-
VIDEO
Vrasja e Pashko Ujkës në Shkodër, pistë kryesore e hetimit për atentatin ndaj ish-deputetit likujdimi i borxheve! Autori ende i paidentifikuar
Ish-kreu i Komunsë së Velipojës, njëherazi edhe ish-deputet, Pashko Ujka është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme nga një atentat mafioz, ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, teksa po shëtiste me gruan e tij dhe vëllain e tij. Ai u qëllua me armë silenciator, gjë të cilën e konfirmoi edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte tha në polici se nuk dëgjoi të shtëna, por e pa të këputej në tokë papritur.
Autori i vrasjes ende nuk është identifikuar, ndërkohë që dyshimet kryesore të policisë kanë bëjnë me dy shkaqe për atentatin. Pista kryesore e hetimeve lidhet me borxhet e viktimës të cilat i kishte akumuluar ndër vite, ndërsa pista e dytë e hetimit lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës. Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai dilet shëtitje në Shkodër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nuk lëvizte në distanca të mëdha.
-
VIDEO
E frikshme/ Makina e kthyer përmbys tek Kopshti Botanik në Tiranë, shpëton mrekullisht shoferi! Ja ç'ka ndodhur
Një aksident ka ndodhur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku një makinë është kthyer përmbys në afërsi të Kopshtit Botanik.
Makina tip ‘Benz’ si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys ndërkohë që ka shpëtuar mrekullisht shoferi.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 30 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Bujar Çela thotë se figura e Enverit s'mund të quhet nul te goditja fatale për Foltoren e Berishës në SHBA e deri tek historia e një nëntori.
-
VIDEO
Përjashtimi nga PD pas shpalljen 'Non Grata'/ Hoxha te '5 Pyetjet': Berisha do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e Bashës! Në parti s'ka zgjidhje më të mirë se kryedemokrati
Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.
-
VIDEO
Mehmetaj në ‘5 Pyetjet’: Basha iu dha fund protestave se e dinte që do dilnin jashtë kontrollit! Pas 25 prillit kuptua se marrëdhënia me PD-në nuk ishte e sinqertë
Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Ish-deputeti Aldo Bumçi në Report Tv: Ka mungesë besimi ndaj Bashës! Futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme! Rama s'ka frikë prej tij
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm.
-
VIDEO
Moti i keq/ Ndalohet kalimi në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë pa zhinxhirë
Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, nuk lejohet kalimi në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë pa zhinxhirë.
"Në disa akse rrugore, kryesisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, si pasojë e reshjeve të dëborës dhe e mospërdorimit të zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë marrë masa, në bashkëpunim me firmën që ndërton rrugën, dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve qarkullimi i automjeteve vijon, por me ngadalë.
Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbrit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në rast nevoje, për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash emergjente, duke rritur prezencën e shërbimeve me uniformë, në të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të ujit dhe të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur", njofton Policia. -
VIDEO
Ambjentalistë kundër ndërtimit të Aeroporti të Vlorës: Dëmton zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë! Vlerësimi për ndikimin në mjedis, abuziv dhe klientelist! Nisni dialogun me grupet e interesit
Shoqëria Civile kërkon nga qeveria që të ndërpriten punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, pasi ndikon negativish në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Shoqëria Civile mjedisore është shprehur kundër edhe një raporti të Vlerësimit të Ndikimi në Mjedis ku thotë se ai është abuziv dhe klientelist pasi është bërë në mënyrë tendencioze në favor të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.
-
VIDEO
Shkodër, për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë në sy të gruas e vëllait, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës! Autori veproi i vetëm, u largua në këmbë! Pistat e hetimeve
SHKODËR- Ish-kreu i Komunës së Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka mbetur humbur jetën në spital. Report Tv ka mësuar se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, për pasojë vdiq. Në ato momente ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.
64-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital rëndë, ku familjarët kërkuan ndihmë qytetarëve që të dhurojnë gjak A negativ, por nuk ia doli që të mbijetonte
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorit, i cili ka vepruar i vetëm dhe është larguar në këmbë. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë. Gjithashtu nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa mësohet se kjo është hera e dytë që i është bërë atentat, ku më herët kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij në Velipojë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit teksa vijojnë hetimet.
Kush është Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PSHetimet
Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. -
VIDEO
Iu bë atentat, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës, Pashko Ujka
SHKODËR- Ish-kreu i Komunës së Velipojës, njëherazi dhe ish-deputet, Pashko Ujka ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e kësaj të hëne, për pasojë ka mbetur humbur jetën në spital. Report Tv ka mësuar se Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë Lulishtes te Kisha Ortodokse në Shkodër, rreth orës 18:15, ku mësohet se ka marrë plagë në shtyllën kurrizore, për pasojë vdiq. Në ato momente ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.
-
VIDEO
Debati në ‘Studio Live’/Bejko: Në Gjirokastër po mblidhen firma që të mbrojnë 'doktorin', PD e ndarë në tre pjesë! Këlliçi: Basha e trajton partinë si pronë të tij
'Studio Live’ në Report Tv nisi siparin me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotirin duke trajtuar zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. I ftuar në studio ishte deputeti Belind Këlliçi i cili tha se Lulzim Basha e trajton partinë si pronë të tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko tregoi se mbështetësit e Berishës po u kërkojnë delegatëve që të firmosin pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut, Prefekti i Qarkut Vlorë: Niveli i Vjosës në rënie, situata e qetë! Për 12 orët e ardhshme s'kemi pse shqetësohemi
Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se situata deri në këto momente është e qetë dhe sipas parashikimeve të paktën edhe për 12 orët e ardhshme nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
“Ka patur intensitet të lartë reshjes, por situata është e qetë deri tani. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar për të paktën 12 orët e ardhshme. Na favorizon mungesa e reshjeve gjatë këtyre 12 orëve por edhe niveli i Vjosës në Përmet është në rënie. është në 3.5 metra në këto momente. Vetëm në Mifol, situata prej tre orësh është në të njëjtin nivel, 6,36 cm. Edhe nga kjo prognozë jemi të bindur se s'do kemi situatë të shqetësuar. Na ndihmon diga mbrojtëse që na garanton të mos kemi situatë përmbytje. Pika kritike që mund të kemi rrezikshmëri gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 por me investimin që kemi tani do shohim si do sillen prurjet. Shpresojmë mos të kemi asnjë lloj shqetësimi.-tha ai.