-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv, Syri i Kaltër ende pa parkim, pa tualete e pa tren elektrik! Afati i investimit që kushtoi 150 mln lekë përfundoi më 1 maj! Pushuesit nuk lejohen që të lahen
Afati për punimet në Syrin e Kaltër ka përfunduar më 1 Maj, por nga një vëzhgim në parkun natyror, Report Tv ka konstatuar disa problematika, siç është mungesa e parkingjeve dhe tualeteve publike. Ndërsa turistët kërkojnë vendosjen e një treni elektrik për transportin në park
-
VIDEO
I dënuar si pjesë e një grupi kriminal për trafikun e drogës në Spanjë, arrestohet për qëllim ekstradimi 45-vjeçari në Fier
45-vjeçari Armand Kuçi u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin drejt Spanjës në kuadër të operacionit të koduar ‘Memeber’. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Iberikët për kultivim të bimëve narkotike
-
VIDEO
Aparatura të reja për spitalet publike, Rama e ministrja e Shëndetësisë inspekojnë investimet te ‘Shefqet Ndroqi’, shtohen skanera të rinj
4.2 milionë euro janë hedhur së fundimi nga shteti për pajisje mjekësore e aparatura në spitalet publike. Bëhet fjalë për katër skanera, 18 grafi, 4 ECHO dhe një angiograf. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan investimin e bërë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ nga ku u veçua se do të ulet koha e pritjes për kryerjen e një skaneri dhe cilësia e diagnostikimit.
-
VIDEO
Rama dërgoi gazetarin për 'riedukim', Balla: Në Shqipëri ka liri të medias! Edhe Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN
“T’ju them të drejtën në Shqipëri ka liri mediash. Sepse fakti që kemi një diversitet kaq të madh nëse do t’i krahasonim sa outletesh mediatike kemi në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, kemi më shumë. Të gjitha këto rekomandime të shihen në kuadër më të gjerë dhe rajonal. Ka ndodhur nga koha kur Donald Trump i kërkonte heqjen e fjalës së një gazetari të CNN në konferencë për shtyp. Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë. Unë kam studiuar modelin e demokracisë amerikane. Natyrshëm që fakti që ju ngrini, nuk ka të bëjë aspak me lirinë e medias. Është çështje e komunikimit, kur mblidhemi të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Rasti i asaj dite ishte një gjë e madhe, një bazë ushtarake e NATO-s në Shqipëri. Dhe nga kjo kalojnë në një çështje tjetër. Ju jeni ekspertë të kësaj fushe, nuk dua të hyjë në detyrën tuaj. Komunikimi publik është një detyrim”, tha ai.
-
VIDEO
I gjithë vendi ‘pushtohet’ nga moti i keq, reshjet e shiut largojnë pushuesit nga zonat bregdetare
Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, mesditën e sotme kanë nisur reshjet e shiut shoqëruar me erë të fortë në zonat bregdetare. Stuhia e verës ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhet, ndërsa është shoqëruar me trafik në rrugët e qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
Avokati i Xhaçkës në Kuvend: Kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, s’ka përfituar asgjë
Avokati i ministres, Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend ka thën se kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotësohet kushti që duhet të jetë vetë deputeti që kryen veprimtari përfituesi. Vetëm për këtë shkelje Kuvendi ka të drejtë ta vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
I gjithë vendi ‘pushtohet’ nga moti i keq, reshjet e shiut largojnë pushuesit nga zonat bregdetare
Këtë të premte moti do të ketë një ndryshim drastik. Ndonëse deri më tani jemi përballur me temperatura të larta, sipas MeteoAlb sot vendi do të përfshihet nga reshje dhe stuhi shiu.
-
VIDEO
Rindërtimi në Durrës/ Banorët ngrihen në protestë: Po na e prishin pallatin padrejtësisht, fillimisht e vlerësuan të banueshëm
Banorët e një pallati në lagjen nr. 5 në Durrës kërkojnë sërish ekspertizë pasi sipas tyre ka pasaktësi dhe objekti pritet të shembet. Fillimisht pallati është vlerësuar i banueshëm dhe kanë marrë grant riparimi, por një eksepertizë e dytë e ka nxjerrë të pabanueshëm. Për problemin banorët iu drejtuan Bashkisë.
-
VIDEO
Babë e bir kultivonin kanabis në banesën e tyre në Fushë Krujë, arrestohen me 3.7 kg lëndë narkotike
Babë e bir e kishin përshtatur banesën e tyre në Fushë Krujë në ambiente të kultivimit të kanabisit. I ati 53-vjeçar dhe i biri 19 vjeç janë arrestuar ditën e sotme nga policia si dhe u janë sekuestruar 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje, së bashku me automjetin dhe aparatet celulare.
-
VIDEO
U sekuestrua pallati, ndërtuesi: Pronarët thonë se dokumentet janë në rregull! Bëhet fjalë për një falsifikim që mund të jetë bërë para 20 vite
Ndërtuesi i pallatit i cili është sekuestruar nga Gjykata në Vlorë ka thënë për mediat se ai vetë, që është edhe investitor në masën 80%, nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur. Sipas tij pronarët thonë se dokumentet janë në rregull! Sipas tij bëhet fjalë për një falsifikim që mund të jetë bërë para 20 vite
“Unë jam ndërtuesi dhe jam investitor në masën 80%. Unë kisha dëgjuar disa herë, pasi pala tjetër që pretendon për objektin ka kontaktuar disa herë me mua. U kam thënë personave që kanë kontratën me mua që ta zgjidhin këtë situatë sepse po rëndohem për një gjë që s’ka lidhje me mua. Më kanë thënë që e kemi të saktë.
Janë 2 pronarë, prona e parë më kanë thënë që është shumë në rregull. Tjetra, një banesë 37.5 metra katrorë pretendohet se është një dokument i falsifikuar që unë nuk e kam parë. Për mendimin tim vendimi i gjykatës është i pandershëm. Ne do të bëjmë ankimin sipas ligjit”, ka thënë ai.
Certifikata që ka dalë nga ZVRPP Vlorë është shumë e rregullt por bëhet fjalë për një falsifikim të bërë 20 vite më parë”, ka thënë pronari.
-
VIDEO
Dalin PAMJET, ja godina 8-katëshe në ndërtim e sekuestruar sot nga prokuroria e Vlorës
Kjo është godina 8-katëshë në ndërtim që është sekuestruar sot nga Prokuroria e Vlorës.
-
VIDEO
Prokuroria Vlorë sekuestron një objekt 8-katësh në ndërtim, dyshohet se është vënë nga pastrimi i parave kriminale
Prokuroria Vlorë ka sekuestruar një godinë banimi 8-katëshe plus një kat nëntokë. Sipas dokumentit të siguruar nga Report Tv, kjo pasuri dyshohet se është vënë nga pastrimi i parave të vënë nga aktivitetet kriminale.