-
VIDEO
Shpërthimi i bombolës në një banesë në Tiranë, banorja: Çuni i vogël qante me ulërima! E ëma e foshnjës ishte duke pirë kafe
Shpërthimi i bombolës në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë ka zbardhur detaje të reja sa i përket dinamikës së ngjarjes parë nga fqinjët që dhanë ndihmën e parë. Sipas një banoreje, të pyetur nga Report TV, e ëma e të miturit, ka qenë jashtë në kafe në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Gruaja ishte e divorcuar nga bashkëshorti dhe për këtë arsye jetonte vetëm me nënën dhe djalin.
'Janë njerëz të mirë e të urtë po kjo është jeta. Jetonte me gocën që kishte foshnjë n 6 muajsh, se ajo ishte e divorcuar. Jetonin me kushte që jetojnë gjithë shqiptarët. Të gjithë ndihmuan, gocën time e kam në polici nuk ka fjetur gjumë, se qante çuni i vogël me ulërima.
Nëna (gjyshja) doli e para, e harroi djalin pastaj tha ua kam foshnjën, ua është djali bërtiti. E ëma e foshnjës ishte duke pirë kafe.'- tha banorja.
-
VIDEO
Shpërthimi i banesës në Tiranë që i mori jetën foshnjës 6 muajsh, dalin PAMJET kur zjarrfikësit 'mësyjnë' në banesë
Momentet që shihni në videon e siguruar nga Report Tv tregojnë momentin ku zjarrfikësit përpiqen të mësyjnë në banesën e përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Shpërthimi ndodhi pak pas mesnate për shkak të një bombole të gazit, si pasojë ndërroi jetë një foshnje 6 muajsh.
-
VIDEO
Tiranë/ Merr flakë bombola e gazit gjatë natës, ndërron jetë foshnja 6 muajsh! Ishte në shtëpi me gjyshen, u nxor me shenja jete, por vdiq në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Një foshnje 6 muajsh ka humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë.
-
VIDEO
‘Kasketa’ rikthehet pas 9 vitesh në Report Tv! Starton sot në 20:55 me Kastro Zizon dhe ‘Dajën’
Pas 9 vitesh emisioni ‘Kasketa’ rikthehet në Report TV. Emisionin e parë premierë nën moderimin e Kastro Zizos do të mund ta ndiqni në orën 20.55. Përkrah tij do të jetë bashkëpunëtori Hair Ismailoni, i njohur ndryshe si ‘Daja’.
-
VIDEO
Rikonstruktimi i spitalit Infektiv, Rama: Sistemi i sigurisë i garantuar, në korrik do ju rrisim edhe rrogat! Çomo: Është e pabesushme, ëndërr që po kthehet realitet
Për 2 vite pandemi, spitali infektiv trajtoi pacientë të infektuar me Covid-19 dhe tashmë që sëmundja duket se është në zhdukje, ka nisur rikonstruksioni i ambienteve dhe punimet i ka inspektuar nga afër kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Burg pa afat policit që vrau kolegun brenda në Komisariatin Nr.3, gjykata: T'i bëhet ekspertizë mjeko-ligjore (Iu gjetën anti-depresantë në shtëpi)
Ludjan Zaimi, 25-vjeç ka zgjedhur që të heshtë, që nga momenti që mësoi se kolegu Çaush Saliasi, që qëlloi 7 herë me pistoletë, kishte ndërruar jetë! Edhe sot, në seancën gjyqësore, ai nuk ka thënë asgjë, thjesht ka mësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës që e la në burg, ndonëse avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë.
-
VIDEO
Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Të mos marrim pjesë, Rama e tregoi që s'iu qëndron marrëveshjeve! Berisha mbledhje paralele me Rithemelimin
Opozita paralajmëron se do të bojkotojë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri! Në mbledhjen e grupi t PD-së, që po zhvillohet në selinë blu, kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.
-
VIDEO
Zhvillohet në Vlorë stërvitja ushtarake ‘GRUPEX’, anijet luftarake rrethojnë Karaburunin! Sot do kryhen qitje bregdetare
Në datën 25 dhe 26 maj do të zhvillohet stërvitja GRUPEX. Kjo është një stërvitje ushtarake dy ditore për certifikimin e grupeve të anijeve në kryerjen e detyrave luftarake dhe të RB.
-
VIDEO
Gjirokastër, dhunuan 11 emigrantë dhe u morën paratë, arrestohen 6 të rinj! 2 prej tyre u kapën në Rrugën e Kombit pas një orë ndjekjeje nga policia
Numri i të arrestuarve për dhunën ndaj emigrantëve dhe vjedhjen e parave ka arritur në 6. Autorët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 22.05.2022, kanë marrë 11 emigrantë të paligjshëm, në aksin rrugor Gjirokastër-Virua, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit dhe në afërsi të fshatit Mashkullorë, u kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, 11 aparate celulare dhe sende të tjera personale që emigrantët e paligjshëm i kishin me vete.
-
VIDEO
Tirana 'zgjohet' nga ëndrra! Rama: Shqipëria la një përshtypje fantastike! Veliaj: Kryeqyteti sot në mëngjes xixë
TIRANË- Kryeqyteti është zgjuar nga "ëndrra" që përjetoi mbrëmjen e djeshme, ku priti një finale të madhe Europiane, që u kulmua me një fitore të Romës. Sot në rrugët e kryeqytetit gjurmët e vetme janë banderolat e vendosura në mure dhe shija e mirë që la ajo finale. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta nis me një falenderim për të gjithë njerëzit që kontribuuan që e gjithë mbremja e djeshme të shkonte siç duhet, teksa tha se Shqipëria ka lënë një mbresë fantastike te Europa.
-
VIDEO
Finalja e Tiranës mes spektaklit dhe incidenteve, Roma merr trofeun
Tirana 'hajmalia' e italianëve. Roma ka mundur 1-0 Feyenoordin në 'Air Albania' duke marrë trofeun e parë evropian në historinë e saj pas 61 vitesh, dhe të parin për futbollin italian pas 12 vitesh! Italianët shpërthejnë në festë, duke 'iu falur'...
-
VIDEO
Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punonjësit e fasonerisë! Asnjë i lënduar
Autobusi që po transportonte punonjësit e një fasonerie në Vlorë është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Vlorë. Janë dëgjuar shpërthime dhe punonjësit kanë zbritur në kohë.