Strehohet 33-vjeçarja shtatzënë e braktisur,emigrantja në SHBA i jep çelësat

30 Dhjetor 2021, 18:30 | Përditesimi i fundit: 2021-12-30 18:30:50

Historia e 33-vjeçares shtatzënë preku zemrat e mjaft qytetarëve të cilët nuk nguruan t’i ofronin ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Por një zotëri nga qyteti i Fierit i cili prefeoi të mbetej anonim vuri në dispozicion një apartament për të strehuar nënën e re në pritje të një djali për sa kohë të ketë nevojë. Të ngazëlluar edhe ne nga zemërgjerësia e qytetarit nga Fieri mbërritën në qytetin e Durrësit për t’i dhënë lajmin e mirë Alma Qoses duke mos kohë për ta srehuar sa më parë 33-vjeçaren e mbetur mes katër rrugëve. Pritjes i erdhi fundi dhe ne arritëm në shtëpinë ku do të jetojë nga sot e tutje 33-vjeçarja. Ardhja në jetë e fëmijës do ta gjejë në një strehë të ngrohtë. E emocionuar dhe fjalëpak Artës i shkëlqejnë sytë nga gëzimi pasi jeta e saj po ndryshon. Falë bujarisë që tregoi ky zotëri qëndrimit të netëve të gjata jashtë u erdhi fundi. Panaroma e trishtë që përcolli ’Pa Gjurmë’ ditën kur 33-vjecarja kërkoi ndihmë mbetet vetëm një e shkuar e hidhur e gruas, e cila kishte mbetur pa përkrahje, pasi u braktis edhe nga prindërit e saj, dy vite më parë.