Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale në 'Kontrast': Kemi identifikuar subjektin e parë ku dyshohet që vjen rrjedhja e saj, kemi nisur hetimet

24 Dhjetor 2021, 20:43 | Përditesimi i fundit: 2021-12-25 14:40:02

TIRANË- Në një lidhje në Skype, Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, duke folur në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se kanë nisur hetimet në lidhje me të dhënat personale të publikuara më herët.

Dervishi tha se kjo nuk është një punë e lehtë, por tejet e vështirë, gjithashtu ai u shpreh se kanë dyshime të arsyeshme dhe po pritet përfundimi për të marrë masat e nevojshme.