‘Sëmurte vajzën e vogël,që të takonte të dashurin’/Shokon vjehrri me akuzat

23 Dhjetor 2021, 18:22

Një 63-nga Berati vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të denoncuar ish-nusen e familjes Rebiona Canko. Mbesa 6-vjeçare është kthyer në një mollë sherri pas ndarjes së prindërve dhe largimit nga banesa të nënës së saj. Shkëlqim Xherimeja vjen të rrëfejë këtë histori pasi prej 2019 rrezikon të humbasi mbesën e tij. Gjithçka nisi kur vajza e vogël u sëmur 4 vite me parë. Familja Xherimeja akuzon nënën e të miturës se jo vetëm që nuk u kujdes kur e bija ishte në spital, por e braktisi atë për të dashurin në Itali, ku jetojne ende dhe sot. Cifti u divorcuan, në vitin 2019, ndërsa me vendim Gjykata vajza i kaloi në kujdestari babait. E ëma u rikthye në Shqipëri në janar të vitit 2019 dhe kërkoi të takonte vajzën e saj. Ish-bashkëshorti Grabon Xherimeja pranoi, por në vendin e takimit 26-vjeçarja u paraqit me të dashurin e saj dhe shumë persona të tjerë të rrezikshëm, të cilët morën me forcë të miturën. Një ditë më pas familja Xherimeja bëri kallëzim në polici për “rrëmbim”, por tërhoqin denoncimin pasi Rebiona e ktheu të bijën në shtëpi. 33-vjeçari ende edhe sot ndihet i kërcënuar nga ish-bashkëshortja, e cila kërkon të marrë me çdo kusht vajzën 6-vjeçare. Ish-nusja ka lënë të hapur në familjen Xherimeja një tjetër problem me zyrën e përmbarimit, pas marrjes së një kredie të pashlyer.