-
VIDEO
Mbyllet ndeshja, tifozët shpërndahen qetësisht në rrugët e Tiranës
Pas mbylljes së finales se Conference League, situata në Tiranë paraqitet e qetë. Tifozët po shpërndahen në rrugët e kryeqytetit qetësisht, ndërsa deri më tani nuk raportohet për incidente.
-
VIDEO
Lojtarët e Romës në lot gëzimi, shkruhet me germa të arta emri i klubit
Roma fitoi trofeun e Conference League, në Air Albania. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët i janë drejtuar tifozërisë, e disa prej tyre lotonin nga gëzimi.
Më pas, u shkruajt edhe emri i Romës me shkronja të arta në trofeun e Conference League.
-
VIDEO
VIDEO/ Më të zhurmshëm se kurrë, tifozët e Feynoord ‘çojnë peshë’ Air Albania
Tifozët e Feynoord duket se po shijojnë në maksimum atmosferën brenda në stadiumin e ‘Air Albania’. Në prag të nisjes së ndeshjes ata po brohorasin për skuadrën e tyre të zemrës.
-
VIDEO
U përplas me makinën pak ditë më parë teksa po i jepte motorit, vdes në spital 18-vjeçari në Elbasan! Video nga momenti i përplasjes
Bjorni Papri, 18-vjeç i cili u aksidentua pak ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit ka ndërruar jetë në spital
-
VIDEO
Mbërrin autobusi me ekipin e Romës në 'Air Albania', tifozët u japin zemër
Mbërrin autobusi me ekipin e Romës në 'Air Albania', tifozët u japin zemër.
-
VIDEO
Pamje fantastike nga brenda stadiumit 'Air Albania', si duket impianti modern para finales
Në orën 21:00 pritet të nis finalja e madhe europiane mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në 'Air Albania'. Tifozët e parë janë futur në stadium, teksa siç shihet në pamje fusha duket në gjendje të mirë.
-
VIDEO
Prej muajsh dergjet në shtrat, ’Pa Gjurme’ ndihmon 31-vjeçarin e paralizuar
Rasti i djalit nga Podgoria preku zemrat e shumë qytetarëve, të cilët dhanë ndihmesën e tyre për 31-vjeçarin. Pas apelit për ndihmë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, një lajm i mirë mbërriti në redaksi. Deri pak ditë më parë i riu nga Korça kishte hasur vështirësi për të marr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal, ndaj kjo ishte një nga arsyet pse ai kërkoi ndihmë në program. Sot për Anin u ofrua një mundësi, ai i kurimit të tij në Tiranë. Ka udhëtuar nga Korca për të mbërritur herët në mëngjes, ndërsa stafi i programit e shoqëron për në destinacionin final. Nuk i fsheh dot emocionet, sikundër dhe gëzimin që shihet në sy, për mundësinë që i ëshhtë dhënë, drejt një rikuperimi të shëndetit të tij, mundësi që erdhi fal spitalit Hygea në Tiranë. Bashkë me të dhe nëna që e shoqëron kudo ndjehet dyshif e gazuar.Në pak minuta komunikuam me stafin e spitalit, ndërsa mësuam se 31-vjeçari do të shtrohej në sallën e mikrokirurgjisë, pasi duhej t’i nënshtrohej një ekzaminimi të plotë dhe të imtësishëm i plagëve që I janë hapur në trup, nga qëndrimi shtrirë për një kohë të gjatë. Të gjithë ishim në pritje, mirëpo në sytë e nënë Safetes, shihej sa gëzim dhe ankth në të njejtën kohë. Mjekja kirurge Erjona Sinani nisi ekzaminimin e plagëve në trupin e pacientit, duke marrë dhe kampione për të gjitha analizat që nevojiteshin.Pas përgjigjeve të kulturave që u morën në plagët e 31-vjeçarit nga Korça, mjekja Erjona Sinani nis mjekimin. Duke qenë se gjendja e shëndetësore e 31-vjeccarit nuk kishte agravuar, doktoresha konkludoi se mjekimi i tij në avancë do të bëhej në kushte shtëpie nga nëna e tij dhe çdo muaj do të paraqitej pranë spitalit Hygea për trajtim më të specializuar, në mënyrë që të bëhej një rikuperimi plotë i të gjitha plagëveNdërsa prisnim që të dilnin përgjigjet e disa analizave që do të shërbenin për të kqyrur edhe më imtësisht gjendjen shëndetësore të Ani Gurit, 31-vjeçarin e vizitoi mjeku urolog pranë spitalit Hygea, i cili këshilloi që pacientit t’i bëhej një eco abdominale, për të parë nivelin e infeksionit në traktin urinar, si dhe gjendjen e abdominalit si pasojë e këtij infeksioni. Mjekja specialiste konstatoi një infeksion në fshikëz, por fatmirësisht infeksioni nuk kishte përparuar në organet e tjera të trupit. Pasi përfunduan të gjitha analizat e nevojshme, mjekët e spitalit Hygea i dhanë 31-vjeçarit nga Korça mjekimin e duhur me të cilin do të operonte në kushte shtëpie, deri në vizitën e radhës.
-
VIDEO
Ambasadori italian për Report Tv: Finalja e rëndësishme për Shqipërinë, të tregojë që është gati të anëtarësohet në BE! Uroj që mbrëmja të mbyllet me një festë
Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci në një intervistë për Report Tv është shprehur se kjo ndeshje finale është shumë e rëndësishme për vendin tonë, si një mënyrë për të treguar që është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, teksa tha se shpresonte që mbrëmja të mbyllej me festë.
-
VIDEO
Veliaj mirëpret në Tiranë kryebashkiakun e Roterdamit, thirrje tifozëve të dy skuadrave: Festoni në paqe, në respekt të qytetit
Kryebashkiaku i Roterdamit Ahmed Aboutaleb ka mbërritur në Tiranë për finalen mes Romës dhe Feynoord që do të mbahet ditën e nesërme në Air Albania. Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai që ka ndarë një foto teksa shtrëngon duart me Aboutaleb. Veliaj u kërkon tifozëve të festojnë në paqe në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.
“Mirë se erdhe në Tiranë për ndeshjen Roma-Feynoord miku im, Ahmed Aboutaleb – kryebashkiak i Rotterdamit!
U kërkojmë të gjithë tifozëve të festojnë në paqe, në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.
Mezi pres nesër ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri”, shkruan Veliaj. -
VIDEO
Totti shijon byrekun me fasule! Dreka "VIP" në Pallatin e Brigadave, kuzhinierët nga Lezha gatuajnë për kryesinë e UEFA-s
Mesditën e sotme është shtruar një drekë në Pallatin e Brigadave për miqtë e Romës dhe Feynoord, ku ka marrë pjesë dhe Kryeministri Edi Rama. Të ftuar të Federatës së Futbollit janë kryesia e UEFA-s dhe futbollistë të njohur si Francesco Totti.
Shefi i njohur i kuzhinës, Altin Prenga thotë se ka qenë sot mes shefave që kanë gatuar për Kryesinë e UEFA-s në Tiranë dhe finalistët e ekipeve të Conference League. Altini ndan një foto me legjendën e Romës Francesco Totti dhe shkruan se italiani ka provuar sot byrek me fasule.
Kjo drekë e rëndësishme u është besuar shefave lezhjanë, Altin dhe Anton Prenga nga Mrizi i Zanave, shef Alfred Markut nga Rapsodia dhe shefit Sebastian Biba.
"Të ftuarit ishin organizatorët e eventit, personalitete dhe futbolliste. Me sa kuptuam u ndane shume te kënaqur sepse pjatat u kthyen bosh", thotë me shaka Altin Prenga në një prononcim të shkurtër për Shqiptarja.com.
-
VIDEO
Finalja e Conference League, mbërrijnë 20 mijë pasagjerë nga Rinasi, sot pritet të ulen 180 avionë
Sot luhet finalja e Conference League, ndërsa në vendin tonë kanë mbërritur 20 mijë pasagjerë kanë nga aeroporti i Rinasit. Numri i avionëve që pritet të ulen në Tiranë vetëm ditën e sotme pritet të jetë rreth 180.
-
VIDEO
Rama i dorëzon medaljen Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare te ne! Tod Daniel Wolters: Shqipëria, vëllai i madh i Aleancës
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar mesditën e sotme medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Në një ceremoni të veçantë, kreu i qeverisë ka folur me superlativa për gjeneralin dhe kontributin e tij, ku e cilësoi si avokatin më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.