-
VIDEO
Meta nga komuniteti Mysliman nuk flet për politikë por ka një mesazh për rininë: Fëmijët e shqiptarëve të rrinë këtu
Nga Komuniteti Mysliman, ku shkoi për të uruar Kurban Bajramin, Presidenti Meta refuzoi të fliste për politikë, por një mesazh e kishte për të gjithë të rinjtë pasi u pyet nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori.
-
VIDEO
Droguan dhe përdhunuan 23-vjeçaren në Londër! Dënohen me 57 vite burg 3 shqiptarët
Duke i shkaktuar makthin më të keq të jetës së saj në shtator të vitit të kaluar, viktima 23-vjeçare ishte duke shijuar natën e saj të parë pas kufizimeve të Covid me një miken e saj. Pasi ishte ndarë nga mikesha, ajo u përndoq fillimisht brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.
-
VIDEO
Rama, me rektorët: Ndërkombëtarizimi i universiteteve po ecën me ritme të larta 175 marrëveshje për programe të përbashkëta
Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Politikave në Arsimin e Lartë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të ndërkombëtarizimit, me në fokus zbatimin e 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, si dhe shfrytëzimin e mundësive të reja të lidhjes së marrëveshjeve me ta.
-
VIDEO
Forumi i sigurisë në Bukuresht, Mediu flet për luftën: Duhen sanksionuar kompanitë kineze nga vendet e NATO- s, nuk sanksionoi Rusinë
Mediu mori pjesë në forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Bukuresht me temë”Lufta në Ukrainë dhe ristrukturimi i Sigurisë Globale”, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Organizator të këtij forumi në bashkëpunim me Kongresin Amerikan dhe Komisionin e Sigurisë të parlamentit Rumun.
-
VIDEO
Fier/ Tentoi të vriste të ëmën me thikë, mbetet në burg 30-vjeçari Klaudio Çobaj
FIER- Është dhënë sot masa e sigurisë me burg për 30-vjeçarin Klaudio Çobaj i cili tentoi të vriste të ëmën e tij me thikë. Vendimi i mor në ambientet e gjykatës së Fierit.
-
VIDEO
'Kujdes, keni kontrolle...'/ Grup në ‘Telegram’ për ‘t’ia hedhur’ Rrugores! 1026 persona komunikojnë ‘rrezikun’ për postblloqet dhe radarët e policisë
Një grup është ngritur në aplikacionin e mesazheve “Telegram” i cili shërben për të njoftuar shoferët për praninë e radarëve dhe makinave inteligjente në rrugë. Grupi ka më shumë se 1000 mijë anëtarë shoferë, të cilët në çdo moment të ditës njoftojnë njëri-tjetrin për rrezikun e gjobës për shkak të shpejtësisë.
-
VIDEO
Rikthehen fushat sportive e mjediset rekreative në Zharrëz! Bankers petroleum investon 100 mijë dollarë në Patos
Kompania Bankers Petrolium, ka investuar në zonën e Zharrëzës, 100 mijë dollarë në fusha sportive dhe ambiente rekreative. Falë projektit, është rikonstruktuar edhe ambienti i jashtëm i godinës së njësisë administrative.
-
VIDEO
Kryemadhi uron nga Komuniteti mysliman: Dua të uroj të gjithë shqiptarët në këtë ditë të shënuar!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët nga komuniteti mysliman.
'Në këtë ditë të shënuar të gjithë besimtarëve myslimanë dua të uroj të gjithë shqiptarët. Ajo që është shumë e rëndësishme vetëm besimi në zot na krijon mundësinë për të qenë vetvetja të largojmë të keqen por përkundrazi ta luftojmë atë. Gëzuar edhe pse ju jeni në punë.'-tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Balla nga Fieri: 7-8 mijë veta dhe flasin për ndryshim kursi! Fatkeqësi për PD-në që në krye ka një ‘non grata’
Fatkeqësia është që në krye të Partisë Demokratike është një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjitha diskutimet e tjera për protestën e Berishës janë qesharake. Qëndrimin socialist e ka ripërsëritur sot nga Fieri kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
-
VIDEO
Balla uron shqiptarët nga Fieri: Vëmendja jonë shkon te ata që janë në vështirësi, gëzuar
Me rastin e Kurban Bajramit, Taulant Balla ka uruar shqiptarët nga Fieri duke e konsideruar si një festë shumë e rëndësishme e besimit islam.
'Uroj gjithë besimtarët gëzuar festën e kurban Bajramit. Është një festë shumë e rëndësishme e besimit islam. Edhe vëmendja jonë shkon te ata që sot janë më në vështirësi, këto janë vlerat që na kujton partia socialiste. Gëzuar të gjithë dhe faleminderit kolegëve të tjerë që ishim në xhaminë e fierit si një simbol të bashkëjetesës ndërfetare këtu në Fier.'- tha Balla.
-
VIDEO
Kremtohet festa e Kurban Bajramit në Lezhë! Besimtarët mysliman falin namazin në xhaminë e qytetit
Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në Lezhë. Me mesazhe paqeje e harmonie për njeri tjetrin si dhe lutjet për më shume begati, besimtaret mysliman i janë drejtuar që në oret e para të mëngjesit xhamise së qytetit për të falur namazin.efekt
Imami i Xhamisë së Lezhës, përcolli mesazhin e tij me rastin e kësaj feste mjaft të rëndësishme për myslimanet.
Pas faljes së namazit, myftinia e Lezhës hapi dyert për vizita për Festen e Bajramit, ku të pranishem ishin përfaqësues lokal e të partive politike në këtë qytet. -
VIDEO
Rikthehen pas 6 vitesh në Durrës 4 statujat bronzi të yjeve të rrokut! Emra si John Lennon e Tina Turner zbukurojnë shëtitoren
Pas një konservimi 6 vjeçar në fondamentin e Muzet Kombëtar Arkeologjik Durrës,4 statujat prej bronzi të yjeve të rrokut janë shfaqur sërish në shëtitoren bregdetare në qytetit të Durrësit.