Familja kërkonte djalin e humbur u jepet lajmi i hidhur pas 72-orëve

17 Mars 2022, 19:50

Llazar Palla humbi më 12 mars, u gjet i mbytur më 17 mars Fatkeqësisht këtë pasdite moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume përcolli lajmin e hidhur për të riun nga Berati Llazar Palla. 72 orë pasi humbi gjurmët në fshatin Sqepur, ai u gjet i mbytur pak metra larg banesës në rezervuarin e fshatit. Më 12 mars i riu që as nuk fliste dhe as nuk dëgjonte u zhduk në pak minuta nga oborri i shtëpisë. Lajmi u konfirmua dhe nga vëllai i tij, Flori Palla në një lidhje me Report TV. ‘Fatkeqësisht ishte ajo që ne dyshonim. Llazari ishte nisur drejt rezervuarit, aty ku e pa për herë të fundit nga një fqinj i yni. Vëllai ynë ishte mbytur po atë ditë kur doli nga banesa, më 12 mars. Ju falenderoj punën tuaj dhe ngushëllimet që më përcollët. Ky ishte fati i vëllait tonë’- u shpreh i përlotur Flori Palla