-
VIDEO
Vjedhja e të dhënave personale, Basha paralajmëron protesta
Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita mund të protestojë lidhur me vjedhjen e të dhënave personale.
"Shqiptarët janë Zot të fateve të tyre dhe unë të pyes e ndjej që duhet të protestosh, pse nuk proteston (pyet gazetarin)! Nga e di ti që nuk do të ketë protestë? Opozita është në detyrën e saj, ka thirrur protesta, janë vjedhur të dhënat e të gjithë qytetarëve", tha Basha.
-
VIDEO
Berisha kërcënoi për marrjen me dhunë të selisë së PD, Basha: S’na plas për ata që kanë qenë në parti vetëm për karriget
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës dhe atyre që e mbështesin atë duke thënë se nuk u trembet dhe as nuk u bëhet vonë për kërcënimet e tyre pasi PD do shoh drejt së ardhmes dhe se ndarjen me të shkuarën e ka bërë që në Kuvendin e 18 dhjetorit. Ai tha se ata njerëz nuk u interesoj në shqiptarët por vetëm karriget e tyre.
“Se kane mendjen shqiptarët te karriget por vetëm që kanë mendjen te karriget. PD e ka marre vendimet e veta dhe do u qëndrojë atyre deri në fund dhe kuvendi i 18 dhjetori është jo vetëm ndarja me te shkuarën por edhe shikimi drejt të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qene aty vetëm për karriget”, tha Basha.
Sot grupi i Berishës i çoi me postë Bashës vendimin e shkarkimit, ndërsa paralajmëroi marrjen me dhunë të Selisë së PD nëse Basha nuk pranon shkarkimin e bërë nga referendumi i Berishës.
-
VIDEO
Basha: Ka presion politik ndaj SPAK që të mos hetohet skandali i publikimit të pagave! Ambasadat të ofrojnë mbështetje
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se ndaj organeve të drejtësisë ka një presion të madh politik për të mos hetuar deri në fund skandalin e publikimit të listës së pagave.
“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë, të arrestojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës. Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti", tha Basha.
-
VIDEO
Publikimi i pagave, Basha: Akt kriminal i urdhëruar, ndjesa e Ramës vetëm për të kaluar radhën
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se publikimi i pagave është një skemë e mirëfillte kriminale dhe se ndjesa e kryeministri Rama ishte vetëm për të kaluar radhën.
‘Kush përfundoi në burg askush, sepse është një skemë kriminelësh. Ajo që kemi parë sot është vite e vite larg. Po përpiqet që ta zvogëlojë këtë skandal, dhe ky pretendon se është çështje bravash. Nuk është çështje e një punonjësi që ka pasion shpërndarjen e pagave. Po pasion te kesh USB apo në hardisik të dhënat personale, ky nuk është pasion është akt kriminal i urdhëruar. Është akt kriminal i përmasave të tilla që nuk kanë urdhër të bëjnë realitet përfshirja e personave politik, ndjesa e tij është për të kaluar radhën, është pjesë e patronazhimit për blerjen e votës dhe mandatit të tretë. Burimi i çdo të keqje është blerja e votë. Ky skandal lidhet me vjedhjen e inceneratorët. Shqiptarët nuk kanë më asnjë dyshim i përfshirë në këtë është Edi Rama. Nga njëra anë skandali i patronazhistëve dhe nga ana tjetër skandali i inceneratorëve. Nuk ka nevojë të flasim për gjurmët ja ku është ujku.’- tha Basha.
-
VIDEO
Rama për skandalin e pagave, eksperti i IT në Report Tv: Konferencë qesharake nga ana teknike! Një krim shtetëror, frikë se çfarë mund të nxjerrin në vazhdim
I ftuar në Report tv për të folur rreth skandalit të publikimit të pagave dhe konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama gjatë mesditës së sotme, ekspertin IT Besmir Semanaj tha se ajo ishte qesharake nga ana teknike dhe se ka frikë se ka akoma të dhëna të tjera që mund të publikohen në vazhdim.
-
VIDEO
Publikimi i pagave/ Basha: Rama e ideoi vjedhjen e të dhënave me patronazhistët! Pjesë e skemës së patronazhistëve për të vjedhur votën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën për skandalin e publikimi të pagave të mbi 694 qytetarëve shqiptarë. Basha në një konferencë për shtyp është shprehur sot se Rama është i vetmi që përfiton.
-
VIDEO
Publikimi i pagave/ Softa: Skandal i përmasave të mëdha, do ketë efekte sociale! Zhilla: Qytetarët do të jenë më të shantazhueshëm! Të merren masa që të parandalohen dëmet ekonomike
Pagat e mbi 637 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre. Për ekspertin e kriminlasitikës Fatjon Softa ky është një skandal i përmasave të mëdha dhe se do të ketë efekte të sociale
-
VIDEO
Policia aksionin anti-kanabis në fshatrat mes Krujës e Kurbinit, zbulohet bodrumi i një lokali i kthyer në 'shtëpi bari'
Policia e Shtetit po zhvillon një operacion antikanabis në zonën mes Krujës dhe Kurbinit, si rezultat i të cilit është zbuluar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në bodrumin e një lokali, ndërsa aksioni po drejtohet nga policia e Kurbinit e cila ka bërë të mundur zbulimin e lëndës narkotike. Ende nuk ka detaje pasi aksioni është në zhvillim e sipër.
Report tv siguron pamjet ekskluzive të drogës së gjetur në bodrumin e lokalit.
-
VIDEO
Grisën dhe dogjën 4 flamuj serb gjatë protestës së Berishës, Gjykata cakton 'detyrim paraqitje' për dy të arrestuarit! Vokshi: Arrestimet ishin të paligjshme! Protestat s'do ndalen
Detyrim paraqitje ka caktuar sot Gjykata e Tiranës për Astrit Carën dhe Besnik Balanin, dy personat e arrestuar gjatë protestës së Berishës, pasi grisën e dogjën 4 flamuj serb.
E pranishme në seancë në mbështetje të tyre ishte edhe Albana Vokshi, e cila tha jashtë Gjykatës se arrestimi i tyre ishte i paligjshëm, ndërsa paralajmëroi vijimin e protestave.
-
VIDEO
Kthyen magazinat në 'shtëpi bari', arrestohen 6 persona në Shkodër! Sekuestrohen 100 kg kanabis, 187 rrënjë të bimës narkotike e municion luftarak
Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Shkodër, pasi kishin kthyer dy magazina në 'shtëpi bari". Mësohet se në pranga kanë rënë Gjergj Vasija, Kristjan Vasija, Prendë Vasija, Kristjan Nikolli, Ardjan Kovaçi dhe Andi Kapcari.
-
VIDEO
Policët i ndiqnin prej 2 javësh, arrestohen 6 persona në Pogradec, kapen me 21 gramë kokainë
Mësohet se në pranga kanë rënë Arbër Gjona 21 vjeç, Renaldo Gjona 24 vjeç, Domenik Potka 22 vjeç, Xhemal Oparaku 41 vjeç, Klajdi Zavalani dhe Saimon Oparaku, 18 dhe 19 vjeç, të cilët u kapën me 21.14 gram kokainë në makinë, të cilën e kishin ndarë në doza, gati për ta shitur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga megaskandali me pagat milionat që fitojnë VIP-at dhe zyrtarët më të lartë te burri i sekretares personale të Berishës do gjykojë përplasjen në PD e deri tek çfarë di arkivisti?