-
VIDEO
Basha: Lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti! Pranoni vettingun në politikë
Kryedemokrati Lulzim Bsha bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit që të pranohet kërkesa për vettingun në politikë ndërsa shtoi se lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e parlamentit. Gjithashtu ai u shpreh se kjo çështje duhet të trajtohet me kurajë, pa frikën e fatit personal të askujt. Ndër të tjera Basha tha se për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Vettingu në politikë.
"Kjo omerta merr fund, kur në këtë sallë, edhe ata nga ky krah i parlamentit, që nuk duan të digjen si i njomi me të thatin, do të pranojnë se kjo e keqe, që sot pretendoni të ndaloni me këto propozime në ligj, e ka origjinën të e keqja më e madhe që ka kapur shtetin. Te korrupsioni, i cili përpara se të pastrohet në mënyrë të ndjeshme nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duhet të shfaroset së pari nga kjo sallë. Duke pastruar këtë sallë nga të gjithë ata që bëhen pengesë e zhvillimit normal politik, ekonomik dhe social të vendit për shkak të të aëuzimeve që kanë kryer duke shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten, në dëm të qytetarëve të shtetit më të varfër të Europës. Për përballjen me këtë gangrenë të rëndë, ka një rrugë, ka një zgjidhje, një pikënisje. Pranoni për veten tuaj, pranoni për politikanët atë që kërkoni të bëni të detyrueshëm për noterët, që ju keni sjellë si propozim në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave. Vettingun. Për më tepër, në dallim me noterët, përgjegjësitë e politikanëve janë shumë më të mëdha, impaktet e vendimeve të politikanëve janë shumë më serioze, ndaj edhe cilësia e politikanëve, pastërtia e figurës së politikanëve, që doemos reflekton edhe vendimmarrjen kundrejt interesit të publikut, e bën të moralshme edhe përpara qytetarëve, që të jemi ne të parët që të kalojnë nga ky filtër. Që kurrsesi nuk mund t’ua imponojmë të tjerëve dhe t’ia shmangim vetes. Pra, kjo çështje është shumë e thjeshtë, dhe duhet të trajtohet me kurajo, pa frikën e fatit personal të askujt. Për të ndalur pastrimin e parave, dhe deformimet e panumërta që pandëshkueshmëria dhe korrupsioni dhe lidhjet me krimin kanë prodhuar në ekonomi dhe në shoqëri, duhet të fillojmë me pastrimin e politikës. Kjo është çështja kryesore, këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja."-tha Basha.
-
VIDEO
Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Ka qenë intelektual dhe jo figurë groteske siç paraqitet! Vepra të rishkruhet, gati të ndihmojmë me informacion
"Qazim Mulleti i vërtetë ka qenë intelektual dhe jo figurë groteske siç paraqitet te vepra 'Prefekti'", kështu deklaroi në Report Tv mbesa e ish-prefektit dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, teksa rileximi i veprës së Besim Levonjës në skenë e Teatrit Kombëtar ka ngjallur jo pak debat.
Me një lidhje me Skype për Report Tv, mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti tha se vepra denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës teksa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qzim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.
-
VIDEO
Basha nga foltorja e Kuvendit: Krimi i organizuar ka sekserë në qeveri! Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës
Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.
"Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj 'Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni.'"-tha Basha.
-
VIDEO
Klasa e shkollës 9-vjeçare në Këlcyrë vijon të jetë e mbyllur pas 4 rasteve me COVID! Drejtori: Nxënësit bëjnë mësim online
Në shkollën 9-vjeçare "Kamber Bënja" në Këlcyre mësojnë 400 nxënës dhe konsiderohet si shkolla që mbledh edhe nxënës nga fshatrat përreth. Sipas drejtorit të shkollës, Arben Zoto, gjatë kësaj periudhe është operuar me mësim online përmes aplikacioneve për klasën ku nxënësit u infektuan ndërkohë që po shihet mundësia e rikthimit të tyre në klasë në një kohë sa më të shkurtër.
-
VIDEO
Rama debat me gazetarin: Vaksinohu se nuk do të hysh më në konferenca shtypi, e turpshme të luash me jetën e njerëzve
Në komunikimin që pati me gazetarët pasi bëri dozën e tretë të vaksinës Kryeministri Rama pati një debat edhe njërin prej gazetarëve që tha se qeveria nuk e njeh imunitetin natyral, kur dikush e ka kaluar.
"Këtu jemi për të dhënë mesazhin se të gjitha duhet të vaksinohen. Është e turpshme e kundërta. Të gjitha ata që kanë një mikrofon nuk duhet të luajnë me jetën e njerëzve, siç po e bën edhe dikush nga ju", tha Rama, duke e këshilluar gazetarin të vaksinohet se ndryshe nuk do të marrë pjesë në konferenca shtypi.
-
VIDEO
Rama paralajmëron pronarët e dyqaneve: Vaksinohuni, ose mund të vijë momenti t'ju mbyllet biznesi
Kryeministri Edi Rama pasi mori dozën e tretë të vaksinës kundër COVID, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke paralajmëruar mund të vijë momenti dhe do të bëhet me detyrim. Kreu i qeverisë u ndal tek punonjësit e shtetit ku tha se nëpunësit duhet të vaksinohen pasi do të vijë dita kur nuk do të ndalohen që të shkojnë në punë dhe mandej as nuk do të paguhen. Rama po ashtu paralajmëroi edhe pronarët e dyqaneve që të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti kud do të mbyllen bizneset e tyre.
‘Njëra vaksinën e tretë. Nuk e kupto dot sesi në shekullin e 21 nuk i beson shkencës. Nuk po bëj ujë. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë që lëviz të gjitha planet he asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. Të gjitha mediat e botës dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe Shëndetin publik. U është mbyllur hoja dhe po flasin për tu vaksinuar Akademitë e botës dhe po flet kundër vaksinës një lumë konspiracioni nëpër Facebook dhe internet. Kjo është turpshme dhe skandalozë, në vend që ti besosh shkencës, vaksina të mbron nga vdekja. Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllu. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali pasi mbajmë përgjegjësi. Nëpunësit e shtetit të vaksinohet pasi mund të vijë momenti që do të ndalohet të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe nuk do të paguhen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësirat publike, të vaksinohen, pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen që të futen. U them atyre që kanë dyqan që të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që t’u mbyllet dyqani.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama në 'Air Albania' merr dozën e tretë të vaksinës, vaksina zgjidhet rastësisht nga dy punonjës të medias
Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadiumin 'Air Albania' ku ka marrë dozën e tretë të vaksinës COVID. Teksa dy dozat e para që Rama ka injektuar kanë qenë Pfizer, për dozën e tretë Rama i kërkoi dy operatorëve që të zgjedhin rastësisht dy flakon dhe më pas një punonjës shëndetësorë zgjodhi dozën që iu injektua.
-
VIDEO
Personat me aftësi të kufizuara takojnë ministren Ibrahimaj: Morëm fjalë të mira! Ja kërkesat tona
Personat me aftësi të kufizuara janë takuar me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, pasi u takuan para Kuvendit me Kryeministrin Rama. Përfaqësuesi i tyre tha për mediat pas takimit se kanë marrë premtim se kërkesat e tyre do të trajtohen.
"Ne nuk pretendojmë të na realizohen të shtata pikat ekonomike. Ne duam që dita e premte të jetë e bukur për ne. Kemi një marrëveshje dhe kërkojmë implementim. Unë jam i bindur se ata do të shprehen pozitivisht për kërkesat tona. Sigurisht që të shtata kërkesat nuk mund të realizohen me një të rënë të lapsit.
Kërkesat tona janë: Rikthimi i pagesës për energjinë elektrike. Më parë 80% na e paguante shtetin dhe na e hoqi PD kur ishte në pushtet. Duam të na kthehen siç ishte. Kujdestari të paguhet me pagë minimale dhe të futet në punët e rënda. Ne duam 80 litra karburant që ne të lëvizim. Çmimi i karburantit është shumë i lartë. Të na jepet një godinë në plazhet Durrës apo Shëngjin. Ne nuk trajtohemi me ilaçe", tha përfaqësuesi i personave me aftësi të kufizuara.
-
VIDEO
Nga sot dozë e tretë e vaksinës për të gjithë mbi 18-vjeçarët! Rama vaksinohet: Administrata të bëjë vaksinën, një ditë s'do kthehen në punë! Do ta kërkojmë edhe për t'u futur në Shqipëri
"Është e sigurt që vaksina mbron, shpëton jetën. Ata që janë të vaksinuar e kalojën lehtë sëmundjen, të pavaksinuarit përfundojnë në kthetrat e vdekjes. Mesazhi sot është i qartë. Ne po ndjekim të gjitha diskutimet me Komitetin përkatës dhe duke parë çfarë po ndodh, mund të vijë dhe vendimi që kush do të vijë në Shqipëri duhet të tregojë që është i vaksinuar dhe nuk do lejohet të futen të pavaksinuarit këtu", tha Rama.
Kujtojmë se duke nisur nga 1 nëntori të moshuarit +60 vjeç filluan të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, ndërsa fëmijët 12-17 vjeç, të shoqëruar nga prindërit, mund ta bëjnë vaksinën. Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino ka sqaruar se cilët fëmijë do të vaksinohen të parët, sa doza do marrin dhe se cilën vaksinë duhet të bëjnë. Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 22 tetorit rekomandoi aplikimin e dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve.
Më parë nga specialistët e ISHP është bërë e ditur se doza plotësuese mund të merret edhe duke kombinuar vaksinat. Psh. nëse ke marrë Pfizer më parë mund të marrësh Coronavac apo AstraZeneca në bazë dhe të efekteve anësore që ka pasur qytetari. Megjithatë i vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet, dhe mjekët janë trajnuar për këtë gjë, është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V.
Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës së COVID në vend, mbledhje që vjen pas më shumë se një muaji mungesë. Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet në orën 14:00, në një kohë kur varianti Omicron i COVID po alarmon Europën dhe botën, duke u përhapur me shpejtësi në gjithnjë e më shumë vende. Nuk dihet ende nëse do të ketë shtrëngim të masave kufizuese.
Mbledhja e fundit e Komitetit Teknik të Ekspertëve u zhvillua më 22 tetor, ku u vendos vaksinimi me dozë të tretë për personat mbi 60 vjeç, vaksinimi i fëmijëve mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç me sëmundje kronike.
Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur në një kohë kur kemi përballë stinën e dimrit dhe variantin Omicron.
Masat anti-COVID që janë në fuqi:
- Ora policore nga 23:00-06:00.
- Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.- Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
- Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
- Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave
- Vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore
Në përditësim...
-
VIDEO
Braçe: Të kushtëzojmë çdo aktivitet me vaksinim të detyruar! Në Kuvend ka deputetë të pavaksinuar
Deputeti i PS, Erion Braçe, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shteti ka në stok 550 mijë doza vaksinash, ndërsa shumë njerëz ende nuk janë vaksinuar. Braçe theksoi se sot do firmoset një tjetër marrëveshje për të marrë vaksina, por nga tjetër nuk vaksinohen qytetarët. Sakaq, ai theksoi se të gjitha aktiviteteve duhet t'ju vendoset kusht vaksinimi.
"Ka deputetë në këtë sallë që nuk janë vaksinuar. Po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitetet me vaksinimin, këtu po shkon gjithë Europa. Blejmë vaksina, bëjmë thirrje për vaksinim, e njerëzit nuk vaksinohen. Virusi vazhdon të qarkullojë te të pavaksinuarit. Vaksinim me detyrim për çdo aktivitet. Duke filluar nga kjo sallë, në administratën e shtetit dhe të gjithë të tjerët."-tha Braçe.
-
VIDEO
'Open Ballkan',Tritan Shehu-Ramës: Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë! Nismë e dështuar, deklaroni përfundimin e kësaj loje
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se me nismën rajonale 'Open Ballkan' integrimi i vendit po futet në spiralen e Serbisë. Ai e konsideroi atë nismë të dështuar, duke i kërkuar Ramës që të deklarojë fundin e saj.
"Po e fusni integrimin në spiralen e Serbisë, duhet të jeni të qartë se Serbia ka një këmbë e gjysmë në Moskë, gjysmën tjetër pending. Një nga esencat e këtij projekti është pengimi i procesit të integrimit. Ky është zinxhirë për të tërhequr vendet tona drejt lindjes. Vërtet mendoni se Serbia ka hequr dorë nga pretendimet ndaj Kosovës? Ju vetëm bëni presion mbi Kosovën pse nuk i bashkohet një tryeze të ngritur nga Vuçiç. Po zhvlerësohet pavarësia e Kosovës. Serbia është e lidhur me Serbinë nga ana ushtarake dhe inteligjencës, Serbia vazhdon me një politikë arkaike të bazuar te Moska. Serbia ka miratuar para pak ditësh dokumentin strategji të shtetit dhe kanë përcaktuar si shtete armike Ksovën, Shqipërinë dhe Bosnjën. U servirni shqiptarëve Open Nallkan e Vuçic si një formë e partneritetit strategjik me Serbinë. A i keni kërkuar Serbisë të kërkojnë falje ndaj gjenocideve në rajon veçanërisht ndaj shqiptarëve? A keni ndonjë projekt të dobishëm për Kosovë dhe Rajonin? Duhet të paraqesim platformë për të ndihmuar Kosovën. Vuçiç nuk i ka pranuar kurrë krimet e Millosheviçit, thotë s e nuk do e njohë kurrë Kosovën, ndërsa ju sulmoni Kosovën për një projekt që i kundërvihet projekteve të Brukselit. Integrimin e Shqipërisë po e lini peng te Vuçiç. Mes Procesit të Berlinit dhe Open Ballkan nuk ka asgjë të përbashkët, i dyti është krijuar për të kundërshtuar të parin. Ky projekt i hapur është një projekt i dështuar. Ju nuk keni paraqitur asnjë platformë për tregun e përbashkët rajonal sepse nuk keni çfarë të paraqisni. Ju kërkoj sot të bëni një hap të rëndësishëm pozitiv, deklaroni përfundimin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur", tha Shehu.
-
VIDEO
Persona me aftësi të kufizuara protestonin para Kuvendit, Rama i takon: Ministrja do t'ju dëgjojë, mos rrini në shi! Protestuesit: Duam vetëm të jetojmë të pavarur
Persona me aftësi të kufizuara kanë protestuar sot para Kuvendit për të drejtat e tyre. Ata i ka takuar edhe Kryeministri Rama pas fjalës që ai mbajti në seancë plenare.