Kërcënohet 70 vjecarja në Tufinë,djali i vdes pasi kishte marr borxh

28 Dhjetor 2021, 17:41 | Përditesimi i fundit: 2021-12-28 18:03:29

Një 70-vjeçare nga Erseka Florie Asani dhe djali i saj Romeo kërcënënohen me jetë. Shkak është bërë një borxh prej borxh 17 milionë lekësh që ata u kanë marrë dy prej tw afërmve të tyre. Gjithçka nisi 20 vite më parë kur familja Asani nga Qafzeza e Ersekës erdhën për të jetuar në Tiranë. Familja me 10 anëtarë fillimisht morën një shtëpi me qira e më pas u angazhuan per të ngritur shtëpinë e tyre në zonën e Tufinës. Pamjaftueshmëria ekonomike bëri që 6 vite më parë ata të merrnin hua tek të afërmit, të cilët sot kërkojnë t’u kthehen paratë.