-
VIDEO
Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, zv.ministrja Tomini: Deri më tani e kanë marrë mbi 85 mijë qytetarë
Nga nisja e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, deri më tani e kanë marrë atë 85.545 qytetarë. Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini gjatë një raportimi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
-
VIDEO
Test droge për policët, ekspertët: Një efektiv përdorues, minimalisht bashkëpunëtor në krim, të ndiqen penalisht! T'i bëhet edhe administratës! Kreu i Sindikatës: Të trajtohen ankesat
Dy javë pasi vendimit që policët t'u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa e kanë konfirmuar deri më tani burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, automjeti del nga rruga në fshatin Mengël, humb jetën shoferi
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:40 në aksin rrugor Elbasan-Librazh, në fshatin Mengël ku personi me inicialet R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes
-
VIDEO
Super aksion i xhandarmërisë turke, sekuestrohet skafi me 1.5 ton drogë e ardhur nga Shqipëria
Në Turqi janë kapur 1.5 ton kanabis që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave turke droga ishte fshehur në pyll pasi ishte transportuar me skaf përmes detit.
-
VIDEO
Të enjten rikthehen reshjet e shiut në të gjithë vendin, meteorologia në Report Tv: Priten përmbytje në disa zona! Java tjetër sjell ulje të ndjeshme temperaturash
Muaji dhjetor do të na shoqërojë me reshje shiu si edhe temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore ku temperaturat do të ulen nën 0 gradë celsius. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se ditën e enjte do rriten temperaturat, por do ketë një përkeqësim të situatës së reshjeve, sidomos gjatë të premten gjatë natës dhe ditën e shtunë.
-
VIDEO
Tragjedia e 9 janarit 2004, 28 persona humbën jetën, familjarët e viktimave padi në SPAK: Të dënohen përgjegjësit! Të hetohet edhe si reagoi shteti, i la në mes të detit
Gati 18 vite nga tragjedia e 9 janarit të vitit 2004 në gjirin e Vlorës ku u shënuan 28 të vdekur, 8 trupa e të cilëve ende rezultojnë të zhdukur, çështja çohet në duart e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Familjarët kanë folur për mediat pas padisë në SPAK.
-
VIDEO
I burgosuri shqiptar vari veten me lidhëse këpucësh në furgonin e policisë në Greqi, i vëllai: Është vrasje, ai dhe 3 muaj e mbaronte dënimin! T'i bëhet autopsia në Shqipëri
Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit i cili, siç raportuan mediat greke, vari veten me lidhëse këpucësh brenda një furgoni të burgut, si kafaz në Greqi, hedh dyshime se nuk është vetëvrasje, por se ai është vrarë.
"Unë kisha folur 3 orë para ngjarjes me vëllanë në mënyrë private, më pas më morën në telefon dhe më thanë se e kemi dërguar në spital për vizitë mjekësore rutinë, më ka thënë drejtori i burgut. Pastaj më thanë që kish pirë klorinë dhe pas kthimit nga spitali vari veten me lidhësen e këpucëve. Kjo për mua është e pa pranueshme është vrasje. Vëllai kishte edhe 2-3 muaj burg që të mbaronte dënimin. Ai ka folur me të gjithë njerëzit dhe askush nuk e beson që është vetëvrasje, atë e kanë vrarë gardianët ata që e kanë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur në makinën e policisë, sepse ata thanë që ishte vetëvarur në kangjellën e furgonit, kjo është e papranueshme, nuk lejohet shoqërimi i të burgosurit me rrip apo lidhëse për më tepër je me pranga dhe i shoqëruar. Kjo është një përrallë, që thonë autoritetet greke. Ne kërkojmë që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri, pasi presim të vijë këto ditë. Të bëhet autopsia pasi shteti jonë vetëm fle gjumë, janë vrarë shumë shqiptarë atje, pas vëllait tim mund ta ketë radhën dikush tjetër dhe nuk është zbardhur asgjë. Kemi shkuar në prokurorinë tonë dhe më kanë thënë që nuk kemi akses për hetime. Askush se merr përsipër, nuk duan belara, nuk di ç'të them. Ne duam të bëhet autopsia dhe të dalë e vërteta. Vllai nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin mendor. Të varesh në furgon të policisë i shoqëruar nga gardianët nuk e beson asnjë fëmijë. Kërkojmë të zbardhet e vërteta", thotë ai.
-
VIDEO
Escobar, 2 ditë para Kuvendit të Berishës vjen në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon luftën kundër të korruptuarve dhe minuesve të demokracisë
2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit e tij për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përveç Kryeministrit dhe ministres së Jashtme ai do të takojë në kryeqytet edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
-
VIDEO
Mbante era alkool, momenti i ndalimit të shoferit të dehur që mori përpara 16-vjeçaren te vijat e bardha! I marrin gjakun për analiza
Kudusi Kastrati është pasi ka përplasur vajzën 16-vjeçare te vija e bardha dhe ka ikur nga vendngjarja është ndaluar nga policia disa orë më pas.
Policia njofton se ai mbante era alkool dhe është çuar në QSUT për analiza. Report Tv ka siguruar pamjet. Kastratit i është komunikuar masa e arrestit.
-
VIDEO
Një 16-vjeçare shpëton mrekullisht, drejtuesi i dehur i BMW X5 e përplas të vijat e bardha, frenon dhe i jep gaz serish! E reja në spital
Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth mesditës në Kamëz. Kudusi Kastrati, në gjendje të dehur, duke drejtuar një mjet “BMË X5” ka aksidentuar rëndë një të mitur 16-vjeçare.
-
VIDEO
Mbyllja e hyrje-daljeve të rrezikshme në Durrës, bizneset: Kemi vite që paguajmë taksa, tani na quani të paligjshëm! Dhoma e Tregtisë: 20 mijë punonjës mbeten pa punë
Pronarët e bizneseve në Sukth të Durrësit janë përballur sot me inspektorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, të cilët kanë vijuar me mbylljen e hyrje-daljeve të paligjshme. Ata pretendojnë se nuk janë njoftuar mbi këtë aksion dhe se mbyllja e rrugës praktikisht i falimenton. Sipas tyre prej vitesh kanë paguar taksat e biznesit, ndërsa tani po quhen të paligjshëm.
-
VIDEO
Gjendet e mbytur një grua në lumin Osum në Berat! Policia dhe zjarrfikësit nxjerrin trupin e pajetë
Një grua është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum në Berat. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:00, ndërsa identiteti i viktimës, rreth 70 vjeçe, nuk dihet ende.
Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.