Gjendet Pjerin Shestani/Momentet prekëse kur nëna takon të birin

17 Mars 2022, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2022-03-17 20:22:04

Pjerin Shestani humbi më 14 mars, u gjet më 16 mars ’Pa Gjurmë’ gjen një orë pasi mbylli transmetimin live Pjerin Shestanin. Ai humbi gjurmët Ditën e Verës në zonën e 21-dhjetorit, ndërsa u gjet pranë Liqenit Artificial në Tiranë, falë shumë dëshmive të ardhura nga qytetarët. Të tjera emocione u përjetuan pasditen e kësaj të enjte, kur u shfaqën momentet e takimit të nënës me të birin. E moshuara kishte kërkuar ndihmën e policisë, por uniformat blu e kishin përcjellë duke i thënë ’Të rroni vetë’. Ajo iu drejtua Report Tv për ndihmë, nga ku u bë e mundur gjetja e Pjerin Shestanit. ‘Jam e lumtur që ma gjetët djalin. I falenderoj të gjithë se nuk e kisha menduar se djalin do ma gjenit brenda ditës. Kërkova ndihëmn e policisë, por ata ma mbyllën derën. U ktheva në shtëpi duke qarë se e kam djalë dhe më dhëmb shpirti’ u shpreh e 82-vjeçarja