-
VIDEO
Skandali i pagave, analisti Dritan Hila: E turpshme! Ja çfarë do të ndodhë me qeverinë
-
VIDEO
‘Sëmurte vajzën e vogël,që të takonte të dashurin’/Shokon vjehrri me akuzat
Një 63-nga Berati vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të denoncuar ish-nusen e familjes Rebiona Canko. Mbesa 6-vjeçare është kthyer në një mollë sherri pas ndarjes së prindërve dhe largimit nga banesa të nënës së saj. Shkëlqim Xherimeja vjen të rrëfejë këtë histori pasi prej 2019 rrezikon të humbasi mbesën e tij. Gjithçka nisi kur vajza e vogël u sëmur 4 vite me parë. Familja Xherimeja akuzon nënën e të miturës se jo vetëm që nuk u kujdes kur e bija ishte në spital, por e braktisi atë për të dashurin në Itali, ku jetojne ende dhe sot. Cifti u divorcuan, në vitin 2019, ndërsa me vendim Gjykata vajza i kaloi në kujdestari babait. E ëma u rikthye në Shqipëri në janar të vitit 2019 dhe kërkoi të takonte vajzën e saj. Ish-bashkëshorti Grabon Xherimeja pranoi, por në vendin e takimit 26-vjeçarja u paraqit me të dashurin e saj dhe shumë persona të tjerë të rrezikshëm, të cilët morën me forcë të miturën. Një ditë më pas familja Xherimeja bëri kallëzim në polici për “rrëmbim”, por tërhoqin denoncimin pasi Rebiona e ktheu të bijën në shtëpi. 33-vjeçari ende edhe sot ndihet i kërcënuar nga ish-bashkëshortja, e cila kërkon të marrë me çdo kusht vajzën 6-vjeçare. Ish-nusja ka lënë të hapur në familjen Xherimeja një tjetër problem me zyrën e përmbarimit, pas marrjes së një kredie të pashlyer.
-
VIDEO
Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së, pritet zëvendësimi i të shkarkuarve, mes tyre Edi Paloka
Selia e Partisë Demokratike duket se do të vijojë të jetë epiqendër e zhvillimeve politike përgjatë muajit dhjetor. Lulzim Basha, përballë forcës që po tregon Sali Berisha, nuk ka zgjedhur që të rrijë duarkryq.
-
VIDEO
Rama ironizon Bashën: Prisje shtëpi nga Luli? Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët në Lezhë, ku 97 familje u futën në banesat e reja të rindërtuara ka ironizuar Lulzim Bashën.
Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi.
Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.
-
VIDEO
Maliqi thahet për ujë, banorët: Vjen me baltë dhe insekte! Bashkia: Probleme tek depoja që furnizon dy fshatra, kemi marrë masa
Rreth 800 banorë të fshatit Shëngjergj të bashkisë Maliq prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sipas tyre situata rëndohet më shumë kur edhe ai pak ujë që vjen në rubinete është i ndotur dhe me insekte. Shumica detyrohet ta blejë ujin por ka edhe nga ata që për shkak të kushteve ekonomike konsumojnë ujin e cesmave duke rrezikuar jetën.
-
VIDEO
97 familje në Lezhë futen në banesat e rindërtuara pas tërmetit, Rama: Më të mirë se ne s’ka, harrojeni! Brenda 2022 të gjithë të prekurit do jenë në shtëpitë e tyre
97 familje janë futur në banesat e tyre të reja në Lezhë, ku do të kalojnë festat e fundvitit në shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Rama tha se brenda vitit që vjen nuk do të ketë më familje që qëndrojnë në çadra dhe se të gjitha gjërat që ka premtuar do të mbahen.
-
VIDEO
Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT, në spitalet univerisitare të Traumës dhe te 'Shefqet Ndroqi’
Shërbimi i Urgjencës Kirurgjikale nga QSUT do të transferohet në spitalet univerisitare të Traumës dhe 'Shefqet Ndroqi’, kjo pasi do t’i hapet rrugë investimit në Spitalin Infektiv me standarde bashkëkohore
-
VIDEO
Skandal me rrogat në universitet private! Pagat për profesorët deklarohen të njëjta me ato të rojeve dhe punëtorëve të krahut
Zbulimi i të dhënave personale për më shumë se 637 mijë të punësuar në Shqipëri, nuk është i vetmi skandal. Në databass-ën që ka qarkulluar në rrjetet sociale, të cilën edhe Report TV e disponon, bien në sy nën-deklarimet me pagat për profesione, që në vend janë të mirë-paguara.
-
VIDEO
Skandali me pagat, zbulohet punonjësja e Tatimeve e lidhur me krijimin e dokumentit, doli në pension në 2019! Mungojnë rreth 60 mijë dhe ka edhe informacione të vjetra
Burime për Report Tv kanë bërë me dije detaje në lidhje me atë që mund të ketë ndodhur dhe cilët janë përgjegjësit e rrjedhjes më të madhe të informacionit, ku pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, janë shpërndarë në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Në lidhje me këtë skandal prokuroria tashmë po zhvillon hetimet.
-
VIDEO
5 mijë refugjatë janë futur në 3 muaj në vendin tonë, Nano urdhër Drejtorive të Policisë në jug dhe juglindje: Kontrolloni kufijtë
Një urdhër i kryepolicit Gledis Nano është shpërndarë në Drejtoritë e Policisë të jugut dhe juglindjes, përmes së cilit kërkohet angazhim maksimal në kontroll të kufijve për kalimin e paligjshëm të klandestinëve. Nano ka kërkuar intensifikim të kontrolleve, duke iu referuar shifrave prej rreth 5 mijë raste të konstatuara në vetëm tre muajt e fundit.
-
VIDEO
Basha: S’kemi një emër për presidentin e ardhshëm
Lulzim Basha tha se aktualisht fokusi i PD është në skandalin e publikimit të pagave nga PD dhe se konsultimet brenda PD për një emër për presidentin e ardhshëm nuk ka ende.
-
VIDEO
Basha për grupin mbështetës të Berishës: Hajdut, të korruptuar që e kanë vendin në burg
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta në drejtim të grupit mbështetës të Sali Berishës.
"Ata që me PD i lidhte vetëm karrigia dhe në momentin që nuk janë na kanë zaptuar studio si filozof, janë hajdut, janë të korruptuar, e kanë vjedhur vendin, e kanë vendin në burg, jemi të çliruar nga e shkuara, të mbajmë fokusin te kjo gjë e tmerrshme janë vjedhur të dhënat personale", tha Basha.