-
VIDEO
Lezhë/ Dalin peshq të ngordhur në ujërat e lumit Drin...dyshohet se iu hodh dinamit
Peshq të ngordhur kanë dalë në siperfaqen e Drinit, nga zona e Balldrenit deri në grykëderdhjen e lumit në detin Adriatik.
Peshqit e ngordhur janë konstatuar që prej pasdites të së martës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj situate. Peshkatarët dhe qytetarët kërkojnë identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.
-
VIDEO
Digjet apartamenti në Shkodër! Zjarrfikësit 1 orë betejë me flakët, e moshuara u bllokua në ballkon! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Një apartament në zonën e njohur si kryqëzimi i ish degës së brendshme në Shkodër është përfshirë nga flakët. Për pasojë është lënduar një e moshuar, e cila ka pësuar djegie të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 maj 2022
Titujt e gazetave për sot, nga ja rastet kur zgjidhjet për mbivendosjet e pronave bëhen pa gjykatë te sot finalja Roma-Feynoord e sherr mes tifozëve në rrugë e deri tek plumbi i artë dhe disa pyetje.
-
VIDEO
Përplasjet e dhunshme, 9 policë dhe 4 tifozë përfundojnë në spital, 3 italianë dhe 1 holandez
9 policë dhe 4 tifozë, 3 prej të cilëve italianë dhe 1 holandez kanë përfunduar në spital nga përplasjet e sotme të dhunshme në rrugët e Tiranës. Policët po kurohen në spitalin e Traumës.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, përplasje e fortë mes dy makinave
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të lagjes "10 korriku" ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.
-
VIDEO
Tifozët holandezë futet në autobus për t’i shpëtuar policisë, shoqërohen
Tifozët holandezë po përplasen me policinë në disa zona të Tiranës. Report Tv sjell video nga zona e ’21 dhjetorit’ pranë Inxhinierisë, ku tifozët holandezë për t’i shpëtuar policisë janë përpjekur të futen në një autobus aty pranë. Por policia ka shoqëruar disa prej tyre.
-
VIDEO
Gjendet një thikë në vendin ku tifozë shkatërruan makinën e policisë
Në vendin ku u shkatërrua makina e policisë gjatë përplasjes së tifozëve është gjetur një thikë.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur ka mbërritur karotreci për te marrë makinën e dëmtuar.
-
VIDEO
Tifozët holandezë vijojnë përplasjen me policinë, dëmtohet edhe një polic tjetër
Tifozët holandezë vijojnë përplasjen me efektivët e policisë pranë urës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Report Tv mëson se është dëmtuar edhe një tjetër polic.
-
VIDEO
Tifozët holandezë bëjnë copa makinën e policisë
Tifozët holandezë kanë shkatërruar një makinë policie gjatë incidenteve në Tiranë.
-
VIDEO
Incidentet, policia fillon të shoqërojë tifozët problematikë
Policia ka filluar të shoqërojë tifozët që kanë shkaktuar incidente në Tiranë.
-
VIDEO
Incident në Tiranë, rreth 200 tifozë holandezë me shkopinj e gurë përplasen me policinë, shoqërohen disa prej tyre! Një efektiv i dëmtuar
Ka incidente me tifozët në Tiranë. Në rrugën ‘Mustafa Matohiti; janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me policinë është dëmtuar një polic deri tani.
Policia i ndaloi i ktheu mbrapa se ishin nisur për në stadium para stadiumit ku janë tifozët e romes.
-
VIDEO
KQZ: Duhet kod zgjedhor për votimet nga jashtë, të përfundojë në vjeshtën e 2023! PS: Të nisim punën! PD-LSI: Diaspora, zonë zgjedhore më vete! Jo votim me postë
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi për të përfunduar votimin e emigrantëve duhet të jetë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen, teksa tha se për këtë duhet arritur dakordësia e plotë.