-
VIDEO
Dhunoi ish-dhëndrin dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë, arrestohet 67-vjeçari në Lezhë
Ushtroi dhunë ndaj ish-dhëndrit, për motive të dobëta, dhe e kërcënoi së do ta vriste me armë zjarri, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Sekuestrohen arsenal armësh (mitraloz, kallashnikovë) dhe municione luftarake.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 7 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga si shpëtoi PS nga rikthimi tek Enveri te qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët e deri tek zarfi Eskobar në Tiranë.
-
VIDEO
Çfarë pritet nga opozita?
Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të vijë vetëm me një 'Foltore' nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë mund ta bëjë as Lulzim Basha. Ambiciet e saj nuk janë për të marrë drejtimin e PD, por nuk e përjashton si mundësi që të jetë pjesë e një grupi pune që po përflitet, për të ringritur këtë parti. Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë ka dalë hapur se rrugët e saj me Partinë Demokratike janë ndarë që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ish-deputetja Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ tha se raporti me demokratët u ezaurua gjatë fushatës elektorale, pasi nuk pati asnjë dalje përballë qytetarëve si një aleancë e bashkuar. Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se PD është në një krizë politike, kulturore ose antropologjike. Gjekmarkaj tha se PD është në një përballje të madhe me veten ku brezat e saj në vend se të ishin në një harmoni racionale, pa shtypur një brez, brezin tjetër, i kanë shpallur luftë në një lloj mënyre njëri-tjetrit. Në lidhje me Kuvendet e PD, ai tha se mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të diskutuar, debatuar, por në fund të dalin si një parti e bashkuar.
-
VIDEO
30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan! Kërkojnë ritestim: E kemi nga ilaçet
30 efektivë policie në Vlorë, Shkodër e Elbasan kanë rezultuar pozitivë për testin e drogës. Burime bëjnë të ditur se në policinë e Vlorës analizat kanë rezultuar me përmbajtje lënde narkotike tek 15 efektivë në Vlorë, në Shkodër 11, në Sarandë 3 ndërsa në Elbasan ka rezultuar pozitive një punonjëse policie 25-vjeçare. Ato kanë kërkuar ritestim, pasi akuzojnë për pasaktësi.
-
VIDEO
Koloneli në Report Tv: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë
TIRANË- Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë temë diskutimi në emisionin ‘Studio Live’, me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri. I ftuar në Report TV, Koloneli Ardian Lulaj tha se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet ShBA dhe Natos kundër Rusisë. Ai thekson se ushtria shqiptare është gati për të dhënë kontributin në NATO e kudo që aleanca e kërkon. Sipas tij, ne kemi dhe detyrime ndaj aleancës, por megjithatë këto janë dhe vendime politike.
-
VIDEO
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja rendit argumentet kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, e vetmja që kundërshtoi opinionin e Venecias që kërkesa e Shoqatës së Bashkiake të mos merrej në shqyrtim. Sonila Bejtja është bashkëshortja e Andi Bejtjas, analist pranë LSI-së dhe themelues i një televizioni pranë Familjes Berisha, Meta e emëroi në mënyrë të diskutueshme në Kushtetuese.
-
VIDEO
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë! Shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Torovicë të Lezhës.
Një mjet tip 'Benz' ka aksidentuar për vdekje një këmbësor të identifikuar si Ndue Sokoli.
-
VIDEO
Landfill në zonën turistike, banorët e Piskovës në Përmet sërish në protestë: Plehra këtu, vetëm po shkelën mbi trupat tanë! Inxhinieri i firmës ndërtuese: Do jetë i përkohshëm, projekt 5-vjeçar
Banorët e Piskovës, kanë paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ekstreme duke nisur me bllokimin e funksionimit të aparatit të Bashkisë së Përmetit apo dhe veprime të tjera që do të ndërmerren në varësi të situatës së krijuar. Ata betohen se plehra në Piskovë nuk do të depozitohen veçse nëse do të shkelin mbi trupat e tyre.
-
VIDEO
Kthyen katin e katërt të banesës në serë kanabisi, arrestohen babë e bir në fshatin Shënavlash të Durrësit! Në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 15 kg kanabis
DURRËS- Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE, Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Babë e bir kishin përshtatur me llapa ambientin në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për të rritur bimët narkotike, ku ishin mbjellë 254 të tilla.
-
VIDEO
Operacion antidrogë në Durrës, ngritën 'shpi bari' në Shënavlash, në pranga disa persona! Sekuestrohet edhe një sasi kanabisi
Disa persona kanë prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, pasi kishin ngritur një 'shpi bari' në fshatin Shënavlash. Bëhet me dije se operacioni është ende në vijim, ndërsa po ashtu është sekuestruar një sasi kanabisi që ishte bërë gati për t'u shitur.
-
VIDEO
Shtyhet seanca në KPA për Luan Dacin, ONM kërkon shkarkimin pas dënimit deri në Gjykatë të Lartë
Teksa pritej shqyrtimi i fatit të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, KPA ka shtyrë për nesër seancën. Shtyrjen e kërkoi vetë Daci. Kujtojmë se me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.
Luan Daci, edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve.
-
VIDEO
Përfitues edhe porositësi i vrasjes së komisarit Cuku! Hetimi në Greqi zbulon skandalin, si pajiseshin me pasaportë greke krerët e organizatave mafioze, shumë prej tyre shqiptarë
Ditën e djshme u njoftua se porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri. Ky lajm është konfirmuar edhe nga një hetim i gjerë i institucioneve greke që përfshin shumë kriminelë të rrezikshëm, shumë krerë të organizatave mafioze që janë pajisur me identitet grek. Hetimet dhe skemën që ata përdornin e ka sjellë në një shkrim sot gazeta e madhe greke Kathemirini.