Një vit pas zgjedhjeve të 25 Prillit / Vangjeli: Në katin e dytë të selisë blu u hapën shishe shampanje! Do të kemi një PD përtej Bashës dhe Berishës

25 Prill 2022, 19:44

Një vit pas zgjedhjeve që i dhanë Edi Ramës mandatin e tretë, analisti Lorenc Vangjeli solli detaje në emisionin “Kontrast” në Report TV.

Në panel me gazetarin Denis Minga dhe të ftuarin Edmond Spaho, Vangjeli tha se sot Partia Demokratike është në pikën e saj më të dobët dhe se prej saj pritet ringritja.

Sipas tij, shqiptarët do të kenë një PD pa Lulzim Bashën, por edhe pa Sali Berishën.