• VIDEO

    Operacioni 'Plumbi i Artë'/ SPAK tërheq dosjet për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin nga prokuroritë e rretheve, do hetohen si grup kriminal

    Të gjitha dosjet hetimore që mund të jenë pushuar, ato në gjykim apo të vulosura nga shkallët e drejtësisë dhe që kanë në to, përfshirjen e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, janë tërhequr nga SPAK për tu hetuar tashmë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 

  • VIDEO

    Zgjatet me 5 vite moratoriumi i ndalimit të gjuetisë! PD kundër moratoriumit: Privoni pasionin e gjuetarëve! Ministria e mjedisit: 42 mijë shpendë më shumë se në 2018

    Opozita u shpreh kundër shtyrjes së moratoriumit të gjuetisë për një afat tjetër 5-vjeçar, duke argumentuar se nuk duhet të privohet pasioni i gjuetisë. Përgjigjen ua dha zëvendësministrja e Arsimit duke radhitur faktorët pozitivë të shtimit të faunës së egër por edhe rritjen e vizitorëve në zonat e mbrojtja. Projektligji kaloi në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës.

  • VIDEO

    Tifozi holandez nuk e mban pijen, rrëzohet nga karrigia, përfundon tek Trauma

    Një incident ka ndodhur në qendër të Tiranës mes tifozëve. Një tifoz i Feyenoord ka qenë duke pirë në një kafe dhe është konfliktuar me shokët që ka pasur në tavolinë.

  • VIDEO

    Ngjarjet e fundit kriminale në vend, sociologu në Report Tv: Probleme në formimin qytetarë dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope

    Efektivi vrau kolegun brenda komisariatit, ndërsa një tjetër plagosi qytetarin,  i ftuar në emisionin "Studio Live", në Report Tv, sociologu Gëzim Tushi, ka folur rreth situatës së kriminalitetit lidhur me shkaqet dhe faktorët social që i shtyjnë njerëzit drejt ndërmarrjes së akteve kriminale.

  • VIDEO

    Raporton te ‘Ligjet’ Avokati i Shtetit: Në vetëm 75 vendime të Strasburgut 51.5 mln euro dëm shtetit, edhe 155 çështje të tjera presin

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë 75 vendime për paditë që shqiptarët kanë bërë kundër shtetit. Ndërkohë janë ende në shqyrtim nga Gjykata edhe 155 vendime të tjera. Të dhënat janë bërë publike në Komisionin e Ligjeve nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Odise Moçka.

  • VIDEO

    Mashtroi se punonte jashtë,gruaja e ’kapi mat’ me një tjetër femër në Shqipëri

    U divorcua pas 4 viteve bashkëjetesë ndërsa sot është nënë e një djali të mitur. Fillimisht ishin kolegë dhe punonin në të njëjtin vend, ndërsa pak kohë më pas njohja mes 24-vjeçares dhe 30-vjeçarit u finalizua në bashkëjetesë. Pak muaj pas kësaj lidhje 24-vjecarja mbetet shtatzënë ende pa bërë celebrimin. 30-vjecari vinte nga një tjetër martesë, ndërsa ishte baba i një vajze. Ai ishte divorcuar kur vendosi të lidhte jetën me gruan e dytë. Çifti fillimisht jetonte tek prindërit e nuses, ndërsa një vit më pas vendosën të merrnin një shtëi me qira në Tiranë. Pasi dolën më vete nisën edhe problemet e para. 30-vjeçari nis punë në një club nate, ndërsa sjellja e tij ndryshoi. Ai iu dorëzua alkoolit dhe kjo shkaktoi konfliketet e para, ndërsa thuajse ishte inekzistent në familje duke mos u përgjigjur për asgjë në familje, as për djalin e tij. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo gruaja zbulon se bashkëjetuesi i saj kishte nisur një tjetër lidhje paralele me një tjetër vajzë, nga e cila priste një tjetër fëmijë. Ndërhyrja e prindërve të 24-vjeçares nuk e zgjidhi dot këtë situatë. Pas kësaj 30-vjeçari braktis gruan me djalin e mitur duke u larguar me të dashurën e re. Përvecse u përball me braktisjen nga personi me të cilin mendonte të kalonte jetën, 24-vjeçarja gjithashtu mbeti me peshën e kredive që kishte marrë bashkë me Kleantin nën emrin e saj, një shumën prej 6 milion lekësh të vjetra. Ai nuk është interesuar më për djalin e tij, ndërsa deri 3 muaj më parë babai i tij ka paguar 100 mijë lekë të vjetra në muaj për nipin. Sot 24-vjeçarja jeton me prindërit e saj dhe me djalin e mitur. E pamundur për të përballuar kostot e borxheve dhe rritjen e djalit është nëna e saj ajo që kërkon ndihmë pasditen e sotme në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë'.

  • VIDEO

    2 vendet meritojnë negociatat, ambasadori maqedonas nga Pusteci: Nuk duam të ndahemi nga Shqipëria.

    Ambasadori i Maqedonisë së Veriut deklaroi se procesi për negociatat duhet të vazhdojë bashkërisht me Shqipërinë, duke iu përgjigjur kështu Kryeministrit Rama, i cili me herët ka deklaruar se do kërkojë ndarjen nga RMV, nëse nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë.

  • VIDEO

    Balla: Kushti Alibeajt nuk plotësohet, presim që opozita të propozojë kandidat raundin e tretë

    Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një prononcim për mediat tha se kushti i Alibeajt që PS të firmosë për kandidatin e tyre nuk plotësohet. Ai theksoi se PS po pret që opozita të propozojë kandidat për raundin e tretë.

    “Ka një propozim nga një pjesë e opozitës që të mbështesin një kandidaturë, ka një propozim tjetër që të vazhdojmë negociatat ku ata të janë me emrat e tyre dhe ne të shohim mundësinë kush mund të jetë zonja apo zotëria që përmbush pritshmëritë e shqiptarëve dhe tonat. Kjo është çështja që unë dua të ndalem, ne jemi për të gjitha mundësitë e mundshme, me përjashtimin e vetëm të formulës të propozua nga Alibeaj 4-2-1 që nuk është negociatë. Ditët në vijim do jenë ditë intensive bisedash me kolegët e opozitës që në raundin e tretë të shkohet me një kandidat. Ajo që është gjejë më e qartë është që nuk do ketë një kandidaturë të propozuar me 20 firma apo më shumë nga PS”, tha Balla.

  • VIDEO

    Shkrumbohet plotësisht një makinë në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Një makinë e tipit “Fiat” është përfshirë nga flakët në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës, ku si pasojë është djegur plotësisht.

  • VIDEO

    Gjirokastër/ Duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, pezullohen 2 patenta dhe gjobiten 411 shoferë

    Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer kontrolle të vazhdueshme për ndëshkimin e të gjithë shoferëve që janë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku si rezultat janë pezulluar 2 patenta si dhe janë vendosur 411 gjoba.

  • VIDEO

    Manja: Nuk do ketë ndryshime në ligj që të detyrojë vettingun të kallëzojë në Prokurori gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar

    Në një kohë kur, kryeministri Edi Rama ka treguar skepticizmin ndaj Reformës në Drejtësi, duke thënë se gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nuk i ka hyrë "gjëmb në këmbë", ministri i drejtësisë, Ulsi Manja bëri me dije se në këtë aspekt nuk do të ketë asnjë ndryshim.

  • VIDEO

    Temperatura në rritje, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë, duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në pothuajse gjithë ditën. Por parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në vend

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv