-
VIDEO
DETAJET/ U qëlluan sapo zbritën nga makina e blinduar, si ndodhi atentati me 1 viktime dhe 1 të plagosur në Milot
Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi, u qëlluan me armë zjarri në qendër të Milotit, sapo zbritën nga një makinë e blinduar ‘Land Rover’, bëjnë me dije burime për Report Tv. Nga atentati mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa është plagosur rëndë Ylli Brahimi. Ndërsa pak pas atentatit një makinë e djegur u gjet në Gramëz të Krujës, brenda secilës ishin edhe dy kallashnikovë. Ylli Brahimi 46 vjeç është nën kujdesin e mjekëve, ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.
-
VIDEO
Iu bë atentat në Milot, ndërron jetë një prej të plagosurve te Trauma
Një prej të plagosurve nga atentati i mbrëmjes së sotme në Milot ka ndërruar jetë. Mësohet se Klisman Preçi ka ndërruar jetë tek spitali i Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Report Tv siguron VIDEO, ja momenti kur digjet makina e autorëve të atentatit në Milot
Report Tv ka siguruar video ekskluzive nga makina e djegur në Gramzë. Në video shihet makina në flakë që është përdorur nga autorët për atentatin në Milot.
-
VIDEO
Atentati në Milot, gjendet një makinë e djegur në Krujë
Një makinë tip 'Audi' është gjetur e djegur në Krujë në Gramëz, pak pas atentatit me një viktimë dhe një të plagosur në Milot. Brenda makinës u gjet një armë tip 'Kallash'.
-
VIDEO
‘A kam plumb në kokë’, kush është i plagosur tjetër në Milot, i shpëtoi një atentati pak muaj më parë
Klisman Preçi, i cili ka mbetur i plagosur nja një atentat mbrëmjen e sotme, i ka shpëtuar një atentati pak muaj më parë. Ai ishte bashkë më kushëririn e tij Blerim Preçi, ku u qëllua nga një makinë në lëvizje.
-
VIDEO
Atentat në Milot, dy të vdekur, një i plagosur! Një prej viktimave një vit më parë i shpëtoi breshërisë së plumbave
MILOT- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur te vdekur, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Sipas po të njëjtave burime për Report Tv, është vrarë Ylli Brahimi si dhe një 28-vjeçari Klisman Preçi.
-
VIDEO
U ekzekutua sot në Milot, Ylli Brahimi i shpëtoi një vit më parë një atentati mafioz! Ja VIDEO nga momenti kur u qëllua
Ylli brahimi i cili është ekzekutuar sot, një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit. Report Tv rikthen videon nga atentati i organizuar një vit më parë ndaj tij. Në video shihet sesi Brahimi ka qenë duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor kanë ardhur me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.
-
VIDEO
Shqipëria kur bëhet yll në flamurin e BE?
Më 19 korrik Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, për të folur lidhur me negociatat, ishte i ftuar kryenegociatori Zef Mazi. Mazi u shpreh se hapja e negociatave ishte një kurorëzim i një pune të filluar që në vitin 1992.
-
VIDEO
‘Shqipëria turistike’/ Plazh buzë lumit, atraksion i ri në Ulëz të Matit
Rreth 70 kilometra nga Tirana ndodhet Ulza e Matit, një ndër atraksionet turistike që po tërheq vizitorë nga e gjithë Shqipëria por dhe turistë të huaj. Teksa pret të shijosh gatimet e shijshme të zonës, mund të bësh plazh në liqenin e Shkopetit me varkë apo skaf.
-
VIDEO
Ish-kryeministri ‘Non-grata’ edhe nga Britania/ Vangjeli: Asgjë e re! Ka një betejë të vetme për të bërë, Saliu duhet të mund Berishën
Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka njoftuar vetë se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se ky lajm i është bërë e ditur përmes një letre, ku theksohet se ky vendim është marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.
-
VIDEO
Krujë/ Aksident në afërsi të Krastës, makina përfundon në greminë, plagoset rëndë 27-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Krujë-Fushë-Krujës në afërsi të Krastës. Një makinë tip Fiat ‘Doblo’ me drejtues A.SH, 27 vjeç nga Kruja ka dalë nga rruga duke përfunduar dhjetëra metra në përrua
-
VIDEO
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Krastë të Elbasanit
Ditën e sotme është riaktivizuar përsëri vatra e zjarri në Krastë të Elbasanit. Raportohet se zjarrfikëset ndodhen në zonën e përfshirë nga flakët.
Ndërkohë vijon puna për vënien në kontroll të flakëve.
Kujtojmë se dhe një ditë më parë, Krasta, e konsideruar si 'mushkëria' e qytetit, u përfshi nga flakët.