-
VIDEO
SHBA 'shuplakë' Berishës, Escobar dënon dhunën në selinë blu: Nuk merret partia me forcë! Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i yni
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.
-
VIDEO
Sekuestrimi i 400 kg kokainë, politikani malazez: Autoritetet të reagojnë urgjentisht
"Sapo kemi marrë një foto nga qendra logjistike 'Voli' ku dyshohet se një sasi e madhe droge është kapur mes arkave me banane. Mali i Zi i bën thirrje të gjitha autoriteteve të reagojnë urgjentisht."-shprehet ai në rrjete sociale.
-
VIDEO
Mero Baze: Nje video që tregon përse i duhet pushteti familjes së Berishës
Një video e shpërndarë nga Sali Berisha në faqen e tij, tregon dhëndrin e Sali Berishës që filmon disa protestues të dëshpëruar pas mbarimit të protestës së 8 janarit, të shpërndarë buzë Lanës dhe të trullosur nga gazi lotësjellës i policisë.
-
VIDEO
Lirimi i të akuzuarve përskandalin e publikimit të pagave
Lirimi i të akuzuarve përskandalin e publikimit të pagave
-
VIDEO
Moti i keq, Safet Gjici në 'Studio Live': Të gjitha rrugët janë të hapura, shoferët të tregojnë kujdes nga ngricat! Borëpastrueset në gatishmëri
Safet Gjici tha se deri tani të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme. Ndër të tjera ai theksoi se ka prezencë ngricash në disa akse rrugore ndërsa i bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në orët e para të mëngjesit.
-
VIDEO
Kati i tretë i banesës në Lezhë u përfshi nga flakët, banorët: Kërkojmë ndihmë nga shteti ta rindërtojmë, s'dihen shkaqet e zjarrit
"Ishim brenda në katin e parë, me fëmijët e djalit. Djali me nusen shkuan të pushojnë lart. Unë u çova kot, dal te shkallët dhe vjen djali i kunatit e ka shtëpinë këtu afër. Sheh tymin jashtë, ça u bë. Kanë lajmëruar zjarrfikësen, s’e di sa ka vonuar. Dritat kanë qenë ndezur, soba e druve është poshtë. Kërkoj të më ndihmojë se kati i tretë u dogj."-tha e moshuara.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët banesa 3-katëshe në fshatin Gramsh të Lezhës, fatmirësisht nuk ka të lënduar
Report Tv mëson se flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës duke u përhapur më tej por fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar.
-
VIDEO
I përfshirë në ekzekutimin e ish-oficerit 'Doda', ekstradohet nga Gjermania Florind Shabani! Mund të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e sagës së vrasjeve në Elbasan
Është ekstraduar nga Gjermania Florind Shabani, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të vitit 2009 të ish-oficerit të krimeve, Roland Rexhepi i njohur si 'Doda'. Shabani është arrestuar shtatorin e kaluar dhe nga autoritetet shqiptare do t'i propozohet që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale në Elbasan.
-
VIDEO
Shpejtësi, parakalime dhe të dehur në timon, arrestohen 4 shoferë të papërgjegjshëm në Elbasan! Pezullohen 26 patenta dhe vendosen 693 gjoba gjatë një jave
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet duke arrestuar dhe gjobitur shoferët e rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.
-
VIDEO
PD 'fshin pasojat' e sulmit të Berishës, Basha: Ringrihemi
Pas sulmit të 8 janarit, Partia Demokratike i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku duket se po rivendosen banerat që mbulojnë fasadën kryesore të godinës.
"Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë", shkruan Basha krah videos
-
VIDEO
Koti në Report tv: Na dhunuan nga brenda selisë, në vajtën si protestues të qetë me duar në xhepa! Përjashtimet nga PD skandaloze, partia ka humbur dhe votat e tyre
Deputetja e PD, Sorina Koti në protestën e 8 janarit dhunën e pa nga brenda selisë blu, ku sipas saj mbështetës të Bashës i kishin pritur demokratët që po protestonin në mënyrë të qetë me shkopinj bejsbolli dhe dyer të blinduara. Koti foli edhe për përjashtimet dhe pezullimet e 28 anëtarëve aktiv të PD, ku e cilësoi këtë vendim si më të gabuarin pasi bashkë me to partisë u ikin edhe votat që ata mbledhin nga simpatizantët e tyre.
-
VIDEO
Bardhi “sherr” me policin: Më pyet nëse nuk ma di emrin
Gjatë momentit që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është futur në Gjykatën e Tiranës për të ndjekur seancën ndaj të arrestuarve për protestën e 8 Janarit është regjistruar një incident.
Në hyrje, Bardhi ka hasur kundërshtinë e policit të gjykatës i cili nuk e ka lejuar që të futet në sallën e gjyqit. Shkak është bërë celulari i Sekretarit të Përgjithshëm, që sipas policit nuk duhej futur në sallë.
Por kjo është kundërshtuar nga avokatët që shoqëronin Bardhin, ndërsa pas disa çastesh debati deputeti u la që të futej në sallë të gjyqit.