-
VIDEO
Rama ironi me Shehun: S’më keni dëgjuar, por lexove përgjigjen që kishe shkuar! Më vjen keq që flet me vete! ‘Ballkani i hapur’ do vazhdojë
Kryeministri Edi Rama në përgjigje të deputetit të PD-së Tritan Shehu, e ironizoi këtë të fundit duke i thënë se ai as nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë në fjalën e tij për ‘Ballkanin e Hapur’. Rama tha se Shehu lexoi përgjigjen që kishte bërë gati të shkruar, dhe kjo për Ramën ishte si të flisje me vete. Në fund të fjalës së tij Rama tha se ‘Open Balkan’, do vazhdojë duan apo nuk duan ato, pasi është në interes të Shqipërisë.
‘Siç kishit shkruar përgjigjen pavarësisht nga fjala ime. Ju nuk më dëgjuar ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq t’ju them që ju flisni me vete dhe për vete. Duke bërë atë që keni bërë tashmë prej kohësh. Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur ëhstë e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vashdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’- tha Rama.
-
VIDEO
'Open Ballkan', Rama i përgjigjet Tritan Shehut: Adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve! Kuadër rregullator i krijuar mbi 4 liritë e BE
Për kryeministrin Edi Rama, nisma 'Open Ballkan' është veçse një kuadër rregullator, as më shumë e as më pak se kuadri rregullator i BE, i ndërtua mbi 4 liritë e BE: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Nga foltorja e Kuvendit, ku iu përgjigj akuzave të Tritan Shehut, Rama u shpreh se kjo nismë adreson nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve, prodhuesve e tregtuesve. Edhe një herë, Rama theksoi se 'Open Ballkan' është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit.
-
VIDEO
‘Open Balkan’, Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë, u përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të panevojshëm
Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan' me kryeministrin Edi Rama tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme.
‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat drejt integrimit në BE.’- tha Shehu.
-
VIDEO
Furgoni përplaset me 'Benz'-in në aksin Korçë-Pogradec! Plagosen 5 pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit
Në aksident janë përfshirë mjeti tip furgon "Benz", me drejtues E. D., me një mjet tjetër tip "Benz", me drejtues G. K. Mësohet se janë plagosur pesë pasagjerët në furgon dhe drejtuesi i automjetit. Të plagosurit janë dërguar në spital.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 dhjetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Alfred Moisiu flet ne ditën e 92-vjetorit te Berisha është e shkuara dhe fatkeqësi e demokratëve e deri tek fushat si pishina që bënë xhiron e botës.
-
VIDEO
Në radhë për tu bërë skuadra antimafia e së ardhmes, 1.626 kandidatë u testuan sot për akademinë e sigurisë
1626 të rinj, midis tyre 30 përqind vajza, iu nënshtruan testimit me shkrim për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë dhe shumë nga ata besojnë se në të ardhmen do të jenë heronjtë në luftën kundër krimit
-
VIDEO
Mbyllja e hyrje daljeve të rrezikshme, ARRSH aksion në autostradën Lushnjë-Fier! Bizneset dhe banesat mbesin të bllokuara, kërkojnë rrugë dytësore
Autoriteti Rrugor Shqiptar sëbashku me IMT Lushnjë ka nisur aksionin për bllokimin e të gjitha daljeve të bizneseve dhe banesave private në autostradë.
Ky aksion ka nga rrethrrotullimi i Çermës ne autostradën Rrogozhinë-Lushnjë për të vazhduar deri në hyrje të Bypassit të Mbrostarit në afërsi të Fierit.
Puna ka nisur me hapjen e kanaleve që nuk lejojnë kalimin në autostradë dhe vendosjen e shiritit ndalues dhe paralel me këtë janë njoftuar bizneset dhe familjarët që të aplikojnë online për leje daljeje në autostradë pranë ARRSH-së.
-
VIDEO
Shkëputje e energjisë për shkak të reshjeve dhe erës, administratori i OSSH: Situata është stabilizuar vetëm 8 linja në Kukës e Korçe me probleme
Pas reshjeve të shumta dhe erërave të forta shumë zona në vend mbetën pa energji elektrike, kryesisht në zonat e thella malore. Shkak për shkëputjen e energjisë në zonat malore, sipas administratorit të OSSH, Petraq Lika është edhe fakti që 82% e rrjetit të shpërndarjes në Shqipëri është në vijë ajrore. Lika tha se aktualisht vetëm 8 linja janë të dëmtuara dhe po punohet për ti riparuar kryesisht në Korçë dhe në Kukës.
-
VIDEO
Ristani paralajmëron spastrim të njerëzve të Bashës nga PD nëse Berisha merr drejtimin e partisë
Spastrim i PD-së nga njerëzit e Lulzim Bashës duket se është puna e parë që ka ndërmend të bëjë Sali Berisha nëse do të mund të marrë drejtimin e partisë pas Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur prej tij.
-
VIDEO
' Trupi e drejta ime' nisma e të rinjve, ekspozohen 20 vepra në 3 qytete
"Trupi e drejta imë" është kjo nisma e artit e marrë nga disa të rinj të cilët krijimet e tyre i ekspozuan në 3 qytete të Shqipërisë, Korçë, Shkodër, dhe Tiranë. Kjo nismë synon ndërgjegjësimin mbi autonominë trupore, barazinë gjinore, dhunën dhe diskriminimin me bazë gjinore.
-
VIDEO
Report TV - Durrës , Qiratë e banesave tejkalojnë një rrogë mesatare
-
VIDEO
Aksident në aksin Rrogozhinë-Durrës! 'Honda' godet nga pas trajlerin, plagoset në kokë shoferi
Raportohet se automjeti tip 'Honda' ka goditur nga pas trajlerin ndërsa shoferi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.