-
VIDEO
Rama në mbyllje të takimit dyditor me kryebashkiakët: Këto janë porositë e padiskutueshme
Kryeministri Rama në mbyllje të takimit dyditor me të zgjedhurit socialistë ka lënë porositë për të gjithë kryebashkiakët, duke nisur nga vëmendja e shtuar për zonat rurale, deri te transporti, dhe te kalimi i ujësjellësave në dorë të Ministrisë së Transporteve.
"Jo në të gjitha bashkitë përmirësimi është aq sa duhet të jetë, për të garantuar mesataren e sigurtë që duhet të ketë PS kur merr besimin. Mesatarja e sigurtë nuk duhet të vihet në diskutim, ajo që ne duhet të bëjmë dhe që ka rëndësi është që në këtë komunitet bashkish, ka eksperienca shembullore që duhet të përcillen te të tjerët, ka shumë arsye për të komunikuar dhe ndarë informacione.
-
VIDEO
Atentati me 1 viktimë në Milot/ 2 miqtë u ndoqën nga autorët, i pritën 10 minuta në hyrjen e pallatit! Zbrazën 100 plumba në drejtim të tyre
Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, drejtuesi i mjetit tip 'Toyota Land Crusiser' dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije lëvizjet e atentatorëve. Ata kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Energji me orar! Rama: Kemi përgatitur planin! Mos bëni si unë që gjëmoj të fik dritat në kryeministri, të mësojmë të jetojmë kohët e vështira
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka bërë planin që qytetarët të kenë energji me orar. Kjo do të vihet në zbatim në rast emergjence. Rama tregoi rastin e tij duke thënë se gjëmon celësat për fikjen e dritave të hapura në kryeministri sa herë që nuk janë të nevojshme.
“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermania heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe mbrojtur, parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji.
-
VIDEO
Rama: Shëtitorja e Borshit do të bëhet para asaj të Shëngjinit
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se shëtitorja e Borshit do të bëhet para Shëngjinit.
“Shëtitorja e Borshit po bëhet. Do ketë dicka tjetër para shëtitores së Shëngjinit, do jetë Borshi dhe më pas shëtitorja e Shëngjinit meqë në Shëngjin po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë”, tha Rama.
-
VIDEO
U zotua se do ta shembte, arkitektët i prishin mendjen Ramës: Pallatin e Sulos do e kthejmë në qendër inovacioni
Në takimin me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Vlorë do të transformohet pallati i Sulos në qendër inovacioni.
“Nevoja për tu fokusuar tek përmbajtja e sezonit dhe nga pikëpamja kulturore dhe artistike. Jemi prap në mangësi jemi në mangësi për ofertën për orët që janë mes perëndimit të diellit dhe gjumit. Në Vlorë, po fillojmë punën edhe për transformimin e pallatit të Sulos në një qendër inovacioni dhe kulture që do të jetë më e madhja në Shqipëri dhe rajon për atë natyrë. Projekti është bërë për FSHZH, struktura është vendosur që të ruhet sepse e dini që ideja dhe zotimi im ka qenë që duhej të prishej por arkitektët argumentuan që mund të vihet në dispozicion të qytetit dhe rajonit të Vloës dhe më pas gjëja ka marrë zhvillim interesant e do jetë vlerë e madhe e shtuar.
Nëse Vlora do të ketë vision dhe këmbëngulje e lidership atje dhe nëse do të jetë në gjendje të ndërtojë program promovimi thithje të turistëve në harmoni me biznese, nuk do jetë e largët dita kur jo hotelet por gjithë apartamentet të shitura, pra do jenë për t’i dhënë me qera”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama për çmimet e larta: Jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh! E palogjikshme që të jetë 200-300 euro nata
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish cmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto cmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.
“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensive për ndërtimin e hoteleve të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që kirjohen. E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për cmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë cmimet, por kanë në dorë të jenë proactive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.
Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së cmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kemi përgatitur planin për kursim, energjinë do e kemi me orar! Duhet të mësohemi të jetojmë kohët e vështira
Kryeministri Edi Rama vijon takimet me kryebashkiakët, ku tha se është përgatitur plani për shkurtim të energjisë elektrike. Gjatë fjalës së tij bëri me dije se Pallatin e Sulos do e kthejnë në qendër inovacioni ndërsa më parë kishte deklaruar që do ta shembnin. Ishin arkitektët që e bindën se mund të vihej në dispozicion të qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
Meta vijon vizitën e fundit si President në Kosovë, takime me Kurtin dhe Konjufcën: E rëndësishme forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve
Një ditë përpara së të dorëzojë ‘çelësat e Presidencës’, Ilir Meta vijon vizitën zyrtare në Kosovë. Ai ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.
-
VIDEO
Kundërshtuan projektet e qeverisë, Rama i kthehet ashpër Gjicit dhe Ndreut: Jeni interesantë por muhabeti është pa lidhje! Nuk ke çfarë sqaron
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentin për dy kryebashkiakët Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu pasi kundërshtuan projektet e qeverisë. Në takimin në Pogradec, Gjici kundërshtoi projektin e ndërtimit të Urës së Madhe në Kukës, që sipas tij do ta linte qytetin si një xhep, dhe do ta shkëpuste nga rruga kryesore.
-
VIDEO
Kapen 80 000 litra naftë kontrabandë në Durrës, dështon plani djallëzor me peshkarexhën
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim tre persona dhe ka sekuestruar 80 000 litra karburant të futur kontrabandë përmes një peshkarexhe në port. Blutë bëjnë me dije se peshkarexha kishte dalë pa lejen e kapitenerisë në det të hapur dhe më pas kishte fitur GPS me qëllim humbjen e gjurmëve.
-
VIDEO
Akuzat e Rithemelimit: 4 të vrarë në 2 atentate nën hundën e policisë! Shqipëria në gjendjen e emergjencës së rendit dhe sigurisë
Sekretari për Diasporën i Rithemelimit, Indrit Hoxha ka reaguar për dy atentatet me 4 viktima që ndodhën brenda një jave në vendin tonë. Duke mos lënë akuzat për qeverinë, Hoxha thotë se situatat kriminale ndodhin nën hundën e policisë. Ndër të tjera theksoi se PD ka lëshuar thirrjen për emergjencën rendit dhe sigurisë duke sqaruar se duhen kërkuar përgjegjësitë për rendin dhe korrupsionin.
-
VIDEO
Zjarr në Risili të Vlorës, flakët pranë Ambulancës së fshatit, zjarrfikëset drejt vendngjarjes
Një zjarr ka rënë në fshatin Risili të Vlorës. Flakët mësohet se kanë rënë pranë ambulancës së fshatit. Report Tv mëson se zjarrfikësit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.