-
VIDEO
Kryebashkiaku i dhuron “Kullën e Sahatit” ministres italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone! Veliaj: Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi, e vetmja mënyrë për të ecur përpara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në zyrën e tij ministren italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone me të cilën folën për bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos vitin që vjen kur Tirana do të mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Veliaj tha se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara
-
VIDEO
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin që 'i fali' 5 vite burg Lulzim Berishës si 'djalë shembullor', vendos rikthimin në qeli! Ish-Kreu i Bandës së Durrësit në arrati
Lulzim Berisha, i liruar nga Apeli i Gjykatës së Durrësit 5 vite para se të shlyente dënimin prej 25 vitesh burg, do të rikthehet në qeli. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.
Bileta e parakohshme e lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruanin atë si “të dënuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga Bashkia e Durrësit.
-
VIDEO
'Gratë s'ju detyrohen asgjë, dashuri, jo dhunë'/ Policia e Beratit shpërndan video-mesazhin sensibilizues kundër dhunës në familje
Mesazhit sensibilizues i janë bashkuar përfaqësues nga të gjitha institucionet vendore dhe organizatat, që janë anëtare të mekanizmit të referimit të rasteve të dhunës, midis të cilëve edhe Specialistja për të miturit dhe dhunën në familje pranë Policisë Berat,Valbona Qafa.
-
VIDEO
Dekomunistizimi, Braho në Report Tv: Berisha në një karrige me enverin! Rama, antienverist i tërbuar! Meta mund të vrasë veten, mirë do bëjë
Ish kryetari i komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare referuar kërkesës për dekomunistizim, nuk është kundër por e vlerëson si marrje me imazhe të leckosura për konsum politik. Në një intervistë për Report Tv Spartak Braho kalon në skaner drejtuesit kryesorë të politikës, duke thënë se e djathta ka më shumë enveristë se e majta.
-
VIDEO
Në 6 muaj u filtruan 16 nga 42 oficerë të SHÇBA, procesi për 26 të tjerët pritet të mbyllet në 2022! Pas përfundimit, SHÇBA fut në sitë gjithë punonjësit e policisë
Nga 10 maji, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përfundoi procesin e hetimit për vetëm 16 subjekte të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, nga 42 që janë për t’u hetuar në tre shtylla, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.
Mesatarisht, një subjekt është hetuar për 13 ditë. Nëse vlerësimi do të vijoj me të njëjtat ritme, atëherë lista prej 26 punonjësish të SHÇBA-së, pritet të përmbyllet brenda vitit 2022, megjithatë, zyrtarisht, nuk ka një afat limit të përcaktuar
-
VIDEO
'Sekretares Clinton i duhet ndihma jote', Rama tregon telefonatën nga zyrtari amerikan për strehimin e afganëve, s'kursen batutat: Të parët për të të joshur, kur mbarojnë punë thonë 'kush je'
I pranishëm në ceremoninë e posaçme në SHBA, ku u nderua me çmimin e solidaritetit nga Organizata “Vital Voices Global Partnership”, e drejtuar ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinto, kryeministri Edi Rama tregoi edhe telefonatën që kishte marrë nga një zyrtar amerikan, për t'i kërkuar ndihmë pr strehimin afganëve. Rama nuk i kurseu batutat, teksa tha se as në ëndërr nuk e kishte parë që Hillary Clinton i duhej ndihma e tij. Ai shtoi se u tregua menjëherë i gatshëm për të ndihmuar ata bura, gra e fëmijë që i rrezikohej jeta nën sundimin e talebanëve.
"Kur u mblodhëm për të diskutuar tërheqjen nga Afganistani, menjëherë mendova për 'tradhtarët'. 'Tradhtarët', siç na mëson historia jonë mjaft e hidhur e diktaturës, janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, 'tradhtarët' ishin të gjithë ata afganë, burra e gra, që na u gjendën ne, që punuan me ne, që mbuluan kaq shumë shërbime për vendet e NATO-s. Gjithashtu ishin ata që u rreshtuan në vijën e parë të ndryshimit, pasi besuan në ato që u thamë ne, që ishim aty për ta bërë një vend ndryshe Afganistanin. Ata na besuan, u rreshtuan krah nesh dhe befas, pas njëzet vjetësh, ne ikëm. Sigurisht, ky nuk ishte vendimi im. Unë e them përherë se të jesh Kryeministri i Shqipërisë në NATO është punë goxha e lehtë, sepse nuk të takon ty t’i marrësh vendimet. Por gjithsesi, m’u duk mjaft e çuditshme që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz. Më pas, në gusht, kur situata nisi të vështirësohej, dikush erdhi në Shqipëri e më tha: “Sekretares Clinton i duhet ndihma jote”. Ia ktheva: “Si është e mundur? As në ëndërr s’e kam parë!” “E kam seriozisht!”, vazhdoi ai. Pastaj, ai – se ishte një “ai”, meqë ra fjala – më tregon për Vital Voice e gjithë të tjerat dhe unë i them: “Në rregull, eja ta bëjmë”. “Si?”, thotë.
“Ta bëjmë, t’i marrim këto gra”.
Më thotë: “A do që të të marrë në telefon Sekretarja Clinton?”
“Jo – i them – eja ta bëjmë, pastaj, nëse do të kujtohet më për këtë, le të më marrë në telefon.” (E di, meqë ra llafi, se është shumë amerikanë… të paparë kur vjen puna për të të joshur e, pastaj, kur mbarojnë punë të thonë: “Më fal kush je?”)
Megjithatë, nuk ishte ky rasti dhe ajo më telefonoi. Kur të gjitha gratë në listë ishin shpëtuar e vendosur në Shqipëri, më telefonoi dhe, sigurisht, ishte nder shumë i madh", tha Rama.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për inceneratorët, Tabaku: Shumë institucione nuk kanë kthyer përgjigje për pyetjet e drejtuara! Do i padisim nëse s'japin informacion deri në mbledhjen e radhës
Institucionet shtetërore të cilët kanë marrë pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët duhet të kthejnë përgjigje deri në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, ose në të kundërt do të paditen.
Kështu vendosi kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku në mbledhjen e sotme, teksa tha se për pyetjet e drejtuara nga opozita janë 19 institucione që janë përgjigjur dhe end ende pritje të 23 të tjerëve, ndërsa për pyetjet e drejtuara nga maxhoranca është kthyer përgjigje nga 10 institucione dhe ende nuk ka ardhur një përgjigje nga 5.
-
VIDEO
Memaliaj në terr, 6 fshatra pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik! OSHEE në terren
6 fshatra të Memaliajt janë në terr të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Burime zyrtare konfirmojnë se energjia mungon ne fshatrat Buz, Kalemaj, Bader, Xhafaj dhe Kurtjez pjese e Njësisë Administrative Buz, të Bashkisë Memaliaj.
Ndërkohë energjia mungon edhe në fshatin Kashisht. Problemet kanë ardhur si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës për shkak të kohës së keqe.
-
VIDEO
Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim
Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.
-
VIDEO
Hillary Clinton i jep çmim Kryeministrit Rama: E admiroj punën e tij, hapi dyert e Shqipërisë për njerëzit në nevojë! Falë tij 100 afganë shpëtuan
'Shpëtoi afganët; Hillary Clinton i jep çmimin “Vital Voices Global” Kryeministrit Edi Rama
-
VIDEO
Shtrëngim masash anti-COVID në prag të festave? Ministrja e Shëndetësisë: Situata po ndiqet! Vaksinimi, arma që kemi kundër këtij virusi
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Ajo theksoi se ky është një vendim që do duhet të merret duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë, teksa shtoi se duhet patur kujdes për marrjen e masave, duke rivlerësuar ato që janë në fuqi.
-
VIDEO
Katër vite më parë humbën jetën 3 persona, por ende autoritetet s'kanë marrë masa për rrëshqitjen e gurëve në Torovicë! Banorët: Na bien në oborrin e shtëpisë, po flemë me frikë
Për shkak të motit të keq me reshje të shumta, gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugë, e po ashtu edhe në oborret e banesave të banorëve që jetojnë në zonë, duke ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset atyre.