Zhduket nga autoambulanca,‘Pa Gjurme’gjen Asim Picarin dhe zbulon të vërtetën

17 Mars 2022, 19:45

Asim Picari humbi më 5 mars, u gjet më 16 mars Denoncimi në ’Pa Gjurmë’, për 45-vjeçarin nga Vora Asim Picari zbuloi një tjetër skandal. Sipas familjarëve ai u zhduk në prani të uniformave blu dhe bluzave të bardha, të cilët nuk u dhanë asnjë sqarim se ku përfundoi i sëmuri. 45-vjeçari, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore ishte nisur me një autoambulancë që shoqërohej edhe nga një makinë policie, drejt Spitalit Psikiatrik të Tiranës. Por për habi të familjarëve, ai nuk kishte mbërritur në spital. Nga verifikimi i regjistrave emri i tij nuk figuronte. Kjo ishte arsyeja pse nëna dhe e motra iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’. Dëshmia e një qytetare nga zona e Babrrusë dhe fotos që ajo dërgoi në redaksi zbuloi gjurmët e tij të fundit të Asimit. Gazetarët e programit nisën menjëherë investigimin për të bërë të mundur gjetjen e tij. Po cfarë zbuloi Pa Gjurmë në terren për Asim Picarin? Pas ndihmës që nëna kishte kërkuar në Urgjencën e QSUT, dhe në komisariatin e Vorës, Asim Picari ishte marr nga këta të fundit rreth orës 14 30 të datës 5 mars nga shtëpia me autoambulancë. Më pas ishte dërguar në spitalin Psikiatrik në Tiranë. Me të dhënë ndihmën e parë, bluzat e bardha e kanë lënë të lirë duke mos e regjistrua në Urgjencën e spitalit nr. 5 . I pavetëdijshëm, 45-vjeçari kishte përfunduar në situatë rruge dhe sipas informacione në datën 7 mars është gjetur pa ndjenja nga banorët e Babrrusë. Këta të fundit kanë njoftuar Urgjencën dhe Asimi ka përfunduar sërish në spital, si i paidentifikuar. Për ironi të fatit edhe këtë herë bluzat e bardha i japin ndihmën e parë dhe e lënë sërish të lirë. Falë stafit të emisionit Asim Picari u gjet pranë kangjellave të QSUT-së. I përhumbur dhe në gjendje tejet të rënduar psikologjike, kur pa nënën dhe motrat i shkëlqyen sytë. Takimi i Asimit me familjarët ishte tepër emocionues. Stafi i programit qëndroi aty me familjen Picari, derisa u sigurua që të gjithë së bashku u nisën drejt Vorës, me shpresën se 45-vjeçari nuk do të largohet më kurrë.