Rrëfen për sëmundjen që po i merr jetën:Kam frikë nga vdekja,djalin s’dua ta lë…

22 Dhjetor 2021, 17:51

Nevoja për kurim jashtë vëndit dhe pamundësia për ta përballuar e ka detyruar këtë 34-vjecare të kërkojë ndihmë në emisionin 'Pa Gjurmë'. Matilda Selbës nga Tirana i kujtohet mjaft mirë kur 5 vite më parë asaj iu shfaqën simptomat e para, ku më pas u diagnostikua me "Sklerodermë", një sëmundje kjo që i ka prekur organet e brëndshme. Organet të cilat janë prekur nga sëmundja janë stomaku i cili nuk i pranon asnjë ushqim përvec vezës, qumështit dhe supës, i janë prekur gjithashtu mushkëritë dhe zemra. Sot Matilda ndihet e pafuqishme, gjithashtu ajo nuk mundet dot të kujdeset edhe për djalin e saj i cili është 8 vjec. Dëshira më e madhe e saj është të kurohet për të vetmen arsye, djalin e saj 8-vjecar, por shuma që i nevojitet për kurimin në Turqi prej 6 milion lekësh të vjetra është e papërballueshme për të.