• VIDEO

    ‘120 vrasje pa autor?’, Nano i përgjigjet Salianjit: Ka raste të vështira për t'u zbardhur, ndodhin dhe në vende të zhvilluara

    Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë i është përgjigjur deputetit të PD-së Ervin Salianji në lidhje vrasjet pa autor, ku pohoi se ka raste specifike që janë të vështira për t'u zbardhur.

    Ervin Salianji: Nga 2014 janë 120 vrasje pa autorë. Ngjarjet tipike mafioze jo vetëm që nuk parandalohen po as edhe nuk zbulohen. Ka ekzekutime me snajper që nuk janë zbardhura. Ka ndonjë informacion në lidhje me kërto ngjarje? A ka sofistikim të grupeve kriminale?

    Nano: Ngjarjet pa autorë që përmendi deputeti Salianji. Ka raste të veçanta specifike dhe të caktuara që janë të vështira për t’u zbardhur, kanë ndodhur edhe në vende të tjera shumë më të zhvilluara. Për zbardhjen e ngjarjeve që ju përmendët duan kohë, por të jeni të sigurt që angazhimi është maksimal dhe nuk pushin në asnjë moment për zbardhjen e tyre. Dua të sqaroj një tjetër moment. Kur flasim për vrasje, puna është e fshehtë dhe një pjesë e punës është e padukshme, kur kemi të bëjmë me parandalim të ngjarjeve sidomos, shkruan Shqiptarja.com. Një pjesë bëhen publike dhe një pjesë nuk bëhen për shkak të hetimeve. Për këtë arsye duhet të jemi të qartë që angazhimi është maksimal. Në lidhje me ngjarjet e fundit, ka hetime që do të jetë shumë shpejt rezultate.

  • VIDEO

    A ka shpresë për zbardhjen e vrasjeve të deputetit Xhindi dhe gjyqtarit Konomi? Përgjigjet drejtori i policisë

    Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit është duke raportuar mbi situatën e kriminalitetit në vend në Komisionin e Sigurisë.

    Një nga pyetjet që iu drejtua është edhe nëse 'ka shpresë për zbardhjen e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi?'

    ‘S’do jap asnjë detaj janë të dyja çështje në hetim.’- ka qenë përgjigja e Gledid Nanos.

  • VIDEO

    Nano: Do të rrisim numrin e punonjësve të policisë në zonat ku ka nevojë! Kemi ngritur grupe pune për ristrukturimin e policisë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se do të rritet numri i punonjësve të policisë në vendet ku ka ngjarje të shtuara kriminale. Nano tha se do të kryhet një strukturim të policisë që të jetë më efikase.

    'Lidhur me buxhetin e miratuar për këtë vit, jam i bindur dhe besoj se do të plotësoj të gjitha nevojat për të arritur të gjitha objektivat. Në lidhje me pyetjet ku thuhet se ngritja e postblloqeve bëhet me vonesë, për qartësim, nisur nga të gjitha ngjarjet kriminale, ne kemi plane operacione që zbatohen dhe vihen në shërbim kur ka ngjarje kriminale, për të bërë bllokimin e zonave dhe lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura kemi iniciuar rishikimin e tyre, që duhet të jenë më efikase dhe të reagojnë më shpejt. Në vijim të pyetjeve të  tjera, prej një muaji është iniciuar ngritja e grupeve të punës për ristrukturimin e Policisë së Shtetit, përmirësim dhe analizë të rregullimit të strukturës organike. Do rritet numrit efektivët ku ka nevojë. Policia ka marrëdhënie të shkëlqyer me prokuroritë dhe detyrimi i PSH është të vërë në dijeni prokurorët. Në asnjë rast nuk kemi vënë re mungesë të prokurorëve në asnjë ngjarje, shkruan Shqiptarja.com. Përsa i përket shërbimit të policisë shkencore, është e vërtet, sektorët janë të vendosura në drejtori dhe ndihmës ekspertët në komisariate dhe dua t’iu ritheksoj edhe tek kjo pikë ristrukturimin për të qenë sa më efikas.

    Drejtoritë kanë një strukturë për bashkëpunim midis tyre, nisur nga nevoja dhe dinamika që qytete dhe vende të ndryshme kanë. Lidhur me fondin e shpjegimit për informacionit, ne kemi një fond. Nëse komisionit i duhet një shifër për pagesat që kemi bërë për informatorët mund t’ua vëmë në dispozicion një herë tjetër. Lidhur me një projekt për qarkullimin rrugor ku përfitues është Policia e Shtetit, është përfituese PSH, por është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës. PSH do të ketë akses në kamear, radarë e më gjerë në këtë projekt. '- tha Nano.

  • VIDEO

    Korrupsion në Kadastrën e Durrësit, 3 raste flagrante! Një qytetari iu dha legalizimi para se të bënte dokumentet! Në Korçë doganieri u punësua pa shkollë, në hetim edhe noteri

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar raste të tjera korrupsioni të kapur nga njësia antikorrupsion.

    "Dua t'ju siguroj që kemi në rrugën e duhur. Unë sot dua ta nis me një falënderim për punën e Njësisë Antikorrupsion por edhe për bashkëpunimin me prokurorinë. Të gjitha rastet e denoncuara nga ne janë regjistruar si vepra penale. Për rastin e Fierit ku ne denoncuam korrupsionin në AKU, gjykata e ka lënë njërin në burg ndër tjetri 'arrest në shtëpi'. Dua të ndaj me ju disa raste të reja.

  • VIDEO

    ARRSH aksion për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme në aksin Tiranë Durrës, bizneset kundërshtojnë: Kemi aplikuar për leje, këta vijnë fshehurazi! Po na shkatërrojnë

    Bizneset në aksin Tiranë-Durrës kanë kundërshtuar sot aksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) për mbylljen e hyrje-daljeve të rrezikshme. Pronarët e bizneseve në anë të rrugës shprehen se kanë aplikuar për leje dhe se i është komunikuar se duhet të presin, teksa theksojnë se ndërhyrja sot e ARRSH ishte e pa lajmëruar.

  • VIDEO

    Doli në protestë para uzinës në Ballsh, naftëtari: Kërkojmë 13 pagat e prapambetura, shteti ka 15% të aksioneve të rafinerisë

    Artur Bregasi, naftëtari tha nga protesta para rafinerisë së naftës në Ballsh, se ato po kërkojnë 13 pagat e prapambetura. Bregasi tha se shteti ka 15% të aksioneve të rafinerisë së naftës.

    ‘Kam 20 vite që punoj këtu. Duam të punojmë të ushqejmë fëmijët tanë. Këtu janë 200-300 forca policie. Unë nuk jam thirrur në komisariatin e Fierit. Ata janë liruar që të gjithë dhe mesa mora vesh ka ngritur 3 akuza. Unë nuk marr leje për të bërë protestë, kemi marrë lejë për tubim. Po kërkova leje për protestë sot e 100 vjet nuk me jep njeri leje. Ne vërtetë kemi qenë para portës. Kemi kërkuar sqarim. Nuk kemi marrë përgjigje. Kam parë një fadromë duke punuar dhe kemi kërkuar të ndërpriten punimet. Kemi marrë takim dhe më ka thënë se është si një furrë buke dhe si shtet nuk vëmë dorë. Ne dimë se 15% i ka aksionet shteti. Tek ky 15 % duhet të jetë pikërisht për ne që jemi punëtor. Pse nuk shpallin falimentin. Këtu janë ndërruar 5 ose 6 sipërmarrësa por gjyqin e kemi mbi kompaninë ARMO. Unë kam 13 paga të pamarra. Sipas ish-kryetarit të Sindikatës, se di pse janë ndarë, e kanë copëtuar numrin e punëtorëve duke i marrë me radhë. Kemi dy muaj pa marrë asnjë pagë. Këtu është vetëm dëshira e mirë e qeveritarëve. Nëse ne humbasim këtë specialistët flaken në rrugë. Duhen 2-3 mln euro që të vihet në punë uzina. Kërkojmë pagat e prapambetura. Duam të dimë kush po e merr rafinerinë.’- tha Bregasi.

  • VIDEO

    Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': 60% më shumë krime nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze! Rreth 30% më shume krime brenda familjes

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare shifrat e kriminalitetit të vitit 2021, nga 1 janari deri më 31 tetor. Shifrat shqetësuese që ka dhënë Gledis Nano janë në lidhje me krimet e organizatave të strukturuara kriminale dhe ato brenda familjes që janë rritur ndjeshëm.

    Shifrat

    Deri më 31 tetor 27 mijë vepra penale, 24 mijë të zbuluara. Ka 1500 vepra penale më shumë. Rënie të veprave penale kundër personit dhe kundër pronës. Rritje të goditjes së korrupsionit dhe pastrimit të parave. Rritje te veprave penale në dhunës në familje dhe qarkullimit rrugor.

    Kemi asgjësuar 164 mijë e 765 bimë narkotike kanabis. Vepra kriminale të kryera nga grup i strukturuar apo organizata kriminale kanë 39, 18 janë zbuluar, kemi 23 më shumë vepra në krahasim me vitin e shkuar.

    Janë sekuestruar asete me vlerë 31 milion euro, në 41 raste. 11 raste me ligjin antimafia 14 milion euro, vitin e shkuar 7 raste. 368 hetime pasurore nga 107 vitin e shkuar.

    Nga grupet kriminale, 40 janë goditur. Operacioni 419 në total, 78 me partnerët ndërkombëtarë. 3123 persona në kërkim, 1646 janë kapur nga policia.

    Shqetësues është shifra se 1337 vepra penale janë në dhunën në familje! Urdhër mbrojtje 2754 rase, 370 më shumë nga viti i shkuar. Nga vrasjet 16 janë dhunë në familje.

    893 të mitur nga vepra të ndryshme penale, sidomos nga aksidente, dhuna në familje, krimet seksual 67 të mitur. 1600 të mitur të përfshirë në aktivitete kriminale! Vrasjet, 56 vrasje, vitin e shkuar 44 dhe 52 vrasje

    Vrasjet pa autorë, ngritja e grupeve të përbashkëta të punës në policinë e shtetit dhe policitë vendore, analizimi i informacioneve, administrimin e provave, bashkëpunim me SHISH e Prokurorinë. 30% e vrasjeve të ndodhura, dhunë në familje. 70% pjesa tjetër.

    Përmirësim të kuadrit ligjor për fenomenin e dhunës në familje dhe krimit në familje.

  • VIDEO

    Stuhia me erë e shira të rrëmbyer 'zbuloi' ndotjen në Sarandë, plazhet 'pushtohen' nga tonelata të tëra mbetjesh plastike! Zhytësit: Flora dhe fauna shumë të dëmtuara

    Plazhet e Sarandës janë 'pushtuar' nga tonelata të tëra mbetjesh plastike që u sollën në breg nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit. Mbetjet në det derdhen nëpërmjet shkarkimeve të lumenjve Kalasë dhe Bistricë në Kanalin e Çukës, në luginat e të cilëve depozitohen mbeturina.

    Pavarësisht se mbetjet e përhapura në plazhe, pas stuhisë pastrohen nga punonjësit e Bashkisë, problemi nuk zgjidhet, pasi në plazhe dalin vetëm një pjesë e vogël e kësaj ndotjeje , teksa pjesa më e madhe e tyre përfundojnë dhe mbeten në tabanin e detit.

    Zhytësit në ujërat e bregdetit të Sarandë thonë se flora dhe fauna nënujore në zonën e bregdetit të Sarandës është shumë e dëmtuar, pikërisht për shkak të këtyre mbetjeve.

  • VIDEO

    Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 21-vjeçari në Kukës

    Mësohet se i riu kundrejt pagesës do kalonte 6 emigrantët në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës që më pas kishin destinacion vendet e BE-së.

  • VIDEO

    Ujërat e trazuar sollën në bregdetin e Lezhës indiferencën ndaj natyrës dhe plehrat njerëzve!

    Ujërat e trazuar të ditëve të fundit për shkak të reshjeve, sollën në bregdetin e grykëderdhjes së lumit Drin në Lezhë, indiferencën, moskujdesin ndaj natyrës, dhe mbeturinat e njerëzve që i duhen 450 vjet për t’u dekompozuar.

  • VIDEO

    Naftëtarët mblidhen sërish në protestë para uzinës në Ballsh! Policia rrethon rafinerinë, nuk i lë të afrohen

    Forca të shumta policie janë vendosur para uzinës, për të mos lejuar afrimin e naftëtarëve dhe futjen e tyre në ambient e brendshme. Momentalisht situata duket e qetë, ndërsa naftëtarët po qëndrojnë në një distancë rreth 200 metra larg uzinës.

  • VIDEO

    Bankers ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e banorëve të zonës

    Bankers Petroleum Albania tregon kujdes të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës dhe mjedisit në të gjithë zonën ku operon. Përgjatë 10 viteve të fundit Bankers ka investuar më shumë se 2.1 Milionë dollarë në rrugë, kanalizime, mbjellje pemësh dhe pastrim në zonën e Patos-Marinzës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv