-
VIDEO
Lezhë/ Iu gjetën 15 pako kanabis në formë çokollatë, arrestohet drejtuesi i autobusit të linjës Tiranë-Tropojë
Iu gjetën 15 pako kanabis në formë çokollatë, arrestohet drejtuesi i autobusit, Alban Ismalaj.
-
VIDEO
Në Elbasan e kremtojnë Kurbanin Bajramin në xhaminë e re
Kjo e shtunë ishte një festë e dyfishtë për besimtarët myslimanë në Elbasan. Veç kremtimeve për Kurban Bajramin ata munden të faleshin në xhaminë e sapo përfunduar ne qendër të qytetit , atë të Ballies.
Pas 55 vjetësh, që nga prishja e xhamisë së Ballies, rreth 1000 besimtarë nga Elbasani por jo vetëm kanë kryer rriten e faljes në ditën e shenjtë atë të Kurban Bajramit në pjesën e jashtme të xhamisë ndërsa një numër i lartë besimtarësh ishin vendosur përgjatë bulevardit qendror. Përfaqësues të myftinisë dhe besimtarë përcollën urimet e tyre për ditën që simbolizon sakrificën njerëzore në emër të krijuesit.
“Sot është një ditë kur kujtojmë historinë e mrekullueshme të Ibrahimit që ishte gati të bëntë kurbanin djalin e tij për hir të urdhrit hyjnor. E sotmja sjell një mesazh të madh të shenjtërisë së familjes. Duhet ta mbrojmë”, tha njëri prej tyre.
E lartësuar si një fisnike, në vendin e saj shumë shekullor, kjo xhami edhe një herë tregoi respektin dhe qytetarin e një qyteti të lashtë sa vetë Ballia.
-
VIDEO
Alibeaj lutje për Bajram: Reflektoni! Si sot duhet të jetë çdo ditë
Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku ishte për të uruar kryetarin Bujar Spahiu u shpreh se si kjo ditë, me reflektim dhe paqe duhet të jenë të gjitha për një shoqëri më të mirë.
“Kjo është një ditë reflektimi për të kuptuar, që nderi dhe respekti për të tjerët ngelen në këtë botë. Është kjo një ditë reflektimi, si kjo duhet të jetë çdo ditë tjetër” tha ai.
Më herët ai bëri thirrje për të menduar për më të dobëtit.
“Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi ndaj vlerave njerëzore, mirësia, dhimbsuria për tjetrin dhe vullneti për të bërë mirë në këtë botë është kuptimi i jetës.
Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.
Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë”.
-
VIDEO
Kukësi ‘binjakëzohet’ me Lubeck në Gjermani, firmoset marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit
Të dyja bashkitë dhe në veçanti institucionet e tyre specifike, do të përpiqen për bashkëpunim zhvillimor dhe shkëmbim reciprok të përvojës, veçanërisht në fushën e shërbimeve me interes të përgjithshëm, mbrojtjen e mjedisit, dhe çështje administrative përkatëse. Fokusi kryesor është në depozitimin e mbetjeve dhe ujërave të zeza.
-
VIDEO
Sot Kurban Bajrami, Myftiu i Beratit uron të gjithë shqiptarët: Gëzuar për shumë vjet
Myftiu i Beratit Baftjar Këllëzi ka ndarë një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 9 korrik 2022
e Deklarata për armiqësi e Sali Berishës ndaj Edi Ramës, prurjet e reja të Partizanit dhe historia e dashurisë e Eva Reçit me Kledi Hysa
-
VIDEO
Sot merrni çadrën me vete, vranësira dhe shi në të gjithë territorin
E sotmja do të jetë një dit e freskët. Sipas MeteoAlb, depërtimi i një mase ajrore të ftohtë nga veriu i Europës drejt vendit tonë do të sjellë vranësira dhe shira në të gjithë territorin, herë pas here rrebeshe shoqëruar me mini stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike.
-
VIDEO
Sot Kurban Bajram, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin 'Skënderbej'
E sotmja është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, kremtimi i Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skëndërbej' në Tiranë, ndërkohë që mijëra të tjerë pothuajse në të gjitha xhamitë e vendit. Falja ka nisur në orën 06:05.
-
VIDEO
Protesta e Berishës/ Boçi në ‘Pa Protokoll’: Nuk ishte vetëm politike, kishte dhe shoqëri civile! PD-ja drejt një procesi bashkimi
Në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv me gazetaren Anduela Ndreu, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, protesta e thirrur në 7 korrik nga Sali Berisha, nuk ishte vetëm një protestë politike, por dhe e shoqërisë civile.
-
VIDEO
Veliaj ironizon Kryemadhin: Ajo ka dhoma dhe banjo për macet, por jo për familjet e prekura nga tërmeti
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në lidhje me akuzat e saj mbi procesin e rindërtimit. Nga Kombinati, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS, Veliaj tha se shqetësimi i vetëm i Kryemadhit është interesi i saj politik.
“Kombinati ka pritur gjatë për çështjen e tërmetit dhe unë dua t’ju shoh në sy e t’ju them të vërtetën: Kemi bërë 22 gjyqe. Këtu vinte Monika Kryemadhi - që ka shtëpi e dhoma edhe për macet, ka edhe banjo për macet, por nuk ka një dhomë për një familje të prekur nga tërmeti - dhe i cyste njerëzit, u thoshte çojeni në gjyq, merrni masa bllokimi. Po pse më bllokon të mos bëj shtëpitë e njerëzve? Çfarë duhet të bënim? Duhet të fitonim 22 gjyqet dhe i fituam 22 me 0, se progresi nuk ndalet”, u shpreh ai.
Veliaj shprehu bindjen se Bashkia e Tiranës do të fitojë edhe gjyqin për të zhbllokuar punën për heqjen e ndërtimeve pa leje te varrezat e Sharrës.
-
VIDEO
Gjiknuri në Kombinat: Opozita shqiptare si ajo maqedonase, proteston kundër integrimit
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore është konsolidimi i arritjeve që janë bërë deri më tani. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6 bashkë me Kryetarin e PS për Tiranën Erion Veliaj, Gjiknuri komentoi dhe protestën e djeshme të opozitës.
“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka. Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoni kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje. Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë. Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gjëra që duhen shmangur. Pra ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”, tha Gjiknuri.
-
VIDEO
Vangjeli: Në 7 Korrik pamë një protestë private të Sali Berishës! Basha, politikan më radikal se ai
Për analistin Lorenc Vangjeli, protesta e 7 Korrikut u thirr nga Sali Berisha për problemet e tij personale. Sipas tij, hallet e Berishës nuk ngjajnë me ato të qytetarëve shqiptarë.