-
VIDEO
Ministrja e Ekonomisë: Parashikohet rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022! Çmimet do të rriten edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti! Paga minimale rritet nga 1 korriku
Në një konferencë për shtyp, ministrja tha se gjatë vitit 2021 ecuria ekonomike ishte e mirë dhe se niveli i të ardhurave për këtë vit parashikohen 506 miliardë lekë, ose 28.6% e GDP. Ajo shtoi se rritja ekonomike pritet të vijojë edhe gjatë vitit 2022, por jo me ritmet e vitit të kaluar.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar/ PS: Brenda vitit mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me BE! Zgjatja e vetingut? Nevojë që duhet përmbyllur sa më shpejtë
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu besimin se brenda vitit për Shqipërinë do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
“Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht e ne të përmbushim detyrimet që Kuvendi ka. Përmbyllja e procesit të Vettingut, është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por ka të bëjë me agjendën e rëndësishme të rrugës Evropiane të Shqipërisë. Viti 2022 është i rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjatë këtij vitit do të kemi mundësi të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Unë mendoj që ka ardhur koha që Shqipëria ta mbajë domosdoshmërish Konferencën e Parë Ndërqeveritare sepse s’ka asnjë pengesë”, tha Balla.
-
VIDEO
119 kg kokainë në një magazinë në Tiranë, Report Tv zbulon itinerarin e konteinerit! U nis nga Ekuadori më 5 nëntor dhe mbërriti në Durrës pas 52 ditësh
Është nisur në datën 5 nëntor nga Porti Bolivar dhe më pas në datë 6 është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Aty ka qëndruar disa ditë dhe destinacioni i radhës ka qenë Porti i Rodman në Panama. Më 23 nëntor anija është gjurmuar në Portin Colon po në Panama.
-
VIDEO
Grushte e shkelma në mes të burgut, drejtori dhe policia falsifikuan raportin: Thjesht u shanë! Pezullohen 3 zyrtarë të lartë të Burgut të Reçit në Shkodër
Maliq Meta, drejtori i Burgut të Reçit në Shkodër, Robert Bundo Shefi i policisë në këtë institucion dhe një polic janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se falsifikuan raportin për një konflikt fizik brenda burgut.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e 8 janarit, pritet masa për 34 të arrestuarit, mes tyre edhe Stresi! Dy seanca të ndryshme për mbështetësit e Berishës dhe Bashës
34 të arrestuarit nga protesta e dhunshme e 8 janarit në selinë e PD pritet të marrin sot masën e sigurisë. Masa ndaj tyre do jepet në dy seanca të ndryshme, ku mbështetësit e Berishës dhe të Bashës do i mësojnë masat të ndarë. Të pranishëm në seancën ku janë mbështetësit e Berishës, mes tyre edhe Stresi, janë edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në PD si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Klevis Balliu etj.
-
VIDEO
Me dy gishta lart dhe duke qeshur në kafazin e xhamtë, Stresi del para gjykatës
Dalja para trupit gjykues për t'u njohur me masën e sigurisë duket se nuk përbën një problem për reperin Arkimed Luashaj, i njohur si Stresi, që u arrestua gjatë protestës së dhunshme të Sali Berishës. Ai ka përshëndetur me dy gishtat lart, ndërsa shihet teksa buzëqesh i lumtur në kafazin e xhamtë, aty shumica e njerëzve presin me ankth vendimin e trupës gjykuese.
-
VIDEO
Era e fortë dëmton shtyllat elektrike, disa fshatra pa energji në Lezhë e Korçë
Era e fortë ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. Era e fortë ka dëmtuar disa linja dhe shtylla elektrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje disa fshatra në Zejmen dhe Kolsh të Lezhës.
Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve, ndërsa era e fortë ka përfshirë thuajse të gjithë vendin që prej ditës së djeshme.
-
VIDEO
PD nxjerr pamje e emra: Skema e sulmit të 8 janarit, mercenarët u drejtuan nga Flamur Noka!
Partia Demokratike ka publikuar sot një video ku denoncon me pamje dhe me emra atë që ajo e quan si 'skema e sulmit dhe dhunës së organizuar'.
-
VIDEO
Basha përjashton Berishën nga PD, po tani çfarë ndodh?
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Bashës për të përjashtuar përgjithmonë nga PD Sali Berishën dhe disa mbështetës të tij. Çfarë do të ndodhë tani në PD dhe si do të reagojë Berisha? Të ftuar në studio Gent Malko, Plarent Ndreca , Aulon Kalaja dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Hapet faza e katërt e aplikimeve për fonde për projektet në agroturizëm, 5.2 milionë euro për të gjithë që duan të përfitojnë nga IPARD II
Hapat faza e katërt për financimin e projekteve në agroturizëm. 5.2 milionë euro janë vënë në dispozicion në këtë fazë. Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.
-
VIDEO
Elbasan/ Merr flakë një shtëpi dykatëshe në fshatin Xibrakë
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
-
VIDEO
Berisha publikon ‘dëshminë’ e rradhës për të treguar dhunën e Bashës dhe Ramës, merr si komentator dhëndrin e tij!
Sali Berisha ka publikuar një tjetër video në rrjetin e tij social Facebook ku sipas tij tregon dhunën e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës të cilëve u ka përngjitur epitetet: ‘Lul Kimiku’ dhe ‘Edvin Krimi’