E gjen pas 23 vitesh, Albert Reka rrëfen takimin e parë me nënën biologjike

28 Shkurt 2022, 18:29

 

I braktisur nga nëna biologjike sapo e solli në jetë Albert Reka është djali nga Shkodra, i cili rrëfen historinë e jetës së tij. Dashuria e nënës që i mungoi gjithnjë jetën, iu ofrua nga edukatoret e shtëpisë së fëmijës në qytetin verior. 35-vjecari vitet në institucion i ka kaluar me sytë nga dera, me shpresën se një ditë do të shfaqej imazhi i gruas që nuk e njohu kurrë. Për Bertin familja e tij kanë qenë shokët dhe shoqet që patën të njëjtin fat si ai. Edhe pse u largua kur ishte adoleshent, mallin dhe zemrën e ka aty. Me të hyrë brenda, qindra kujtime i përshkojnë trupin këtij 35-vjeçari sjell në kujtesë me plot nostalgji kujtime të së shkuarës.Sokol Murati kujdestari i fëmijëve, i vetmi person që ka mbetur në këtë institucion nuk e harron Bertin e vogël, djalin çapkën edhe pse ka kaluar 30 vitet e jetës duke u kujdesuar për fëmijët jetim.Jeta si gjithë të tjerët në filmin me të njëjtin titull për Albertin që u rrit në një familje të madhe është sot ajo e një 35-vjeçari që ka ndërtuar familjen e tij dhe është babai i tre fëmijëve. Sapo kapërceu pragun e kësaj dere të shtëpisë së fëmijës, fati nuk e braktisi kurrë…