dhe bosi i Porcelanosës
Pas marrëveshjes për ekstradimet me Spanjën dhe mbi 14 arrestime të personave në territorin shqiptar, pritet firma e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për dy rastet e para. Report Tv mëson se pas vendimeve të gjykatave që kanë lejuar ekstradimet në tryezën e Manjës ndodhen dosja e ish drejtorit të Ujësjellësit Kurbin, Alfred Prodani dhe e bosit të Porcelanosës, Nikolin Janina.Në rast se Manja firmos për lejimin e ekstradimit atëherë do jenë rastet e para. Në të kundërt atyre do t’i kovertohet dënimi i pakryer në Spanjë për tu kryer në Shqipëri.
-
VIDEO
Dritan Leli dje një orë në SPAK, Burime: U pyet për një aferë me tjetërsimet e pronave, ndaj tij nuk ka kallëzim
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është marrë dje në pyetje nga SPAK për rreth një orë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Leli është paraqitur për disa hetime të SPAK që kanë të bëjnë me një aferë për tjetërsimin e pronave.
-
VIDEO
Fluks automjetesh në Vlorë, pushuesit i drejtohen plazheve të jugut në fundjavë
Fundjava risjell trafik në Vlorë kjo edhe për shkak të numrit të pushuesve që i drejtohen jugut për plazh. Rruga Transballkanike por edhe përgjatë Lungomares ka patur më shumë lëvizje automjetesh.
-
VIDEO
Atentati në Milot/ Makina e blinduar që u qëllua me breshëri kallashnikovi u pa në varrimin e Brilant Martinaj
Makina e blinduar 'Toyota Land Crusiser' me të cilën po lëviznin Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi parë në varrimin e Brilant Martinaj. Ky i fundit u vra në një atentat rreth një javë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Së bashku me të ishin edhe Besmir Hoxha e Diklen Vata, të cilët gjithashtu mbetën të vdekur.
Ibrahimi dhe Preçi ishin shënjestër e një atentati mbrëmë në Milot. Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi shumë pranë pallatit të tyre dhe për pasojë Preçi mbeti i vdekur.
-
VIDEO
Atentati në Milot/ 3 autorët zbrazën 100 plumba ndaj makinës së blinduar të Preçit dhe Brahimit, disa prej tyre depërtuan në xhamin e pasëm
Autorët që kanë organizuar një natë më parë atentatin ndaj Ylli Ibrahimit dhe Klisman Preçit kanë zbrazur 3 karikatorë ndaj dy miqve. Ata i kanë ruajtur lëvizjet e 2 miqve, të cilët kanë pirë kafe në qendër të Milotit dhe më pas kanë shkuar në pallatin ku banonin. Autorët e maskuar kanë qëlluar me rreth 100 plumba drejt tyre, ku Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve që mori. Siç shihet nga fotot, disa prej plumabve kanë depërtuar në xhamin e pasëm të makinës.
-
VIDEO
Temperaturat mbi 40 gradë, dyndje pushuesish për në plazhet e Ksamilit
Temperaturat mbi 40 gradë celsius kanë bërë që qytetarët të shkojnë në plazh për tu qetësuar në fundjavë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se këtë të shtunë ka dyndje pushuesish në Ksamil, pavarësisht se çmimet e shezlongëve në Ksamil janë më të shtrenjtë se plazhet e tjera në jug.
-
VIDEO
Atentati me 1 viktimë në Milot/ Si u ndoqën 2 miqtë, autorët i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! Njëri u afrua te makina dhe i qëlloi me kallashnikov
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë në Milot ku mbeti i vrarë Klisman Preci dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se automjeti i autorëve ka qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Dy vatra zjarri brenda 20 minutash një natë më parë në Berat, rrezikoheshin banesat! U shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje
Dy zjarre brenda një harku kohor prej 20 minutash janë shfaqur njëri në hyrje të Beratit vendi quajtur Ura e Hanit tjetri në lagjen ish Uzina e baterive. Në të dyja zonat e zjarrit reparti MZSh Berat kanë shkuar në shpejtësi për të vënë nën kontroll zjarrin.
-
VIDEO
E bërë shoshë nga plumbat, dalin pamjet e makinës së viktimës dhe të plagosurit në Milot
Report Tv ka siguruar pamjet e makinës së shënjestrave të atentatit mbrëmjen e sotme në Milot, Klisman Preçit, i cili mbeti viktimë si dhe të Ylli Brahimit, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Siç shihet dhe nga pamjet makina tip ‘Toyota’ në xhamin e parë është bërë ‘shoshë’ nga plumbat ndërsa ishte e blinduar. Makina ishte me targa të Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
-
VIDEO
Be hap dyert Shqipërisë, po tani?
Ado Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar. I ftuar në emisioni "Pa Protokoll" në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari u shpreh do të ketë plane ekonomike dhe investime në ndihmë jo vetëm për institucionet shqiptare, shoqërisë civile, por dhe për bizneset.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Bumçi në Report Tv: Rama dështoi, s’është meritë e tij! BE mori këtë vendim për shkak të luftës në Ukrainë
Ado Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar.